Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi se reshjet e dendura të shiut dhe dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Disa akse rrugore janë të pakalueshme si rezultat i rrështitjeve të dherave, apo përmbytjeve nga dalja e lumit Vjosa nga shtrati.
ARRSH bën të ditur se gjendja po monitorohet dhe se po merren të gjitha amsat për qarkullimin normal të mjeteve. Paraditen e sotme ARRSH informoi për gjendjen e rrugëve në tre drejtorite rajonale e cila paraqitet më poshtë.
Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij rajoni, me përjashtim të rrëshqitjes së Gjinarit e cila mbetet e bllokuar per shkak te cedimit per me shume se 1 km te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. Aksi rrugor Cerrik-Banje-Gramsh është i bllokuar për shkak te daljes se lumit Devoll, qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh-Q.Kacivel-Elbasan. Gjinari eshte ne monitorim, dhe po punohet per te rregulluar sa me shpejte kete situate.
Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër
Kane filluar reshjet e bores por,deri ne keto momenti qarkullimi kryhet normalisht,kalohet me zinxhire, ne segmentet Aras-Q.Draje-K.Domaj, Dragalice-Stebleve, Kala e Dodes-Vasije. Ka renie te masivit shkëmbor ne aksin Q.Bualli-U.Topojanit ne afërsi te Zerqanit. Rekomnadohet të qarkullohet me kujdes per arsye te reshjeve te dendura te debores.
Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër
Në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë ka reshje dëbore, është hedhur kripë dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Po pastrohen guret dhe dhera te rena nga shpatet. Aksi Permet-Korce është i bllokuar ne vendin e quajtur Rredhi i Badelonjes si rezultat i daljes se lumit Vjose nga shtrati.
Ne aksin Ura e Leklit – Permet ne km 5 si rezultat i daljes se lumit Vjose nga shtrati mjetet e vogla nuk qarkullojne.
Ne aksin rrugor Kelcyre-Permet ne vendin e quajtur Rrapi i Kuqarit ka shkarje masive te skarpateve dhe rruga eshte e kalueshme me nje korsi.
Tek ura e Viroit si rezultat i daljes se ujrave te liqenit nga shtrati, kalimi i mjeteve behet me veshtiresi Po punohet per normalizimin e situates