Reshjet e shumta të shiut prej më shumë se 48 orësh kanë shkaktuar përmbytje jo vetën në rrugët e brendshme të qytetit, por edhe pergjatë rrugës nacionale dhe tokat bujqësore në Gjirokastër.
Me dhjetëra ha tokë bujqësore janë përmbytur nga uji në fushat e Dropullit ku si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë lumi Drino ka dalë nga shtrati.
Prurjet e mëdha të lumit kanë kaluar edhe argjinaturën duke përmbytur tokat në fshatin Vrisera e Dervician dhe duke rrezikuar disa banesa.
Po kështu, përmbytje ka edhe në nënstacionin e vjetër elektrik të qytetit Gjirokastër që furnizon me energji 2/3 e qytetit duke lënë në errësirë një pjesë të mirë të lagjeve të qytetit dhe disa zona përrëth.
Situate paraqitet problematike në segmentin Kordhoc – Gjirokastër, Virua, kryqëzimin në hyrje të qytetit në vendin e quajtur “Ura e lumit”./gj.k/
fajn eka salihu qe bjen shi per inat te edvinit hhhhhhhhhhhhhhh rilindje