FOTO-LAJM/ Përmbytjet nga Shkumbini në Librazhd dhe Përrenjas

1 Shkurt 2015, 12:03Kronika TEMA
FOTO-LAJM/ Përmbytjet nga Shkumbini në Librazhd dhe Përrenjas

Rreshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke e bërë situatëne dhe më të rëndë.

Fotot e mëposhtme tregojnë “tërbimin” e lumit Shkumbin,  i cili i fryrë si rrallë herë në gjithë këto vite ka dëmtuar gjatë natës një pjesë të argjinaturës mbrojtëse dhe ka përmbytur disa shtepi në lagjen Sharre, Detashment dhe disa shtepi tek ish-poligoni ne Bashkine Librazhd.

Punonjesit e Ujesjelles-Kanalizime Librazhd po punojne me fadrome per hapjen e kanaleve per rrjedhjen e ujrave.

Probleme me permbytje ka edhe ne Bashkine Prrenjas.

3 komente në “FOTO-LAJM/ Përmbytjet nga Shkumbini në Librazhd dhe Përrenjas”

  1. Fotis says:

    Lagje abuzive duket sikur natyra Po I jep Nje dore inuk dhe qeverise …

  2. Hydajet Kerculla says:

    Jam 60 vjec dhe kam jetur 50 vjet ne librazhd. E njoh mire fuqine e lumit Shkumbin. Kjo nuk eshte permbytje. Lumi Shkumbin eshte ne shtratin e tij, e ne te drejten e tij.Eshte faji i Bashkise ne vite qe ka lejuar ndertimin e shtepive ne shtrat te lumit. Eshte katastrofe e shkaktuar nga njeriu dhe jo nga Shkumbini. Kur ndertoheshin shtepite, banore te ndryshem i thonin pronareve te shtepive qe pse ndertoni ne shtrat te lumit ? E dini si pergjigjeshin ! Emo se po u permbyt shteti do ti paguaj.

    Persa i perket argjinaturave te ngritura nga shteti ne fund te viteve 80 , keta banore ndertues i shkaterruan argjinaturat per te perdorur guret per themelet e shtepive.Shteti nuk i ka asnje borxhe shkatrrimtareve te natyres. Para 30 vjetesh lumi Shkumbin nuk dukej fare ne qytet pasi ishte mbuluar nga gjelberimi i rrapave dhe i plepave te mbira nga vete natyra. Sepata shkaterroi gjithcka.

  3. hajduti says:

    Cfare qeverie esht kjo..qe nuk ka as punetore e vullnetare per tu perballur me keto situata….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje