Kunati dëshifron intervistën e Superdhëndrit

28 Janar 2015, 20:26Antena TEMA

Pas intervistës së Superdhëndrit në një televizion, ku foli për jetën e tij në familjen mbretërore, Kunati u vu në mendime.

Pa ju dridhur fare zëri, Superdhëndri urdhëroi Lulin të rikandidojë përsëri për Bashkinë e Tiranës.

Kjo deklaratë ra si bombë për Kunatin, pasi ky muhabet është mbyllur prej kohësh dhe Luli ka deklaruar që nuk do të rikandidojë, pasi është kandidat për kryeministër.

Sipas Kunatit, mund të ekzistojnë disa skenare.

Skenari i parë ishte që Doktori ka vënë Superdhëndrin të deklarojë që Luli do rikandidojë në Bashki, ndërkohë vetë Doktori të deklarojë që do ketë zgjedhje të parakohshme. Pra i bie që Luli të shkoj tek Bashkia, Doktori prapë kandidat për kryeministër.

Skenari i dytë, që iu duk dhe më i rëndë Kunatit, ishte që Luli të kandidohej me urdhër nga Doktori, që të humbiste dhe pastaj t’i hapej rruga Superdhëndrit për në krye të partisë. Kjo ia turbulloi më shumë mendjen.

Një tjetër skenar ishte që Superdhëndri ta kishte thënë këtë, nisur nga ideja që të mos ekspozonte kandidatët realë, pasi sulmoheshin nga kundërshtari. Duke i vënë në gjumë se është Luli kandidat kryesor, mund të përgatitet kandidati në hije. Kjo iu duk më ngushëlluese.

Pastaj një variant tjetër iu duk se mund të kishte një marrëveshje Rama-Meta-Doktor, që Lulin ta lënë përsëri kryetar, Doktorit t’i thonë s’do të të fusim në burg dhe këta të majtët të qeverisin rehat. Kjo iu duk e bukur, por nuk e besonte shumë as vet. Madje, ai vdiste për këtë pjesë, sikur të ndodhte vërtetë.

Një tjetër variant përse Superdhëndri e bëri atë deklaratë, ishte se ai donte të dukej njeri i informuar, që e di mirë se çfarë do të ndodhë në PD. Edhe kjo nuk është se qe larg të vërtetës.

Vetë Luli ishte tronditur nga deklarata dhe i bluante bashkë me Kunatin të gjitha këto versione në mendje. Silleshin sa silleshin, dhe kërkonin të gjenin patjetër një arsye të fortë përse Superdhëndri e tha me aq siguri atë punë.

Në fund dha e mori, dhe vendosi të pyesë prapë Rulin.

Ia shpjegoi gjithë variantet që i vinin në mendje dhe i tha se cili prej këtyre i dukej më i besueshëm.

-Asnjëri, i tha Ruli. Më vjen keq si nuk të ka shkuar në mendje ai më i besueshmi dhe që e pranojnë të gjithë.

-Cili, pyeti Kunati me gojë hapur?

-Që ai është një idiot….

-Uee, ke të drejtë, tha Kunati, por kam frikë se na përgjojnë mendimet.

1 komente në “Kunati dëshifron intervistën e Superdhëndrit”

  1. hahaha says:

    E bukur, po kush i ka thene Sali k…varit se duhet te qeverisi kete popull pa fund? apo atij palles lulushes? apo superdhenderit? cfar u be Shqiperia? Ska burra ky vend te bejne ligjin e ti heqin nje here e mire nga faqja e historise keto monstra. I cmenduri Sali, me ato sy te zgurdulluar te tremb kur e sheh. Merr fjalen pas cdo deputeti, na nxorri zorret maloku serb. Zoti paste pune me ty o kriminel, hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje