Panos Kamenos i "Grekëve të Pavarur", "fashisti" që bëri koalicion me "antifashistin" Cipras

26 Janar 2015, 19:23Rajoni TEMA
Panos Kamenos i "Grekëve të Pavarur", "fashisti"

Lideri i Grekëve të Pavarur, që dëshiron të anulojë borxhin dhe akuzon hebrenjtë se paguajnë më pak taksa. “Problemi i madh i qeverisë së Samarasit – pati deklaruar kohët e fundit lideri i ANEL, Panos Kamenos -është se po merr urdhëra nga zonja Merkel, dhe nuk sillet si të ishte një qeveri e një shteti sovran. Nuk është e mundur, që vendi ku demokracia ka lindur, të qeveriset me e-mailet që vijnë nga Berlini”

 

Kush janë “Grekët e Pavarur”, partia që sapo ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e majtë radikale të Aleksis Ciprasit, vetëm disa orë pas përfundimit të votimeve? Është një formacion i krijuar kohët e fundit, në dhjetor të vitit 2012, pas një çarjeje të madhe në Demokracinë e Re, partia e qendrës së djathtë së kryeministrit në largim Antonis Samaras.

Shkëputja ndodhi sepse ANEL, akronimi i lëvizjes, nuk pranoi politikat shtrënguese të imponuara nga trojka ndaj Athinës. “Problemi i madh i qeverisë së Samarasit – pati deklaruar kohët e fundit lideri i ANEL, Panos Kamenos – është se po merr urdhëra nga zonja Merkel, dhe nuk sillet si të ishte një qeveri e një shteti sovran. Nuk është e mundur, që vendi ku demokracia ka lindur, të qeveriset me e-mailet që vijnë nga Berlini”.

Kamenos, 49-vjeç, i martuar me 4 fëmijë, është një ekonomist i njohur për stilin e tij agresiv. Ka një CV të pasur, ku spikat diploma e marrë në ekonomi në Universitetin e Lionit në Francë dhe shkolla e menaxhimit në Zvicër. Ai e krijoi fillimisht lëvizjen nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe është cilësuar gjithmonë një regenat, nga ana e elitës politike greke.

Në parlamentin e fundit udhëhiqte një grup prej 20 deputetësh, ndërsa në të riun pas zgjedhjeve të së dielës do të ketë vetëm 13, pra 7 më pak. Një numër, megjithatë i mjaftueshëm për t’i siguruar Ciprasit, një shumicë të rehatshme absolute me 162 deputetë, nga 300 që ka gjithësej parlamenti grek.

Pak ditë më parë, Kamenos do të deklaronte se borxhi grek duhet t’i nënshtrohet një “auditimi” dhe më pas pjesa e tij më e “urryer” duhej anuluar, u pëlqen apo jo kreditorëve. “Evropa – tha ai – po qeveriset “nga neo-nazistët gjermanë”. Në korrik të vitit 2013, gjatë një vizite në Athinë të ministrit gjerman të Financave, Volfgang Shojble, Kamenos tha: “Për ne, Shojble është një person i padëshiruar. A ia ka rikujtuar dikush vallë se Gjermania ka ende për t’i paguar dëmshpërblime Greqisë që nga Lufta e Dytë Botërore?”

Përtej retorikës parazgjedhore, tanimë jemi dëshmitarë të pozicioneve, që vështirë se do të jetë e lehtë për të pajtuar me BE-në. Dhjetorin e kaluar, po Kamenos tha në një intervistë televizive se hebrenjtë në Greqi gëzonin trajtim preferencial për taksat, duke shkaktuar kësisoj një stuhi reagimesh të ashpra në opinionin publik. Komuniteti Helenik Hebre i etiketoi komentet e tij si një “akt i rëndë anti-semitizmi”.

Aleanca e çuditshme me Syriza-n është e njehtësuar nga kundërshtimi i përbashkët i masave të kursimit dhe kërkesa për të rinegociuar marrëveshjen e ndihmës me BE-në.

Për momentin pak rëndësi ka, që mbi çështje të tjera të tilla si emigracioni apo të drejtat civile, të dyja palët ndajnë qëndrime krejt të kundërta, me ANEL-in që dëshiron një politikë të kontrolleve të rrepta kufitare dhe Syriza-n, që shfaqet mjaft e favorshme ndaj solidaritetit për popujt e botës së tretë. Megjithatë, lind pyetja sesa mund të zgjasë një qeveri kaq pak kohezive, në çështje të caktuara.

”Ka shumë dyshime – vëren një analise e think-tankut “Open Europe”- në lidhje me qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e një koalicioni mes Syriza-s dhe ‘Grekëve të Pavarur”. Në Parlamentin Evropian, “Grekët e Pavarur” janë aleatë me Dejvid Kameronin e Partisë Konservatore Britanike, në grupin evropian të konservatorëve dhe reformatorëve, i cili ka një pozicion anti-federalist dhe deri diku eurosceptik mbi të ardhmen e BE-së. Notis Marias nga ANEL-i është aktualisht nënkryetar i këtij grupi.

Bota.al

24 komente në “Panos Kamenos i “Grekëve të Pavarur”, “fashisti” që bëri koalicion me “antifashistin” Cipras”

  1. Wendy-B says:

    Vendi ku ka lindur demokracia, fatkeqesisht ka humbur drejtim. E cuditshme se si nuk mesojme nga e shkuara . Shpresoj se mos kthehet ne “Orientin e Ballkanit “.

    1. gegaa says:

      Ja tregon turkopordha rrugen ketyre

      1. ndue says:

        pune evgjitesh nga afrika e veriut te quajtur oi kritiki…

        ? ? ?

    2. Ramy says:

      A spokesman for the German Chancellor said Angela Merkel still expects Greece to stand by its commitments to its creditors.
      The Greeks have the right to vote for whom they want. We have the right to no longer finance Greek debt

  2. john tirana says:

    Si gjithmone hileqare ndaj gjithkujt. Mbasi mashtruan gjithe boten me bilance qeveritare fiktive dhe hengren si te babzitur parate e te tjereve qe jua dhane per ti zhvilluar tani nuk duan te paguajne dhe mundesisht te mos bejne asnje sakrifice. Tani u kujtojne gjermaneve demshperblimet e luftes nderkohe qe kane vrare dhe debuar mijera shqiptare came. Masakra ndaj cameve sipas tyre i takon historise ndersa ajo e gjermaneve i takon se tashmes. Te gjithe hileqare qe nga politikanet dhe te tjeret. Edhe me shqiptaret keshtu jane hileqare. Krijojne nje problem qe nuk ekziston si ai i minoritetit grek ne shqiperi me dy a tre politikan te shitur per te kompensuar problemin cam qe eshte real. Nje hile e qarte. Por nuk i ha me njeri fiqte greke dhe hilerat e tyre. Ulni bythen dhe punoni dhe sigurisht qe edhe duhet te sakrifikoni pak si gjithe te tjeret. Dhe jepini shqiptareve te camerise ate qe u takon tokat e tyre se demshperblim skeni leke the jepni. Jepujni disa ishuj qe i keni me mijera dhe keshtu cdo gje shkon ne vendin e vet.

    1. xyz says:

      Te lumte, duhet te zgjidhet dhe problem i Camerise.

    2. Loku ke Blloku says:

      Hengre dhe ti bashke me ta, si emigrant ne Greqi. Me djersen e ballit , nuk kam kundershtim, por munde keshtu te bleje edhe nje pale breke se ato te xhaxhi Enverit ishin bere shoshe.

  3. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Ky Kamenos,te kujton Hitlerin kunder Hebrenjve,koken ka per te ngrene, bashke me ata qe e perkrahin idene e tij!

  4. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Cdo ti beje qepaze merua keta majtistet grek. Do ti quaj budallenj

  5. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Si I djathte qe eshte dmth si fashist ka plotesisht te drejte qe I kritikon dhe Itall te majtet mero. Qe iI quan budallenj me te drejte.
    E keni vene re sa I ngjan duces. He. Edhe hurshovit I ngjan.
    Hekuran isait dhe paganinit.
    Te majtet jane vertet te poshter. Kerkojne barazi. Jo more. Dashkenit barazi ju pika. Dashkeni tu jap gjysem milion eurot qe me djerse I ka vene.
    Pika juve

    1. Majestiku says:

      Cfar thua o bole,cfar thua?

      1. tourkofagos palio arapi says:

        Indirekt thote ate qe i thua ti. Eshte bole

  6. lili says:

    Jo,thjesht nuk jeni ne shqiperi ku njerezet nuk e Kane kuptuar se lufta e dyte ka mbaruar qe 70 vjet,po vazhdojne Halla luften !
    Keta greke jane thjesht atdhetare edhe kombit e Kane ma per zemer se ideologjin,pra keta luften per ideologji e lane per ane per hir te interesit te kombit,Kurse shqiptari e ka Partine edhe Njeshin e tij mbi kombin!
    Ky eshte dallimi!

  7. Akili says:

    Populli grek e ka humbur besimin te politikanet dhe kam frike se po bie nga shiu ne bresher. Nese Syriza do vinte ne objektivat e saj denimin e politikaneve qe abuzuan per vite e vite me rradhe me fondet shteterore duke shperndare vende pune ne administrate,pensione fallso si dhe pensione invaliditeti ne menyre skandaloze nga ku gjysma e popullsise dilte o me te meta fizike ose mendore do ishte me e llogjikshme kjo fitore. Nderkohe qe SYRIZA ka patur vetem nje ide fikse ate qe greket jane vne nen shtypjen e Troikes dhe Zonjes Merkel. Nese SYRIZA vazhdon ne kete rruge duke u perplasur me gjithe Evropen qe e ka mbajtur Greqine me paterica do ishte vetvrasje.

  8. Delli USA says:

    Rendesi ka qe dje u bene zgjedhjet sot filloj nga puna qeverija e re,jo si ne Shqiperi,ku Sali Krimineli futi prec eed entin vjedhjes se votive.

  9. Albani says:

    Per giermanet mire e ka qe i quan neonaziste,po mundohen te sundoine ne evrope nepermiet ideve te tyre,mundohen te bleine ekonomikisht shtetet e dobeta.Shqipevaret nuk duhet ti mbeshtesim Giermanet,se politikat e tyre te kursimit po na e marrin shpirtin.

  10. shpatar says:

    Shume po ua qani hallin grekerve.Nga qe nuk njihni se cpo ndodh me Evropen ngaterroni e hidhni supozime se cdo behet me Greqine. Historia e ketije populli eshte shume ndryshe nga ajo Evropjane.Kane ditur dhe dine tu mbi jetojne situatave qe u jane imponuar .Eshte nje popull qe di cte marri e si merr dote ato qe ka futur ne xhep .Cdo beje Evropa do ti nxjerr jashte .Ke do nxjerr miljarderet qe kane vite qe majmen dhe askush nuk ua prek financat.Nje levizje e Evropes per te ndeshkuar Greqine do i fusi krimbin e shperberjes se Evropes. Grekerit do dalin edhe me te fituar.Do e fillojne nga e para me barkun plot .
    Cdo behet me popullin? Mos ua qani hallin .Nuk ka familje greke qe te mos kete para te depozituara ne bankat Evropjane .Me e keqja do i kthehen perseri fshatrave qe jane plotesishte te pershtacme per te bere nje jete pa shume telashe .Ja cme tha nje nga koleget e punes kur e kundershtova se nuk duhet dale kundra Evropes .Degjo alvane .Tere jeten kam menduar qe te nos bie ne duarte e politikave .Sot mire e neser keq e kemi shtyre jeten .Tani qe po flasim pervec ckam perfituar ne Athine i kam te gjitha te ngritura dhe ne fshatin e lindjes .Para kam vene dhe me dalin te pleqeroje e te ndihmoje femijte .Po e pane keq le te kthehen e te punojne ne pronat qe kane . Po ti cdo besh kur te te mblidhet sum.. ku do perplasesh .Me te qeshur i thash :Do vi te punoje tokat e do vjel udhinjte e tu.Jo me tha .Ktheu e lufto ne vendin tende qe te krijosh keto qe kam krijuar une .Nuk kam azgje .Dhe ato prona qe me lane te paret nuk i gezoje .Epo qenkeni popull kot .E kini ulur kurizin dhe do vdisni te shtyper tere jeten .Ce kujtuat ju Evropen dhe Greqine shesh me lule.Po spata une nuk mbetet gje per ju .
    Ja pra komentues te Temes.Ti kthejme syte nga Shqiperia qe ta shpetojme ate se keshtu do shpetojme vehten tone .Tu biem ne koke hajdutve e te pastrojme politiken nga kamikazet qe po e varferojne nga dita ne dite kete popull dele .

    1. greku ti ngrej nje lapidar te madh amerikes qe qe i beri planin marshall se po qe per greqin akoma me gomer do ishin

      1. malsori says:

        ku beri amerika plan marshall,olul kamarieri , plan marshall u be gjermanin e rrenuar nga lufta e dyte boterore,hap ndonje liber aty ku rri apo ju mbyti puna,apo shkruajne te gjithe the te shkruash dhe ty…………

    2. xho says:

      Ore Shpatar na mallengjeve me grekerit qe po na I lavderon. Po te lutem, ti thuash atij mikut grek se une nuk jam shqiptare nga fshati por jam nga qyteti. Cfar duhet te bej? Prgjigjja e atij grekut eshte poshtersisht e poshter qe ju shqiptaret jeni njerez se koti.Edhe me teper se jeni njerez qe nuk kuptoni Europen dhe Greqin!Cilen greqi.Pse ka ne Europe Greqi? Flitet per Greqine Se jane bere milionere dhe Europa nuk ka cfar tu bej dhe po ti bej grekerit dalin te fituar. Hajde fillozofi hajde dhe me njehere kthehet tek Shqiperija dhe te luftojme Kunder “hajduteve”. Hajde trap hajde.

  11. Popull says:

    Shtrohet PYETJA : Kush I hengri milione dollare te te ashtuquajturit “borxh I Greqise” greket apo ndonje mysafire I grekeve qe fshihet pas tyre. Per sa kohe greket do te bejne sikur nuk e dine se kush I rjepe nuk ka zgjidhje, jo vetem per Greqine po as edhe per Euren qe eshte shkateruar plotesishte nen teorine Globalizimit. Zoterinje c’kuptim do te kete jeta kur te gjitheve tu mohohet identitetit, gjuha, trualli, tradita…..pra do te transform one jane nje negativ fotografik… Fatkeqesishte une kete tendencies do te quaja nje Experiment Geno-Social…… FUNDI eshte afer

  12. Sala says:

    Si gjithmonë “u qajmë hallin të tjerëve”, sepse duke qënë të pazotë dhe dembelë (trashëgimi turkoshak),që të rregullojmë hallet tona dhe të ngrihemi në nivelin e të tjerëve, preferojmë dhe presim që të tjerët të kenë halle dhe të bien në nivelin tonë…(!) Kjo na jep kënaqësi dhe na shuan urinë…(!!!???)

    1. malsori says:

      ku beri amerika plan marshall,olul kamarieri , plan marshall u be gjermanin e rrenuar nga lufta e dyte boterore,hap ndonje liber aty ku rri apo ju mbyti puna,apo shkruajne te gjithe the te shkruash dhe ty…………

    2. malsori says:

      i sakte Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje