Komunistët kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë së majtë, në lidhje me arrestimet për ata që vjedhin energjinë elektrike.
Kreu i Frontit të Majtë, Marko Dajti, thotë se komunistët votuan për këtë qeveri që të fustë politikanët dhe biznesmenët e korruptuar në burg, dhe jo qytetarët që nuk kanë lekë për të paguar energjinë elektrike.
“Ne, të majtët shqiptarë, i kemi premtuar elektoratit se do të vëmë në vend padrejtësitë e bëra nga qeverisja e mëparshme dhe do të ndëshkojmë pa mëshirë gjithë ata politikanë apo biznesmenë që kanë abuzuar me pasurinë e popullit.
Ne i premtuam elektoratit shqiptar se do të ulim çmimin e energjisë elektrike. Por premtimet u tradhtuan. Askush nuk u ndëshkua, ndërsa sot qeveria jonë kuislinge ka ngritur çmimin e energjisë elektrike dhe po përhap terror anembanë vendit, duke futur dorën në xhepat e qytetarëve për t’u marrë forcërisht paratë për llogari të CEZ-it, një kompanie hajdute që kishte ardhur në Shqipëri për të grabitur popullin shqiptar.
Mijëra qytetarë kanë sot në duar librezat që vërtetojnë se kanë paguar rregullisht faturat, por rezulton se ato para janë vjedhur paturpësisht nga vetë kompania, duke falsifikuar gjithë dokumentacionin. Por për hajdutët ende nuk është marrë asnjë masë, ndërsa qytetarët e ndershëm përfundojnë në burg.
Për më tepër, qeveria e Edi Ramës, i fali 95 milionë euro hajdutëve të CEZ-it, një marrëzi e paparë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Hajdutët falen, të ndershmit burgosen’, thuhet në një deklaratë të bërë nga kreu i Fronti të Majtë, Marko Dajti.
Ai ka thënë se nëse kjo qeveri nuk ndryshon rrugë, komunistët do të dalin në protesta për ta rrëzuar atë.
“Zotërinj barbarë, pasardhës të kusarëve! Energjia elektrike është një pasuri kombëtare e ndërtuar nga vetë populli shqiptar me gjak e djersë, pa marrë asnjë qindarkë borxh të huajve.
Kjo pasuri është e popullit dhe jo e juaja dhe është e vetmja pasuri ku populli mund të kompensohet për djersën që ka derdhur për 50 vjet me radhë. Dhe për t’i dhënë sadopak nga kjo pasuri këtij populli, minimumi do të ishte të ulej çmimi i energjisë dhe ai të ishte simbolik.
Fronti i Majtë i bën thirrje popullit shqiptar të bashkohet rreth atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike për shkak të varfërisë ku e ka futur Shqipërinë politika shqiptare dhe të demaskojnë me forcë pafytyrësinë e kësaj qeverie që po i çon njerëzit e pafajshëm në vetëvrasje, po rrit dita-ditës kriminalitetin për shkak të varfërisë dhe po thellon pabarazinë shoqërore.
Të futësh në burg njerëz për mospagim të energjisë elektrike, të futësh në burg qytetarë se kanë vjedhur pesë kile skrap siç ka ndodhur rëndom, është marrëzi dhe paturpësi, në një kohë që pushtetarët tanë martohen nëpër kështjella. Varfëria nuk është krim.
Nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky akt i paprecedent, ne do t’u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm, pa asnjë dallim, të refuzojnë në mënyrë kolektive pagesën e faturave të energjisë elektrike si akti i parë i mosbindjes civile, si deklaratë për fillimin e një beteje për të rrëzuar këtë qeveri edhe më të papërgjegjshme se ajo që rrëzuam më 23 qershor”, thotë Dajti./b.l
Hallall. Ke folur shume drejt.
Keshtu mendojne 90 % e shqiptareve. As Basha nuk ben dot nje opozite te tille.
Po bej nja 2 domonstrata se ndoshta rritet partia juaj se duket qe eshte populiste …
kane te drejte komunistet.
Qeveria e sharlataneve te vdekjes,me inkuzitorin Rama erdhi si gome shpetimi per qeverine e falimentuar te Berishes por jo per te shpetuar shqiperine dhe shqiptaret.
Berisha dhe klani mafioz ekonomiko politik i kaloi gropat e vjedhjes se pasurise kombetare pa i hyre gjemb ne kembe ndersa gropat po i mbushin fukarenjte e vendit.Qeveri qe po i zbraz xhepat te varferve per te mbushur xhepat e vet dhe te mafies
Zhyti vendin ne borxhe te reja per te paguar borxhet e berishes.
Beri shkurtme ne ndihmat sociale dhe rriti fondet per qeverine,presidencen,parlamentin dhe partite politike.
Beri reformen e pensioneve perpopullin por perjashtoi nga reforma deputetet dhe qeveritaret
Ngriu pensionet por rriti shperblimet per deputetet dhe diplomatet.
Ka ardhe koha qe gangsteri Rama kercenon te varferit ndersa me mafiozetluan rolin e artistit.
Nuk mban me uje pilafi dhe fasada e shqiperise nuk po zbukurohet po shemtohet nga ngjyrat e ketij vizatimori.
Pa mbajt premtimet elektorale nuk kemi pse i leme te vjedhin e te na kercenojne
Partia Komuniste ka shume te drejte per kerkesat qe shtron, por nuk i jap te drejte per mos pagimin e fatures se energjise. E din i madh dhe i vogel se ç’far eshte bere me CEZIN. CEZI eshte pika kyçe qe ndryshon ekonomine ne vend. Qeveria duhet ta mbaje gjithmone nen kontroll nese do te nxjerri vendin nga skamja. Kur CEZI te rimekembet qeveria duhet ta uli çmimin e energjise deri 30%. Uja e çmimit do te thote qe ti kthejsh qytetareve parat qe i more ne dite zije.
Kryekrimineli Berisha e shkaterroi pasurine e popullit. Shpetuan hidroçentralet dhe hidrokarburet, dhe keto i degradoi si mos me keq. Parat e hidrokarbureve po blejne klube futbolli neper Europe, everia shkon i kerkon leke fukarejve. Leket kane perfunduar ne duart e ish qeverise mafjoze dhe klushve te tyre. Partia komuniste kete kerkon.
Shkataret e vertet te kesaj gjendje nuk jane perfaqesusit e kesaj qeverie qe kane nje vit e gjysem ne pushtet por ata qe ishin 8 vjet ne pushtet qe lane nje gjendj katastrofale te krejt sistemit energjitik lane borxhe te pa llogariteshme dhe ne vitin elektoral 2013 shiten 4 hidrocentrale sikur ta kishin pasurin qe ua kishte lene babai dhe doke mos harxhuar asnje lek nga keto per permisimin sado pak te gjendjes se mjerushme te sitemit energjitik por duke i ber keto lek rrush e kumbulla per fushat elektorale Por ju nuk flisnit atehere se ishit kualicjon dhe natyrisht dhe bashkepuntor per shkaterrimin e sistemit energjitik te vendit po jo vetem te kesaj.Pergjegjesia e kesaj qeverie eshte qe nuk ve para pergjeqesis shkaktaret e kesaj gjendje dhe te kerkoj llogari ku vajten parat e popullit nga shitja e hidrocentraleve.
Hahahaha.
Tallu ti mero po punon skema greke e sales.
Edi me qim canin po e shtrengojne rripu deri sa do keputet.
Ma kishe bllokuar em disa here psr komentova kunder bb dhe fmn.
Keto dy banka me pilitiken qe ndjekin do ti bejne shqiptaret te ndjehen emigrant ne vendin dhe shtepiat e tyre.
Edhe ti sdo kesh gazete.
Shtypi ne perendim kontrollohet ngabmiliarderet dhe nuk ka gazeta si e jotja te kritikojne hapur qeverine dhe te pasurit.
Gazetat jane nje kor I shemtuar.
Energjia elektrike eshte mall qe duhet paguar,nese vihet ne diskutim,futeni ne shinat e berishizmit.Padrejtesi qe vazhdon te vrase, eshte mosndeshkimi i krimineleve qe vrane njerez te pafajshem ne Gerdec,bulevard,por edhe moskonfiskimi i pasurive te vjedhura nga nje grusht njerezish keto 14 vjet
Vihuni ne balle te popullit per keto dhe do vertetobi se jeni vertet KOMUNIST!
E vetmja parti qe fiton 80% te votave po te kete organizator dhe lider,ne situata te tilla duhet te perfitoj kjo parti,te dali ne mbrojtje te interesave te popullit. Nuk fitohet kredibilitet mbas kompjutrit por ne terren,duke qare hallet me njerzit!
Ky marko dajti arsyetoka dhe kercenoka ne te njejten gjatesi vale me nahijeen shqup-se.Komunist jo shaka,pika qe si bie.
Mire do te beje qe te deklarohet per koalicion me shqup-sat ,per zgjedhjet e pushtetit vendor te 21 qershorit 2015,,,,ja ashtu sic beri hysni milloshi me 2011-en.Eshte mire kur llumrat e gjejne vete gjirizin perkates.