Helikopteri/ Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë. Por një krahasim mes përgjigjes dhe dokumentave të tenderit ngre pikëpyetje të reja

27 Janar 2015, 21:08Politika TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar  një përgjigje lidhur me artikullin e sotëm “Hije skandali mbi ministrin Beqaj” lidhur me tenderin e blerjes së helikopterit EC-135 për Njësinë e Transportit Mjekësor.

Përgjigja paraqet një problematikë të re dhe shton dyshimet për favorizime.

Përshkrimi i kabinës së helikopterit në dokumentat e tenderit me atë që jep Ministria në përgjigjen e sotme nuk përputhen.

Ministria thotë në përgjigjen e sotme se “…helikopteri i tipit EC-135 është i pasjisur me: Monitor; Defribilator; Aspirator; 3 bombola oksigjeni për 200 minuta fluturim; Dy barrela për HEMS; Sedilje specifike për HEMS; Mbledhëse gjaku; Kabinet mjeku; dhe, të gjitha këto pajisje mjekësore janë përputhje me standardet e EASA-s…”

Por nga një krahasim i dokumentave të tenderit që DITA posedon me përgjigjen e sotme të Ministrisë rezulton se në dokumentat e tenderit nuk është kërkuar asnjë nga pajisjet e mësipërme.

Është e kuptueshme që pjesëmarërsit në një tender konkurojnë në bazë të specifikimeve të tenderit dhe jo me specifikime që hartohen më pas, dhe aq më pak specifikime që merren vesh pasi pretendimet bëhen publike.

Në kushte të tilla joserioze askush nuk mund të jetë i sigurt që këto pajisje nuk janë shtuar më pas ose shtohen pas plasjes së skandalit për ta mbuluar atë.

Në çdo rast ne do ishim të lumtur nëse kontribuam në pajisjen e helikopterit me mjetet që duhen, por akuzat për favorizim dhe paracaktim të fituesit mbeten edhe sikur të jetë kështu.

Për më tepër kabineti i Ministrit nuk pranoi ta ofrojë sot për DITA kontratën e lidhur mes Ministrisë dhe firmës fituese.

Për të mos i lodhur lexuesit kemi shkëputur nga dokumentacioni voluminoz i tenderit pjesën ku përshkruhet kabina e helikopterit.

Bie në sy boldimi dhe nënvizimi këmbëngulës i një kërkese specifike që “helikopteri duhet të jetë patjetër ngjyrë e kuqe” (madje përcaktohet dhe kodi i së kuqes (!) por në asnjë rresht nuk gjenden pajisjet që sot renditen në përgjigjen e Ministrisë.

Pjesa tjetër e përgjigjes merret me bazën ligjore ku është mbështetur tenderi. Si përgjigje për pikëpyetjen mbi procedurat, njoftimi i ardhur nga Kabineti i Ministrit thotë:

“Në raportimin në gazetën DITA pretendohet se proçedurat kanë qenë të parregullta, por në fakt, kompania fituese është një nga më prestigjozet në Evropë dhe proçedurat e prokurimit kanë qenë jo vetëm të hapura e transparente, por janë kryer e përmbyllur pas asnjë ankesë…”.

Ministria thotë që nuk i ka kryer e vetme specifikimet e mjetit, por ato janë hartuar nga një grup pune:

“U hartuan nga një grup i përbashkët me specialistë nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopterë, Grupi i Helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ai i Forcave Ajrore Shqiptare në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, specifikimet teknike… Përsa i përket specifikimit se helikopteri i ofruar duhet të jetë i ri, ose me jo më shumë se 50 orë fluturim, shpjegojmë se ky specifikim ka të bëjë me faktin se helikopteri i ri i prodhuar, testohet në fluturim, përpara se të vendoset për lëvrim…” – thotë sqarimi i Ministrisë.

Ministria thotë gjithashtu që njoftimi për tender është botuar “në gazeta të mirënjohura ndërkombëtare”

“Njoftimi për hapjen e proçedurës së prokurimit, në zbatim të rregullave të prokurimit publik, u publikua në gazetën e mirënjohur ndërkombëtare “Financial Times,” më dt. 26 Shtator 2014, fq. 23 si dhe në versionin online të saj për një periudhë kohore tre-javore”

Për afatin e shpejtë prej 30 ditësh për helikopterin që kushton 4 milion euro Ministria thotë se ka qenë e detyruar të veprojë shpejt për shkak të rrethanave:

“Afati i lëvrimit prej 30 ditësh u caktua në përputhje me kohën në dispozicion që nga fillimi i proçedurës së prokurimit deri më datën 31 dhjetor 2014, afat kur përfundon edhe viti financiar…” – thotë përgjigja.

Ministria thekson se në asnjë nga fazat e proçesit të prokurimit, nuk pati asnjë ankimim zyrtar dhe se helikopteri i ardhur në dhjetor 2014 është i ri, por ende i paregjistruar sepse, “ka filluar proçesi i trainimit të pilotëve dhe teknikëve” / DITA

15 komente në “Helikopteri/ Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë. Por një krahasim mes përgjigjes dhe dokumentave të tenderit ngre pikëpyetje të reja”

  1. ligji says:

    Nderkohe kryemnistri yne na mbledh investitoret e huaj per ti mbushur mendjente investojne ne varrezen shqiperi, ehh sa ironike. Ska nevoje investitori te degjoje pasardhsin e kryekriminelit berisha sa kohe qe I mjafton te pyese keto dy kompani prestigjose dhe ambasadoret e vendeve te tyre per skandalin qe ka ndodhur.

    1. d.gorezi says:

      Edhe Dita po e vuan kete punen e ilaceve njesoj si Mero Baze ,ska gje do ju kaloje.
      Ministri eshte ashtu sic duhet ,aktiv e I perpiket.Tani une e kuptoj qe ju keni detyrime e interesa ,po une nga gjermania perse duhet ti ha djallezite.

  2. sala says:

    Ngjyrë e kuqe dhe të ketë radio cd le shumë disqe.

  3. ARGITA says:

    PO ME FULLANIN CA U BE ????? ESTRADA E BALLSHIT VAZHDON ,NJE DEF ,NJE KLARINET ,NJE FIRZAMONIK ,MREMJE VLLAZERIMI NE BALLSH ,O POPULL O POPULL

  4. Prefekti says:

    Dritat ka rendesi te jene paguar! se me 150 milion dollar do te ishin bere 75 spitale!!!!

  5. Qytetari says:

    Me kater milion euro blihet një helikopter me 4 barela. Dhe i kopletuar

  6. Ola says:

    Diskretitojeni kete Minister Beqe, ministri qe mendon vetem per korupsion. Spitalet jane pa medikamente dhe materiale mjekimi dhe ky mendon vetem si te mbush xhepat me leke.

  7. kristo says:

    Beqe je kot fare! Ke mendu se mund te marre dikush ne provim ty. Nga pamja dukesh sikur ke semundjen e bazedovit. Sillesh aq i sigurte ne qendrimet e tua sa te ben te vjellesh. Shih me mire bizneset e tua e jep dorheqje nga politika.

  8. Faik Konica-Detroit says:

    Fajin e ka Saliu. Helikopteri ishte porositur nga Saliu dhe Bequa vetem sa xhiroi paret. Hahahaha

  9. ed snobisti says:

    e shkeli m… edhe bequa

  10. Albpetrol+Endri Pyka says:

    hajde gallate hajde ,iken ca hajdute erdhen ca te tjere

  11. kris says:

    Kush don dokumentet e helokapterit eshtei mirepritur.Me pare duhet te na siguroje se ka paguar dritat dhe ujin.
    Minisrja prane K.M per mardheniet me publikun

  12. Jozi says:

    Futi nje testim se si dihet…. Kujdesu qe te jene te Kristalit ata qe do testojne…

  13. Inxhinjeri says:

    Degjoni ore njerez. Une punoj per nje nga Kompanite qe jane permendur per tenderin. Te tre kompanite i plotesojne shume mire kushtet. Te tre kompanite nuk e rruajne fare pervecse lekeve dhe do bejne cdo gje qe eshte e mundur per te fituar tenderin. Ne kte mes ka te bej trysnia diplomatike e Frances. Ajo ka fituar edhe perpara kur is Zoti berisha ne vend. Pra u blene Helikoptere te Tipit Eurocopter. Mos te bejme te gjithe si te virgjer se kur ka lek te madh dicka nga pas luhet dhe eshte shume normale ne boten e ashper te Kapitalizmit. Ne po akuzojme qeverine sikur Qeveria vjen nga Engjejt e zotit. Politika eshte gjithmone e piset sepse keshtu jane Lojrat. Jo te gjithe mund te mbeten te kenaqur. Pastaj 4 Milion Euro jua Siguroj qe e qeveria e ka marre teper Lire Helikopterin.

  14. eksperti MINISTRISE says:

    E NJEJTA GJE KA NDODHUR ME AUTOMBULANCAT. SPECIFIKIMET JANE BERE MBASI U BLENE. KONTROLLONI DHE ATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje