INTERVISTA/ Agron Duka: Unë, Rama dhe akuzat e Berishës për “Klanin e Zemunit”

4 Shkurt 2015, 10:51Politika TEMA

Deputeti republikan, dikur ish-ministër i qeverisë Nano, është përzgjedhur nga PR për garën elektorale të Durrësit. Ai thotë për JAVA se do të respektojë vendimin e koalicionit opozitar dhe se ndjehet mirë përballë Vangjush Dakos. “Durrësi po qeveriset në mënyrë arrogante dhe klienteliste”, thotë Agron Duka

Nga Skënder Minxhozi

 

Ju jeni tashmë kandidati për bashkinë e Durrësit, i Partisë Republikane. Pse tani dhe pse në këtë formë ky propozim nga kreu i PR Mediu?

Propozimi në fjalë zanafillën e ka nga strukturat e Partisë Republikane. Në konsultim me to, si dhe duke bërë një sondazh të elektoratit brenda të djathtës, u mendua që kandidatura ime mund të ishte një alternativë konsensuale. Kjo është arsyeja kruesore, për të cilën kryetari Mediu e hodhi atë publikisht para pak ditësh.

Dua të sqaroj se kandidatura ime nuk është përfundimtare, pra zyrtare. Ajo bëhet e tillë kur merr konsensusin  e të gjithë spektrit të djathtë dhe kur regjistrohet në KQZ. Por ne brenda PR kemi pasur përshtypjen se kjo është diçka e drejtë dhe konform ambicjeve elektorale të opozitës. Të shohim se cili do të jetë reagimi zyrtar nga pjesa tjetër e opozitës.

 

Nëse pjesa tjetër e të djathtës i thotë “Jo” emrit tuaj, çfarë qëndrimi do të mbani?

Nuk ka diskutim që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm për Durrësin. Kështu është rënë dakort dhe ne i qëndrojmë pakteve. Nëse gjatë rrugës, pas sondazheve dhe konsultimeve përkatëse, shihet se një kandidaturë tjetër brenda të djathtës, do të jetë më afër fitores se unë, atëherë Partia Republikane dhe gjithë përkrahësit e mij, do të vihemi në krah të kandidatit zyrtar të opozitës. E rëndësishme dhe qëllim kryesor i të djathtës, pra dhe i imi si person, është që të fitojmë bashkinë e Durrësit.

 

Një pyetje, si kandidat për garën bashkiake të Durrësit: çfarë nuk shkon sot në këtë qytet?

Sipas meje, menaxhimi i Durrësit, sidomos kohët e fundit, është arrogant dhe selektiv. Them kështu sepse është vënë re se shpesh janë dhënë leje ndërtimi pa marrë aprovimin e institucioneve përkatëse. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me objektet që janë prishur, siç ka qenë rasti i shatërvanit. Mesa di unë nuk janë respektuar të gjitha etapat dhe kjo është një shenjë arrogance. Një sjellje që unë e gjej madje të “natyrshme”, pasi vjen pas tetë vjet pushteti. Unë mendoj se Durrësi nuk e meriton të vazhdojë të menaxhohet në këtë mënyrë.

Pjesa tjetër e problemeve ka të bëjë me dhënien e lejeve selektive  dhe ajo që ka rënë në sy të të gjithë banorëve të Durrësit, është konflikti i interesit që ka kryetari aktual dhe që është përmbledhur në parim në konceptin e betonizimit të qytetit. Dihet botërisht nyja e betonit e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Dikush mund të thotë se Vangjush Dako i tillë ka qenë edhe kur hyri në politikë, por nuk është kështu. Unë e njoh nga afër këtë proces dhe asokohe është menduar se ai do të ishte një menaxher i mirë për Durrësin, pavarësisht se kishte një biznes ndërtimi. Fakti që me kalimin e viteve, ai ngatërroi biznesin personal me punët publike, ky është një faktor negativ në trashëgiminë që le pas Vangjush Dako.

 

A ka një çarje në familje, mes jush dhe zotit Koka, sa i përket kandidimit në bashkinë e Durrësit?

Absolutisht që nuk ka asnjë çarje. Ne si familje mblidhemi shpesh në darka, dreka, në ngjarje të ndryshme të natyrës familjare, për mirë dhe për keq. Padyshim që jemi të dy prezentë, edhe unë, edhe zoti Koka. Dihet publikisht që jemi të pozicionuar politikisht në pozicionet tona respektive, në dy kahje të kundërta. Kështu që një politikan me përvojë nuk ka sesi t’i kërkojë votën një kundërshtari politik, qoftë ky dhe një i afërm. Prandaj zoti Koka do të jetë krejt i lirë të votojë forcën e tij politike. Por jam i bindur se edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë me mua, ashtu siç kam bindjen se familjarët e zotit Koka, do të votojnë për Metën dhe kjo është e moralshme. Nuk besoj se ka vend për qejf-mbetje dhe nga krahu politik i zotit Koka.

 

Jeni shprehur që kandidimi i Dakos do ishte lajm i mirë. Pse?

Sigurisht që do të ishte kështu, pasi ai për mua është tashmë një figurë e konsumuar. Ka dhe diçka tjetër me rëndësi: Dako u përpoq ta pastrojë skakierën politike të majtë në Durrës, përveç asaj pjese që u mor me bashkinë. Si fillim ndoshta u bënë edhe disa punë të mira nga bashkia, kurse më vonë ai u mor thuajse ekskluzivisht me pastrimin e fushës nga të majtët e vërtetë të Durrësit. Shembuj të tillë ka shumë. Mund të fillohet me Gazmend Bizhgën, i cili ka qenë themeluesi i PS atje, për aq sa unë e mbaj mend PS-në. Po ashtu ka edhe emra të tjerë në Durrës që kanë pësuar të njëjtin fat.

Me këto që them nuk dua të bëj ndonjë diversion, por në përgjithësi kjo ka qenë sjellja e kryetarit me të majtën në Durrës.

 

Trajektorja juaj drejt së djathtës e ka zanafillën në konfliktin me kryetarin Rama, gjatë zgjedhjeve të vitit 2013. Si e kujtoni atë moment?

Më lejoni t’ju korigjoj. Trajektorja ime është shumë më e hershme se kaq. Unë vij nga një zonë, ajo e Shijakut, e cila njihet për përkrahjen e saj për të djathtën. U bëra ministër i qeverisë socialiste të Nanos, por ju kujtoj se isha deputet i pavarur, i mbështetur nga PS. Nuk jam bërë kurrë anëtar i PS dhe as jam përzier me partinë socialiste në Durrës. Më vonë mora një ftesë nga Edi Rama, për t’u angazhuar me programin e PS në fushatën e vitit 2013, në fushën e bujqësisë, të cilën e njoh më mirë.

Duhet t’ju them se e mora me mjaft zell angazhimin tim, udhëtuam nëpër gjithë Shqipërinë me një staf të shkëlqyer që e falenderoj dhe sot për punën që kanë bërë. Më vjen keq që ai program që hartuam asokohe nuk gjeti zbatim në qeverinë e sotme, çka dëshmon se mesa duket vetë programi ishte elektoral, e jo qeverisës.

Më vonë, konflikti me Ramën ishte se donte të më kandidonte vendin e pestë të listës shumë-emërore në Berat. Nuk e kisha problem vendin ku do kandidoja, por unë kam dashur e do të dua gjithmonë që të jap kontribut në zonën time. Përvoja, njohjet, natyra ime është e tillë, që më kanë krijuar më tepër mundësi e marrëdhënie në zonën ku banoj. Ndoshta nuk jam një politikan i rangut kombëtar, por në rajonin e Durrësit besoj se kam mbështetje.

 

Sa problem krijon për ju, tashmë djathtas, terminologjia e vjetër që ka përdorur dikur Berisha ndaj jush. Kujtojmë këtu të famshmin “klan të Zemunit”…

Nuk besoj se ndikon absolutisht historia ime e vjetër me Berishën, sepse kopha që unë ndenja jashtë politikës, në tetë vjetët e fundit, provoi indirekt se ato u thanë kundër meje nuk u vërtetuan. Unë isha dhe jam në biznes por askush nuk ka provuar dot asnjë akuzë. Pati një tërheqje thuajse totale nga ato që u thanë, kurse unë nuk u ngacmova më kurrë në biznesin tim, pavarësisht se në atë kohë unë isha në opozitë. Në një farë mënyre, edhe në opinionin publik ku unë jetoj, pra në Durrës, nuk besoj se ka ndonjë rudiment të këtyre  ngacmimeve. Besoj se këto deklarata kanë qenë të nxituara dhe me natyrë politike, shpesh të ardhura nga informacione të marra bruto dhe të pakonfirmuara.

