"Shtëpia me gjethe” e shërbimit sekret shndërrohet në muze/ Rama: Për publikun do të hapim edhe tunelet e nëndheshme

24 Janar 2015, 12:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë e Qeverisë për hapjen e dosjeve, ndërsa theksoi se ky proces do të shërbejë për t’u ballafaquar me të shkuarën, por pa e përdorur atë në funksion të një lufte politike apo shoqërore.

Gjithashtu Rama premtoi hapjen për publikun edhe të tuneleve të nëndhshme të Tiranës, të cilat përdoreshin në kohën e regjimit të Enver Hoxhës si pjesë e infrastrukturës sekrete.

Këto komente Rama i bëri gjatë inaugurimit të një tjetër muzeu, “Shtëpisë me gjethe”, e ndodhur në krah të Gjykatës së Lartë, e cila gjatë regjimit shërbente si një nga godinat kryesore të Sigurimit të Shtetit për përgjimet dhe gjurmimet.

Kjo godinë ka vijuar të ishte pjesë e shërbimit sekret shqiptar. Më ka surprizuar fakti, sipas drejtorit të SHISH dhe specialistëve, që edhe pse Shqipëria ishte larg të qenit një fuqi e standardeve të larta teknologjike, në këtë godinë ishin pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilat cilat silleshin nga perëndimi kapitalist me të cilat kjo godinë luftonte.

Regjimi nuk i kursente paratë për pajisje të teknologjisë së kohës në funksion të përgjimit të jetës së tjetrit. Është një dëshmi shqiptare e filmit të famshëm “Jeta e të tjerëve”, në të cilin tregohet për jetën reale të Gjermanisë Lindore në vitet e errëta të ndarjes nga Muri i Berlinit”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Rama tha se ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi Tirana ka infrastrukturë të pazbuluar të tuneleve të nëndheshme, të cilat ishin pjesë e infrastrukturës sekrete të regjimit të shkuar.

“Në fund projekti do të finalizohet si një muze i vrimave të së shkuarës, për të penetruar në infrastrukturën fizike dhe logjike të vetëdijes sonë, duke përbërë një hartë të mirëfilltë muzeale”, theksoi Kryeministri.

Rama e krahasoi rrjetin e ndërtuar nga Sigurimi i Shtetit në kohën e regjimit me atë të rrjetës së merimangës, ndërsa theksoi se do të bëhet e mundur që qytetarët shqiptarë të shohin një nga një pamjet e regjimit komunist.

“Ne sot po bëjmë as më shumë e as më pak, modestisht, me çfarë kemi trashëguar, atë që Gjermania e ka bërë qysh në krye të erës me shembjen e murit. Një proces përballjeje me të shkuarën e vet, e cila i përkiste gjysmës së Gjermanisë, por për gjysmën tjetër, për pjesën pjesën që u bë zemra e bashkimit, të mos lihej asnjë e çarë asnjë e krisur për shkak të mosballafaqimit me të shkuarën, për shkak të mosdizifektimit të asaj gjysme që iu bashkua gjysmës tjetër në emër të të ardhmes.

Pjesë e kësaj do të jetë edhe hapja e dosjeve, bazuar në modelin gjerman, një model në këndvështrimin tonë i shkëlqyer për tu ballafaquar me të shkuarën pa e përdorur të shkuarën në funksion të një lufte politike apo shoqërore, por për ta shfrytëzuar të shkuarën që historia të mos përsëritet.

Do të bëjmë publike, aq sa mund të jetë e njohur për publikun, e gjithë ngrehina e gjurmimit, përgjimit, trembjes së njerëzve, të cilët përvec Enver Hoxhës, nuk kishin asnjë imunitet. Hitosria e regjimit komunist ishte shprehje kuptimplotë që revolucioni përfundon si ngrënësi i bijve të vet dhe rrethi vicioz përfundon tek krijuesit e vet”, theksoi Rama. /gj.k/

10 komente në ““Shtëpia me gjethe” e shërbimit sekret shndërrohet në muze/ Rama: Për publikun do të hapim edhe tunelet e nëndheshme”

  1. tfgs says:

    Gjatosh,mos u merr me tunele,gjethe,drone,big xhamia e pordhe me rigone,por fut ne burg kriminelet e 21 janarit……………

    1. KATHERINA DIE GROSSE says:

      Rama falenderon Vishon,…ndersa shqiptaret falenderoj Ramen,…
      per murrin me vrima te shtepise me gjethe……fiku.
      Tash e tutje kur tju ngrifet palla mre çuna tironca-gushpelluma mos hypni ma ne Autobuzin e Saukut tu me ndjek mue te shkreten,..,por shkoni e futjani vrimave te shtepis me gjethe.
      Ne duam te shofin Sal Berishen ne banken e te akuzumve,duam te gjenden eshtrat e Remzi Hoxhes,kurse Rama i thurr hosana Visho qi pergjonte deputetet.
      Hej Shqypni Republik bananesh,
      Vishot fshihen mbas gjethesh
      e Ramat bojn hosana-Ajazesh

    2. Albani says:

      Bravo tfgs,te tilla komente duam,na pai na gamithi kryeministri.
      Kryeminister per shou,u be klloun fare,na plasi bytha per dosje,bunkera dhe tunele,kur kemi 100 halle dhe po na shtohen perdite,ne kemi probleme me ushqimin,nuk kemi te hame,palla ben dengla.
      turp per Edi Ramen.

    3. Pse te djeg speci ty ..... says:

      tfgs mos u shqeteso me shume se nuk duhet, se nuk te ben mire per shendetin pali-kari…..

    4. Td says:

      21 janarin, Edi e organizoi me bekimin e Saliut, ne menyre qe te fshinin nga kujtesa e shkurter e popullit hedhjen ne ere te Gerdecit + vrasjen e Trebickes.
      Gjithashtu mediat tona te “pavarura” dhane kontribut vazhdimisht qe te harroheshin si ngjarje.
      Mjafton te thuash qe te gjithe e mbajne mend 21 janarin si date po askush se mban mend me daten e Gerdecit.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    po edo ‘ke te drejte’ se po e perdore te shkuaren per nje lufte politike nuk eshte gje e mire(sepse ju te gjithe ne parlament jeni ‘mekatare’..)
    tregojuani popullit ato qe ky popull hoqi prej diktatures ku benin pjese edhe prinderit tuaj..tregojini burgjet,kampet e perqendrimit,tregojini xhelatet, tregojini bunkeret dhe tunelet e tejmbushur me mut sepse ky popull nuk di gje dhe ‘harron’ shpejt,edi mos i thuaj popullit:’hajde baba te tregoj arat’ se populli i di shume mire por po pate mundesi tregoji ketij populli se kush ishin shkaktaret qe ia vune flaken ne 97,kush jane pergjegjes per gerdecin,kush e vodhi thesarin e shtetit,kush eshte ilir koklopa,kush pergjigjet per 21 janarin…etj etj…edo ne je i zoti jepi pergjigje ketyre pyetjeve se per to te votuan ‘rilindasit’,boll me me show se i ka dale boja asaj politike..ne je i zoti tregoje veten ne rast te kundert jep doreheqjen ‘me nder’ perpara se te ndjekin me domate ata qe te votuan sepse ti po e tregon dita dites qe je nje cirak i vogel i ‘lal sales’…a e dini cme kujton kjo ‘shtepia me gjethe’?heeeheeeee me kujton ate ‘shtepine me qerpic’qe edhe xhaxhi na e beri muzeeeee…koicidence??sec me le njefare hidherimi ky shkrimi i mesiperm…

  3. neri says:

    duket qe eshte bir komunisti,or palle ajo eshte banese private dhe duhet ti kthehet pronarit te ligjshem, konkretisht mjekut te talentuar DR Jovan Bashos,i cili refuzoi katedren e vienes per ti sherbyer ketij populli qe me vota te lira voton hajdutet e prones private cfare handikapi gjenetik,nje shfaqje teatrale politike duke i mohuar pronen e ligjeshme pronarit dhe ky lloj bicimi kryeminister promovon moralin ore e minute ne cdo cep te TV ne 24 oret e dites ,shkurt edhe ky vajmedet si mehrumi tjeter qe shkoi

  4. PPSH says:

    Gojet e liga thone se keto tunele kane lidhje edhe me kishen orthodhokse te Tiranes

  5. Derdimen says:

    Na merzit me keto teatro absurde o KM! Sherngo prapanicen (poqese ke)e bej ato qe premtove e qe duhen bere. Leni keto pune boshe se vazhdon te na cosh te vjellat.

  6. iBaba says:

    Mendoj se dekomunistizimi i vonuar qe nuk u be nga komunisti i fundit ne Europe Seleh Al Berisha eshte jetik e i domosdoshem. Me mire vone se kurre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje