Kunati merr masat për protestën e makinave

25 Janar 2015, 18:59Antena TEMA

Luli ka shpallur që të hënën në orën 11:00, të gjithë shqiptarët të fikin makinat kudo që janë. Pas kësaj, Kunati filloi të mendojë se ç’duhet bërë, që kjo protestë të mos dështojë, dhe si të shmanget shteti policor i Saimir Tahirit.

Për këtë ai formuloi një udhëzim ku jepen disa porosi.

Nëse ju do të fikni makinën dhe do të bllokoni rrugët kryesore, policia mund të mbërrijë menjëherë dhe t’iu gjobisë për bllokim trafiku. Për këtë arsye, duhet të shmangni ndalesat në rrugët ku ka policë. Shikoni majtas-djathtas, verifikoni që nuk u shikon njeri dhe ndalni makinën. Bëni një selfie me makinë të ndaluar dhe niseni tek Doktori në whats’app.

Përpiquni të gjeni rrugë të ngushta një kalimëshe në qytet, që makinat nuk kanë ku shkojnë. Aty ndaloni dhe bllokoni rrugën. Pas kësaj do të bllokohen gjithë makinat pas. Dilni nga makinat dhe bëni një selfie me vargun e makinave pas jush. Nëse ju shajnë, ngrini dy gishtat dhe vazhdoni.

Nëse jeni në autostradë, hapni krahun dhe ndaloni. Ndalimi menjëherë në mes të autostradës mund t’iu dëmtojë. Nëse vjen policia dhe ju pyet pse ndaluat, i thoni që nafta kishte ujë dhe iu është bllokuar makina.

Ka një plan të Policisë së Shtetit, që të vishen civilë dhe të fotografojnë gjithë makinat që ndalojnë në rrugë dhe pastaj t’i nisin gjobat në shtëpi. Për këtë arsye duhet të bëni shumë kujdes, nëse shikoni ndonjë njeri që iu mban shënim targën.

Ka një plan tjetër dhe më ogurzi të Saimir Tahirit, që përmes fotografimit të targave që ndalojnë, të identifikojë, se cilat janë makinat e opozitës dhe pastaj të bëjë raprezalje mbi to. Kështu që bëni kujdes t’i maskoni targat, t’i lyeni me baltë, ose të shmangni dukshmërinë e tyre.

Makinat që janë në oborrin e SHQUP-it, do të dalin në orën 11:00 nga zyra dhe do të jenë më 11 e pesë minuta para Kryeministrisë për të ndaluar aty. Shpresojmë që policia të mos e kuptojë që janë makina luksoze, më të mira se të qeverisë, dhe mund të mendojnë se janë të qeverisë.

Për makinat që vijnë nga Laçi dhe Mamurrasi, preferohet të qëndrojnë në Kamëz, pasi aty nuk kuptohet, ngaqë rruga është gjithmonë e bllokuar.

Bashkia ka ndërmend të ndalë dhe tramvajin e linjës Kombinat-Kinostudio, i cili duhet të ketë përfunduar sipas premtimeve tona.

Preferohet të shmanget kalimi nga disa zona ku ndërtohen pallate, si tek Diga e Liqenit, aneksi i stadiumit Dinamo dhe disa zona afër qendrës së Tiranës dhe zona ku shikoni tabela me leje ndërtimi nga Bashkia, pasi pengoni në punët tona për ndërtim.

Shmangni bllokimin e rrugës në Bllok ku ka dyqanin Armina, se dëmtoni klientelën dhe mund të krijoni pasoja për acarim, që mund të çojnë në djegie të dyqanit.

Për çdo incident, raportoni menjëherë pranë SHQUP, ose tek Doktori.

1 komente në “Kunati merr masat për protestën e makinave”

  1. ivani i madh says:

    Kur degjova se neser[te hene] do te ndalojne makinat per pese minuta dhe duke mos i rene burive mendova kaq i pavlere qenka Berisha tani qe vdiq dhe dite zie vetem per automjetet do kete .Se kur vdiq babai i tij per pese minuta hoshetiu vendi nga te gjitha drejtimet . Po qenkam gabim ai duke ndjere vdekjen po ben prova per cermonine e tij kur te ngordhe dhe tia lere Lulkes si mesazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje