Parlamenti është përfshirë në debate të ashpra, ku kanë spikatur akuzat e opozitës për implikim të strukturave të shtetit në trafikun e drogës.
“Keni fluturuar akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin dhe mua personalisht, se i paskemi hapur rrugë drogës. Unë nuk kam as kohë, as dëshirë e aspak vullnet të merrrem me shpifjet tuaja banale, që kapërcejnë çdo lloj imagjinate. Unë nuk merrem dot me përbaltjen tuaj të përçartur. Jam i gatshëm të vij personalisht në Gjykatë, nqs do e keni guximin, dhe të përballem me ju, në pritje të një prove të vetme. Në të kundërt, nuk kam asnjë minutë shtesë të tepërt të merrem me këto shpifje”, replikoi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me ish-kryeministrin Berisha dhe ish-kryetaren e Kuvendit Topalli.
Ai sfidoi gjithashtu ish-kryeministrin Berisha, për shifrat e kriminalitetit.
“Unë jap dorëheqjen, nëse numri i vrasjeve nuk është më i ulët se 5 vitet e fundit”, tha Tahiri.
Berisha tha se në 2014, ishin 139 vrasje. Por shifrat zyrtare janë shumë larg tyre. Në raportin për vitin 2014, Policia konfirmon se janë shëuar 103 vrasje, ose mbvi 10% më pak se viti 2013.
Ministri apeloi për shmangien e sulmeve politike mbi policinë dhe ftoi të djathtët në parlament, të jenë në një front me qeverinë, përballë krimit.
“Në qoftë se për interesa politike nuk bëheni dot bashkë me ne kundër krimit, heshtni dhe lëreni Policinë e Sshtetit të luftojë ballazi me botën e krimit. Nqs doni të kontribuoni, drejtoni gishtin tek plaga e vërtetë, që është sistemi i drejtësisë. Me gjyqtarë të korruptuar që nxjerrin kriminelët nga burgu, duke mbajtur Shqipërinë në thundrën e dhunës dhe krimit”, tha Ministri Tahiri në Kuvend.
Mire ju a bejne ju kur skeni bythe tu tregoni vendin,,Qeveri pa bole,,
Jo z.Tahiri.Mos prit!
Ta coni ju Berishen per shpifje dhe jo te pritni Berishen qe te deponoje para hetuesise.
kurre e leni te lire kete moster qe solli rrenimin e shqiperis per aq vite qe nuk arriti te se bente mesuesi dhe babai i tij shpirterorn enveri mire ju a bene . perderisa e kupton qe ju nuk keni forcen te rrasni ate dhe familjen e tij per krimet , per vjedhjet , grabitjen e pronave , tradhetin ndaj kombit mire ju a bene. rilindja juaj duhet te filloj kurre ai te jete mbas hekurave te burgut dhe ju te justifikoni votat qe ju dha ky popull