Pas protestës së sotme, Kunati thirri gjithë të dërguarit e Kryesisë të raportonin se si shkoi protesta. Sipas planit që kishte bërë Kryesia, gjithë anëtarët ishin ndarë në zona kyçe të Tiranës për të ndalur makinat, se ndryshe militantët kishin frikë t’i ndalnin.
Sipas planit të Kunatit, plani i shpërndarjes ishte ky: Genc Pollo para Kryeministrisë, Aldo tek “21 Dhjetori”, Enno me dy n para Bashkisë, Grida tek “Zogu i Zi”, Ristani tek “Motel Lubjana”, Ed Halimi tek “Burgu i Tiranës e kështu me radhë…
I pari raportoi Pollo:
Protesta ime pati sukses, tha. Unë ndalova përballë Kryeministrisë kur doli semafori i kuq. Fola me këta të qarkullimit të Bashkisë dhe u thashë lëreni semaforin 5 minuta në të kuq. U bë rrëmujë e madhe. Erdhi polici dhe më tha vazhdo. I thashë, zotëri është semafori i kuq. Ai mori në telefon Saimir Tahirin. Pastaj ata dërguan dikë të ndizte semaforin me dhunë. Unë njoftova këta të OSHEE-së. U thashë që po fusin duart tek një shtyllë korenti, disa njerëz. Mbërriti OSHEE dhe për pak i arrestoi ata. U bë rrëmujë e madhe, gati filloi përleshja. Pastaj semafori u hap se kaluan 5 minuta dhe nuk e pashë përfundimin.
-Bravo, i tha Kunati. Paske shkëlqyer. Po a e morën vesh ata, që ishte protestë e jona?
-Dhe po nuk e morën vesh, u dërgojmë një email dhe i sqarojmë, që qarkullimi rrugor varet nga Bashkia dhe semaforin e bëmë ne të kuq.
-Ah, po, tha Kunati. Por puna është që ta bënim si PD protestën. Nejse, sukses është dhe kaq.
Ty Aldo si të shkoi?
-Po mirë shef. Po aty ishte pak zor, se kryqëzimi paska katër rrugë e s’dija kë të bllokoja. Kështu që qëndrova në një cep aty, të mos pengoja asnjërin, se ma merrnin për ters. Duke ndenjur tek makina me derë hapur, më erdhi një polic dhe më tha: “Zoti Aldo, mos e lini derën hapur të makinës se do t’ua vjedhin prapë, se ta vodhën një herë. Dhe, kur s’ta gjeti Doktori, këta s’kanë për ta gjetur kurrë”.
Kishte të drejtë. E mbylla dhe derën dhe hyra brenda. Por kishte një problem. Unë qëndrova mbi 10 minuta se harrova fare. Mendoja se do na njoftonit që mbaroi. Sidoqoftë mendoj se shkoi mirë, pa incidente.
-Po ti Ristan si kalove?
-Po mirë. Tek “Motel Lubjana” ishte qetësi. U përpoqa ta bëja për 5 minuta, po me thënë të drejtën, zgjati ca. Më shkoi 9 minuta. Po mirë kalova.
-Po ti Halim?
-Mirë shef. Aty para burgut ishte pak e vështirë, se kishte familjarë të burgosurish. Ishin ca legena që më panë mua dhe filluan të ulërisnin. Jo na ke premtu do na e nxirrje çunin para zgjedhjeve, jo t’i dhamë lekët, e kshu budallallëqesh… U thashë 5 minuta kohë kam t’u sqaroj, por ata filluan të shanin e të qëllonin makinën. Ika fare. Ndalova pak më lartë. U qetësova dhe erdha.
-Shumë mirë, tha Kunati.
-Po ti Grida, si kalove?
-Mendoj që kalova shumë mirë. Ndalova tek “Zogu i Zi” dhe dola nga makina. Mu mblodhën menjëherë disa djem të rinj rrotull. Më pyetën mos më ka rënë goma. Jo u thashë, i kam në rregull gomat. Jam për protestë këtu.
Ata u kujtuan papritur dhe thanë: “Ua vërtetë, është ajo protesta. Po pse zgjodhe “Zogun e Zi”, më pyetën?
-Se ai më pëlqen, u thashë.
Të qeshur me lot me përgjigjen e Gridës. Dreqi vetë je ,o Mero!
eh zogu, zogu nje eshte moj Grida apo me shume si ja del……
hahahahaha………..mua me pelqeu Ristani
Haaaaaha grides i ra ke zogu zi.Grida hajde me mire ne Milano se per cdo makine qe ndalon para teje 50 euro eshte pazari.te lutem hajde se ketu paguesh mire. Haaaaha