 

Si po qeveris Edi Rama?

Për mua, jo si opozitar, por si qytetar i këtij vendi, mendoj se nuk po qeveris mirë. Ka disa gjëra që personalisht i gjykoj pozitive, siç është përpjekja për të formalizuar shtetin, pra për të vënë ligjin. Por disa aspekte të tjera nuk më pëlqejnë, përfshirë menaxhimin e bujqësisë dhe sporteve të cilat i njoh më mirë. Nuk më duket pozitive as tendenca për ta vënë ligjin në vend me arrogancë dhe në mënyrë selektive. Për shembull, jam shumë dakord me prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, por jo diku të shemben godinat, aty ku nuk njihen personat, e diku tjetër të thuhet që këtu do të legalizohen ndërtimet.  E njëjta gjë shpesh po ndodh edhe me energjinë elektrike, ku kemi dy standarte. Ka pasur raste vetësakrifikimi të personave që s’kanë të paguajnë dritat.

Më pas, nëse do të hyjmë në detaje, si bujqësi dhe fusha të tjera, ka plot për të thënë. Thjesht për të përmendur dy-tre gjëra në fushën e bujqësisë, meqë jam i atij profili, ju kujtoj se gjatë gjithë fushatës Rama deklaroi se sapo të vinte në pushtet, do të reduktonte akcizën e karburantit që përdoret në bujqësi dhe peshkim, si dhe do të hiqte taksën e qarkullimit. Asnjëra nga këto nuk është realizuar. U tha gjithashtu që brenda mandatit do të  realizoheshin skemat ujitëse dhe kulluese, madje u kalkulua edhe shuma e nevojshme për ta realizuar këtë nismë. Me fondet që janë dhënë në dy vitet e fundit, kjo duket se nuk do të realizohet. Duhet thënë se është bërë një farë përpjekjeje për rajonalizimin e kulturave bujqësore, por kjo është e pamundur të kryhet, nëse nuk ka politika subvencionuese nga shteti. Gjithsesi kjo duket një përpjekje pozitive.

32 komente në “INTERVISTA/ Agron Duka: Unë, Rama dhe akuzat e Berishës për “Klanin e Zemunit””

  1. varja edhe ketij says:

    une i harxhova 2 minuata kohe te lexoj se c fare thote ky shushunje .e bera me shume per kuriozitet ne fakt .tani,keshilla ime eshte ,mos harxhoni as edhe 1 sec kohe te lexoni se c thote ky trapi .thjeshte shushunje e pangopur si te gjithe shushunjat e tjera te medemek politikes shqiptare.flm.

  2. petro says:

    une te mbaj mend se Duka i krimit

  3. Lymi prej Rade says:

    Fati i Agron Dukes dhe i PD po u vendos Dako per te majten. Dako do te mbahet mend si njeriu qe i vuri kazmen (betonin) cdo gjeje me vlere ne kete qytet, qe nga sitet arkeologjike, historike dhe deri tek lulishtet e sheshet. Do te mbahet mend si hajdut ordiner dhe makut, te cilin e komandojne te “fortet” me dajak e shpulla. Turp per Durresin 2400 vjecar qe te qeveriset me nga Dako me langojte e tij.

  4. arusha... says:

    PO A NUK JANE DHE KRITIKAT PER DAKON SI DIKUIR AKUZAT E DUKA I KRIMIT????? DHE NESER ASGJE NUK VERTETOHET GJE EDHE PER DAKON… DO TA GELLTISNI KETE INTERVISTE SHUME GJERA QYTETARET NUK PO I PREKIN AMAN ME KOHEN E BERISHES PERPEKJET JANE SHUME TE NDJESHME…

    1. Basha i Gjetajve says:

      DAKO dhe DUKA ose KOKA ! Nje fytyrë, një klan dhe një biznez me 4 shkronja. Asnjë ndryshim nuk kanë. Te tre luftojnë si te shtojnë pasuritë e tyre dhe jo te punojnë para se gjithash per të rregulluar jetën e popullit të Durrësit, se të tyret i kanë rregulluar prej kohësh. Te tre shushunja gjakthithëse, mjer populli i Durrësit me çfarë drejtuesish ka të bëjë. DUKA i propozuar nga Fatmir GERDECI, KOKA i propozuar nga Ilir 700 mijë EUR-shi (KORRUPSIONISTI) dhe DAKO nga palloshi i gjatë por pa bole EDI RAMA. Me keqardhje po e them EDI RAMA pa bole, se nuk ka vërtet bole (mos e vleresoni nga pozat nudo të tij ne plazhet nudiste). Po te kishte bole do tja kishte gjetur vëndin kryekriminelit, superhajdutit, kryebanditit, kryetradhëtarit, supermafiozit, skizofrenit dhe njeriut- kafshë më të poshtër që ka nxjerrë ky popull për të keqen e vet, Sali Sërb Berishën, të cilin me zemër do ta mallkoja “në ferr vafsh” bashkë me familjen tënde supermafioze o Sali Berishë Tradhëtari.
      DUKA, mos kandido se nuk te beson ty populli i Durrësit si njeriu marionetë e “çamit të poshtër” Farmir Mediut (çamët janë të vuajtur dhe në pergjithësi të ndershëm, por ky Farmir Mediu është çam i poshtër dhe i ndyrë).
      KOKA mos kandido se populli i Durrësit të njeh se kush je, një pallë e ndyrë e ILIR METES superhajdut dhe mafioz 24 karat. Populli nuk të beson se do të punosh për të mirën e Durrësit, por vetem per të mbushur xhepat për vehten tënde dhe hajdutin kufomë (keshtu eshte bere tani) Ilir Metën.
      DAKO, mos kandido se e sigurt qe do te humbasësh. Populli i Durrësit nuk të do, se sa kohë qe ke qenë në krye të pushteti vendor te Durrësit ke parë vetëm interesat e tua dhe aspak te popullit. Sikur ti të kishe parë 50% të interesave të tua dhe 50 % të interesave të popullit qytetar të Durrësit do ta kishe fituar davanë, sepse të dy kandidatet e tjerë janë akoma më të poshtër se ty, por makutëria jote nuk e bëri këtë.
      Popull i Durrësit! Jeni nga njerezit më të emancipuar të Shqipërisë! Zgjidhni njeriun që tju shërbejë në radhë të parë interesave tuaja. Dhe Durrësi ka plot intelektualë që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Mos bini pre e interesave të Fatmir Mediut dhe Agron Dukës “të krimit”, Ilir “700 EUR” Metës dhe Kokës dhe Vangjush Dakos të EDI RAMES pa bole (popullorçe “pa koqe”). Po ju përmënd këtu ato vargjet popullore të motrës të një djali të ndershëm por naiv që po martohej me një prostitutë e regjur por e divorcuar nga disa burra, e eksituar nga gëzimi për “martesën e vëllait të saj”
      Motra i thotë vëllait dhëndër:
      Hidhe vallen rrotull o.
      Bole madh i motrës o
      Nusja prostitutë e dëgjoi dhe ju përgjegj kunatës:
      Mos u mburr mos u lëvdo
      Sonte mbrëma do ta shoh
      Të nesëmen në mëngjes nusja prostitutë doli në ballkon para dasmorëve dhe filloi të thërriste:
      Pa dëgjoni shok’ e shoqe
      Burri im nuk pasa loqe!
      Paska vetëm lavdërime
      S’kan ç’ti ti bëjn kësaj brimës time!
      Kështu u mbur edhe Edi Rama para zgedhjeve të 23 Qershorit 2013, me mburje dhe premtime të mëdha. Por Sali krimineli e deklaroi se Edi Rama nuk ka bole dhe nuk ka se çfarë ti bëjë atij, se te gjitha Edi Rama i ka llafe.
      Ka kaluar me shumë se një vit e gjysëm dhe “fjala e nuses prostitutë Sali Berishë” deri tani është më se e vërtetë, që “Edi Rama nuk ka bole” se ka vetëm lavdërime e llafe pafund që as një gjëmb në këmbë nuk i hyn Sali kriminel Berishës”.

