Mesazhe dërguar Aleksis Cipras nga Tirana

27 Janar 2015, 21:29Antena TEMA

Pas fitores së marksistit Aleksis Cipras në Greqi, liderët politikë shqiptar i kanë nisur një sërë mesazhe urimi.

Edi Rama:

Fitorja juaj në zgjedhjet e fundit në Greqi është një sukses i vendosmërisë suaj për të pritur të vinit i vetëm në pushtet. Por, Zoti ta dha dhe ty një LSI, krejt të kundërt, duke bërë bashkë në një koalicion antifashistët me fashistët.

Ilir Meta:

Gëzuar vëlla dhe suksese më tej. Gëzuar dhe aleatëve të tu. Nuk ka rëndësi që kanë pak vota, rëndësi ka që i kanë futur në punë.

Sali Berisha:

Ju përshëndes për sinqeritetin që keni. Marksistët tanë janë maskuar në njëqind forma duke u ndarë në të gjitha partitë. Ju patët durimin dhe qëndruat bashkë dhe fituat. Përpara!

Lulzim Basha:

Urime për fitoren në zgjedhjet e fundit në Greqi. Do ta kesh të vështirë, pasi katër klasikët e marksizmit kanë vdekur. Unë e kam gjallë dhe mezi ja dal.

Shpëtim Idrizi:

Gëzuar Aleksis, djalë i Çamërisë. Dhe një herë që fitoi një çam në Greqi, u gëzuam kot, se shkove bëre koalicion me ata që kanë zbuar çamët, nacionalistët e Zervës. Sidoqoftë, ka ardhur dita që pakica greke në Shqipëri të mos njohë Vangjel Dulen, por partinë tonë. Ne jemi grekë të vërtetë, të ardhur këtu. Ata janë vendalinj.

Vangjel Dule:

Urime vëlla Aleksis. E bëre gabim atë punën e kryepeshkopit, që refuzove betimin. Ne si parti nuk bëjmë asnjë hap pa u konsultuar me kryepeshkopin tonë këtu. Ç’është e vërteta, është më i zgjuar se ai në Athinë, dhe e mbron më mirë çështjen tonë kombëtare, se sa ai. E di që i ke bezdi këto muhabetet nacionaliste, ndaj ndërrova dhe Bollanon, dhe vura një më të butë. Të tjerat t’i shpjegoj nga afër. Mos harro pensionet, se jemi hallexhinj.

Genc Pollo:

Në cilësinë e njeriut që merret me marrëdhëniet ndërkombëtare në PD, të uroj gëzuar dhe suksese. Unë rrjedh nga një familje që kam mbështetur gjithmonë revolucionet greke. Gjyshi u ka prirë revolucionarëve vorio-epirotas në vitin 1914, dhe për këtë shkak u persekutua më pas, derisa babai u detyrua të bëhej prapë komunist e të shpëtonim nga persekutimi. Uroj që idealet e gjyshit tim të rrjedhin në gjakun tuaj.

Anastas Angjeli:

Më vjen keq që nuk të uroj dot publikisht, se më përgjojnë këta të FMN çfarë shkruaj, por ta dish që ke një mik për kokë në Tiranë. Jemi të dy nga një anë. Dhe unë çam ortodoks jam, po këtu më thonë grek, andej më thonë shqiptar. Lëmsh u bë kjo punë. Por dije që më ke në krah. Më fal që s’të dërgoj dot telegram në gazeta.

8 komente në “Mesazhe dërguar Aleksis Cipras nga Tirana”

  1. hahahahahahahahahaha…
    ..”mos harro pensionet se jemi hallexhinj”…

  2. tfgs says:

    Lerini budalliqet me came e cime,por deklarata e Rames se ; ”….Greqia duhet te pagoi logarine e ”bouzouki”-t eshte percjell sot nga Mega tv ne jajmet e mbremjes me nje percmim te pa shoq……
    saktesisht: dhe kush flet per logari bouzouki,kryeministri i ‘;peinazmenoi alvanoi”………..!!!!

    1. arbereshi says:

      PUCOFAGO nuk kane bythe jevgjit te percmojne, por me qe e kane diskutuar tek mega ndjehen te percmuar.Apojo katunari im?

  3. Tak says:

    O tfg_s ropt ty rames shpellarit e lulzimes § monika kurves

  4. maqo pelivani says:

    Fejton klasik aktual qe nuk ke çti shtosh , Skatofagos kallosto gajdhuri , vane ne fis neo helladhet si te paret e tyre ne Arbanias , ske çi ben jane punet e zotit qe te heqin trute sepse peshtyve lart te bie ne surrat , peshty poshte te bie ne gjoks ,

  5. Sala says:

    Na bëtë për të qeshur…(!!!???) Dhelpra, që pret të bien “koqet e dashit”, pa e kuptuar që po nuk pati koqe dashi, nuk do të lindin qëngja, që të hajë dhelpra placentën dhe kështu do të ngordhi nga uria, “dhelpra e shkretë”…

  6. kris says:

    Mos u merzit Aleksis ,i tha Rama.Dergo ca specialiste ti kualifikojme prane qeverise sime.Te mesojne si ngrihen taksat dhe si hidhen poshte premtimet elektorale.
    Vur gravaten dhe be nje selfije me Merkel dhe do te jesh me i qete.
    Po ka tunele qe nga koha e gjeneraleve merr ca dollare borxh ,restauroji dhe ti hapesh .
    Hap dosjet e gjeneraleve dhe sa me shume ekspozita.
    Mblidhi gjithe ish presidentet ne nje ndertese .
    Hajde ne shqiperi se ke per te pare shume.Me kaq ste kam thene gje akoma.

  7. A says:

    Koalicion antfashistet me fashistet – shume e bukur, aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje