Drejtori i OSHEE, inspektim në Fier dhe Vlorë. Rikthehet energjia në zonat e përmbytyra

5 Shkurt 2015, 16:33Sociale TEMA

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) Adrian Cela, inspektoi sot zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Fierit dhe Vlores.
Çela shoqëronte në këtë vizitë Kryeministrin Edi Rama dhe prefekten e Qarkut të Vlorës Etjona Hoxha, gjatë inspektimeve për argjinaturën e Selevecit e cila u dëmtua nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa.

Administratori Cela pa nga afër edhe punën për riparimin e defekteve të krijuara në rrjetin elektrik si pasojë e shirave intensive në këto zona.

Ai u ndal në fshatin Cerven, komuna Frakull në qarkun e Fierit, e përmbytur nga dalja prej shtratit e lumit Vjosa ku prej disa ditësh ka munguar edhe energjia elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të linjave të tensionit.

Në sajë të punës intensive të kryer nga grupet e OSHEE, u arrit që të normalizohet situata në zonat e përmbytura dhe të rikthehet energjia elektrike.

Vetëm gjatë ditës së sotme punonjësit e OSHEE, vunë në eficencë 6 shtylla në fshatin Cerven. Administratori i OSHEE, Cela kreu takime me drejtuesit e drejtorive rajonale të OSHEE në Fier, Lushnjë dhe Divjake ku jo vetëm u analizua situata e emergjencës, por dhe për problematikat e tjera që lidhen me nivelin e arkëtimeve dhe aksionin e ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme dhe penalizimit të vjedhësve të energjisë./j.h

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje