Kunatit nuk i kishte ndodhur kurrë kjo gjë. Qysh herët në mëngjes e mori i pari në telefon Salianji, që denoncon rastet e korrupsionit.
-Duhet të takohemi urgjent, i tha. Ka ndodhur një gjë e rëndë.
-Çfarë ka ndodhur, i tha Kunati, dhe mendja i shkoi tek ato denoncimet e Salianjit, të tipit “një makinë ngarkoi zhavor në një kthesë të Dajtit dhe thuhet se e kanë për shtëpinë e Erjon Velisë”, apo “një mësues ka parë me inat drejtorin dhe ky i fundit e ka akuzuar si demokrat”?
Hajt të dëgjoj dhe këtë idiot, tha me vete.
Salianji arriti duke iu marrë fryma.
-Duhet të denoncojmë këtë portalin e Bledi Çuçit, i tha. Është skandal i madh.
-Po pse, çfarë ka skandal, i tha Kunati?
-Është skandal mo burrë. U kërkon njerëzve të denoncojnë në portal korrupsionin, por para se ta denoncojnë u kërkon të dhënat, emër, mbiemër, adresë emaili, numër telefoni… Skandal!
-Po ça ka të keqe këtu, i tha Kunati?
-Po si mo s’ka të keqe! Ata e bëjnë që të mësojnë se kush nga shqiptarët kërkon të denoncojë dhe pastaj t’i futin në listë të zezë.
-S’më duket shumë bindëse, i tha Kunati, por nejse, do ta mendoj.
Sapo doli Salianji, e mori Grida:
-Duhet të flasim, i tha. Duhet ta denoncojmë këtë portalin.
-Po pse moj, çfarë të keqe ka, i tha Kunati?
-Në thelb, ai konsiston në marrjen e informacioneve private mbi njerëzit e rrezikshëm anti-korrupsion, të cilët janë doemos target i një qeverie të korruptuar, e cila po krijon një sistem kontrovers të thithjes së informacionit.
-Që d.m.th ç’ka ndodhur, i tha Kunati?
-Duhet denoncuar! Kaq të them unë, i tha Grida.
Kunatit nuk iu duk përsëri bindëse.
Pas Gridës ia plasi Doktori. Dhe ai njëlloj. Akuzonte portalin se ishte një shpikje djallëzore e Edi Ramës, që të zbulojë se kush është armiku i qeverisë së tij.
Kunati u hutua dhe më shumë.
Mori Rulin që t’i jepte dhe ai një shpjegim se ç’po ndodhte.
-Kanë të drejtë, djalo, i tha Ruli. Ky është skandal i vërtetë. Edi Rama po kërkon të na heqë të vetmen opozitë që dimë të bëjmë, duke bërë publike thashethemet që dëgjojmë rrugës. Tani, ai na ka hequr bukën e gojës, na ka marrë lëndën e parë. Kjo është vrasje e vërtetë e opozitës. Përse na duhet Salianji, për shembull tani? Nuk na duhet më. Ja pra, ky është krim i vërtetë. Këtë nuk duhet ta tolerojmë, se ngelemi pa opozitë fare.
laje mero laje o laje o-qelbesiren rama te shkreten oooohhooo-esht ber pis i shkreti eshte dhjere e o-gjermanet i moren kokainen oooo.
Ok, e dimë se opozitës nuk i pëlqen kjo rrugë, por ju mund të na ndihmoni që ta gjejmë këtë portal. Ja unë hyra dhe kërkova http://www.stopkorrupsionit.al dhe nuk më del asgjë.
Sepse jeni injorante. Thjesht dhe shkurt.
Sepse ky portali i anti-korrupsionit dmth qe ne thelb pranon hapur qe i gjithe sistemi dhe qeveria e ketyre derrave eshte e korruptuar po ama ja kemi nje portal ku te denoncojme e pasi e bejme askush nuk ben asgje, perkundrazi.
Keto jane plotesishte idete e ngjyrave te fasades se qeverise Rama qe di te bojatise mire ne cdo kohe e ne ecdo rast po se sa te kalbur jane nga brenda hall i madh. ai na trajton si dele qe shohim vetem ngjyren jeshile te barit. Prandaj dhe i fut here pas here nga nje lulishte te re me bar e ne vershojme te hame. Ky eshte kryeministri i facebook qe nuk merr mundimin as te merret me gjendjen e jashtezakonshme ama sigurisht qe ka kohe te rri te postoj traplleqe ne facebook.