  5. a|rtani says:

    Mbetesh I njollosur si Duka I krimit,ti dhe klani juaj Ministri i LSI Lefter Koka.Kjo palo Parti I zgjedh deputetet e ministrat nga paret.Ri gezo parate e mos u merr me Politike vella.

  6. TONI says:

    FORCA AGRON DUKA..NJERZIT LLAPIN PA TE NJOFTUR..NJERI SHUM I MIRE..KRENAR QE KANIDON PER DURRSIN TONE…JU KOMUNISTA MBYLLNI GOJEN

  7. male osdrimi says:

    Goni eshte nje djale i mire, natyra e ka skalit babaxhan, por intuiten dhe zgjuarsine ja ka dhene per te qene nje sportist i shkelqyer ( ne fakt ka qene i mire ) dhe nje punetor i mire ne biznes (pasi administrimin e ka bere dhe e ben Armandi ). Keto cilesi nuk i japin garancine per te qene politikan ne ate nivel qe eshte si njeri. Mendoj se kjo eshte aresyeja perse Goni ka shmangie ne politike nga thelbi i tij.

  8. shpetimi says:

    Nuk paska Durresi nje tjeter qytetar per ta zgjedhur si kryebashkiak , apogjithmon do te ngelen disa figura qe shkojne sa majtas djathtas dhe anasjelltas per te qene deputet minister K/bashkiak?Populli ngeli ne dore te disa krereve partish qe kan marre ne dore fatet e pasuris se cmuar Shqiperi.Nderkohe per bemat e tyre sot duhet te kishin dale nga skena politeke apo te ishin prapa hekurave.Cdallim ka nga diktatura kur te zgjedhurit beheshin nga E.Hoxha?Mjerisht ngelemi te rrymes Enveriste.Idhujtar te njerezve te korruptuar qe para vendit dhe popullit vene kolltukun dhe pabesmtar tek Zoti.Kur do te dim te zgjedhim nga komuniteti dhe te vendosim vete? Shikoni erdhen zgjedhjet e tjera dhe nuk mendohet per numerim elektronik a nuk eshte kjo nje hile ndaj popullit?Ne vendet fqinje rezultati i zgjedhjeve del pas disa oresh.Ketu manipulohet behen pazare te fortesh dhe parelinjsh.Diktatura vazhdon,si ujku qe qimen nderron dhe zakonin se harron.

  9. ismeti says:

    fati i tij lidhet me klanin e miqve te sales te zemunit e droges,qelbsir

  10. Timo says:

    shume keq Rama por…
    ka bere ca gjera te mira
    shume keq Dako por…
    ka bere ca gjera te mira

    mahh….

  11. leka says:

    Intervista e Agron Dukes ne vetevete eshte analizim i situates politike ne Durres. Situata ne Durres eshte e komlikuar, per mendimin tim, pasi te gjithe kryebashkiaket qe e drejtuan ate qytet me teper e shfrytezua per veten dhe tarafet e tyre dhe si konkluzion e kthyen ate qytet te mrekullueshem ,ne nje torte qe kush mund te merrte pjesen me te te madhe dhe me te mire. Kjo ka te beje me abuzimin e votes se durrsakve.Plaga me e madhe, qe ka sot Durresi eshte keq manaxhimi i teritorit dhe arroganca e Dakos. Duka me mire do te ishte i pamvarur se sa te pranoj propozimet e Mediut qe si zagar I Saliut , ka qene pjese e korit te cilet e shpallen Duken pjestar i Klanit te Zemunit , ku pikerisht Agroni do ishte mire qe te padiste juridisht kete kor, per te vene ne vend nderin dhe personalitetin e tij. Durresi nuk ka nevoj te drejtohet nga njerez ordiner qe jo vetem jane te konsumuar por dhe shkaterrimtar te tij si Dako dhe Koka.Durresi eshte qytet i kultures dhe intiligjences dhe jo i mediokritetit qe pasaqyrojn keto gjoja kandidat. Rama duhet ter mos llogaris Dakon si kandidat, se me urrejtjen qer kane durrsaket per menyren si drejtoi dhe si u soll me te majtet e vertete dhe autokton ai do pesoj nje humbje historike sidomos po pati perball Ardian Muken ,qe rrjedh nga nje familje e nderuar durrsakesh te vjeter.Durresi kerkon nje ndryshim jo vetem ne drejtimin ekzekutiv por dhe ne kualitetin e tij. Me Dakon PS eshte e humbur. Kandidati me I mire do te ishte Leonard Koco nje, durrsak I vjeter dhe socialist I oreve te para dhe jo si Dako qe ishte produkt I Nanos dhe me v one I Klosit qe jane dyshja e shkaterrimity ter qytetit.

  12. sa te trashe jeni ata votat i blene ,dhe nuk presin mga mileti ti votoje,prandaj mos diskutoni kot,nderkohe qe ata nuk ju llogarisin si frymore

  13. Durresi eshte qyteti me injorant ne Shqiperi,dhe nuk ka pike dyshimi…mjafton te shikosh kandidatet per komunen.

  14. vladimir mezini says:

    Per mendimin tim une mendoj se durresit i duhet nje kryetar bashkie si Ferdinant xhaferri vetem ai e ban mire kete pune merre me men kur ai pruni eshtrat e Ismail Qemalit nga italia e jo ma me rregullu durresin ai po

  15. fiqo says:

    O Duka i krimit!

    Si arrite te behesh mik me Sali Berishen qe nuk ka lene gje pa thene per ty e

    familjen tende? Ndoshta te pajtoi pjaneci Fatos Nano, i cili te voli mire e mire

    ty gjate kohes qe te vuri minister bujqesie. Por iken ato kohe kur hante qeni

    petulla, Edi Rama te njohu se c’fytyre ke, prandaj nuk te caktoi as deputet.

  16. Arben says:

    RROFTE ARMANDO DUKA.

  17. Shoku i Shpetim Roqit says:

    Ma mori me qafe mikun tim Shpetim ky bosi i pulave kur me kerkoi voten per llogari te Nanos.

  18. shkodrani says:

    O Gon palloshi.
    Ti nuk je politikan. Ti ke vu pare fillimisht tuj mar kurde e kineze neper anije, medemek se do i coje ne Itali. Mbasi mbushje thaset me pare, te shkretet kurde e kineze, i hidhje ne det.
    Ti zoti Duka ke ba krime, ke ba gjynahe qe do te te ndjekin tan jeten si hije nga mbrapa.
    Sa per kohen kur ishe minister bujqesie, e ke tregu vehten se kush ishe me ate shefin e kabinetit qe kishe ate jevgun Ferdinand Papadhima, hajdut ordiner qe PD e kish denuar me burg dhe kish shpetu prej burgut tuj pague 30 mije dollare.
    Me thuj cilin shik ke, te te them se cili je.

  19. shkodrani says:

    me thuj cikin shok ke te te thom se cili je

  20. Malesori nga Londra says:

    Une do te jepja opinionin tim per z. A.Duka qe mua me duket politikan praktik dhe burre qe sakrifikon per te bere realitet fjalen e dhene. Karakter i fort qe i vetem luftoi fort dhe arriti te fitoj si deputet ne durres me shume si i pamvarur se si republikan se votonte kush se durrsaket nuk mund te mbeshtesin Mediun qe per mua nga djalosh me flok te gjata ne politikan modern kostume nga me te shtrenjtat kurse Agroni burre i thjesht dhe babaxhan. Eshte shume me pozitiv se Luli, Gjushi,Mediu dhe shume te tjere.

  21. ona says:

    ok nuk po e mare fare mundimin ta lexoj artikullin jam shume dakort me komentusin e pare,,,,keta jane funderina qe duan te lepijne nga nje kocke ku te dale pa patur asnje fije respekti per veten e tyre jo me per popullin.

  22. ENRIKO says:

    Ky e ka vene mbesen nendrejtoreshe (drejtoreshe de facto) te Spitali ushtarak, hajdute me cizme!

  23. Blandi Fevziu says:

    1-konflikt i theksuar interesi (i hyri biznesit duke qene minister).
    2) Formim katu-komunist .
    3) Menyre e tejkaluar e te berit politike (me bajraqe e tarafe).
    4) Gazetari qe e interviston edhe me kokerr …(po si nuk i ben nje pyetje qe ta pickoje disi. A te pyese nese eshte rasti qe brenda kesaj te “djathte” te perfunduar te behen zgjedhje primare per kandidatet e superbashkive.
    Perfundimi
    …….

  24. loni prej kartoni says:

    Dhisni ne breke nga Van Dako ju “pseudodhemokratet” e Durresit sepse, nese mendoni se ai eshte dobet, pse nuk e doni kundershtar?! Ka më mirë se një kundershtar i dobët?! A doni të fitoni ju, humbesit e rregullt? Mundeni pra Dakon nese keni bythe.

  25. bakos says:

    Duka-Dako= mut e shurre

  26. bakos says:

    Urime per fitoren Z. DAKO !!!! Fitorja juaj eshte e sigurte, edhe pse ju nuk keni bere asgje per Durresin , por me nje konkurent plere e qelbur si eshte Z.DUKA fitorja juaj eshte e sigurt…. urime per ty Z. DAKO dhe te mjere ne populli Dursak….

  27. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Vetem protestat paqsore e te pa ndaleshme deri ne venjen ne banken e akuzes te gjithe ato politikne,gjykates,prokurore,dhe biznesmene te suerkorruptuar e te lihur pazgithshmerisht me boten e krim-korrupsionit-imoalo-politik deri me tani,do te bente te mundur nje Shqiperi te lire,demokratike dhe ne progress njerezor,c’do aludim apo besim se PS+LSI+PD+PR e nje djalle e gjysem,nuk eshte tjeter vetem nje mut i ndare ne dyshe e trishe,qe do te thote nje grusht ndaj vetes,famljes dhe nje Shqiperie e bote ne progress njerezor.
    Dejtesi e vonuar,drejtesi e mohuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuk duhet injoruar,pritur e besuar,por protestuar duke dnoncuar te gjitha krimet e tyre ne vite.
    Vetem pastrami i tre pushteteve nga te superkorruptuar e te superkriminalizuar me ze,figure e deshmi tronditse do te bente te mundur nje Shqiperi te begate dhe ne progress njerezor.PROTESTO dhe vetem PROTESTO pa u NDALUR ,ne morojtje te familjes,shoqerise dhe moralit e dinjitetit njerezor.

    Mbreti i Izraelit Sholomo i viteve 970-931 ka then:Mos ki zili per fatin e njerezve te keqij;mos kerko te miqesohesh me ta!Ata kane ndermend vetem krime dhe sa here te hapin gojen,dikujt i behet dem.

    Eskili gjeniu i lashtesise ka thene:Nga c’do e drejte e neperkembur,lind nje borxhe per t’u paguar.Beso

  28. Fatmir says:

    e lexova me shume vemendje intervisten e agron dukes dhe me pelqeu jasht mase me faktet dhe me mendimet e tija . po me vjen keq per disa qe nuk shkrujten mire per te. ba me kene burra shkrujne emrat e tyre e jo pseudonime . jam i sigurte se ma te mire njeri si krytar bashkije durrsi nuk do gjeje . suksese agron duka

  29. bobi durres says:

    gon duka e meriton esht politikani me zemer mir ne dr ka bo 1000 nere e favore me mire ai sa noj lolo si gjushi ke fleg shipi e keni tu nejt me shoket e fminis jo si tjeret qe si flasin rrugve atyne qe kan nda capen e bukes

  30. Indriti says:

    Ju qe kritikoni Gon Duken , i keni argumentat plotesisht te pabazuara , pse ? ju a them une kete. Nese ju personalisht e njihni ate njeri , jam i sigurt qe do ti terhiqnit te gjitha fjalet mbrapsh.

    Nese ka njeri i cili ska asnje perfitim personal nga qeverisja e bashkise se Durresesit eshte pikerisht Agron Duka , te cilit bizneset dhe ardhurat qe ka i dalin dhe i teprojne . Keshtu qe kjo nisme qe ai ka marre eshte qe te mbylli karjeren e tije politike duke kontribuar per qytetin e tij , per kete te jeni te sigurte.

    Per sa i perket , klanit te zemunit dhe fisit Koka , keto jane argumenta te kota qe ju doni te prishni imazhin e tij , jemi ne 2015 , dhe duhet te jeni te arsyshem dhe te keni argumenta te bazuara ne fakte , jo nga fjale te degjuara poshte e lart ne televizor.

    Nese ka njeri i cili do e qeverisi dhe te lere gjurme per durresi vetem Goni eshte.

    Ky eshte mendimi im personal dhe te lutem respektojeni.

    Flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje