Transferimi i Gjikës/ Prokurori Troci kërkon sqarime nga policia e burgjeve: Pse nuk më pyetët

9 Shkurt 2015, 13:42Politika TEMA

Prokurori i Vlorës Ramadan Troci ka kërkuar sqarime mbi lëvizjet e kryebashkiakut Shpëtim Gjika, i arrestuar me urdhër të tij, nga qyteti i Vlorës në drejtim të Tiranës, dhe më pas nga mjediset e QSUT tek një spital privat, ku iu nënshtrua koronarografisë.

Duket se gjithë lëvizjet e Gjikës pa lejen e prokurorisë kanë shkaktuar përplasje mes 3 institucioneve, organit të akuzës në njërën anë dhe Policisë e Burgjeve në tjetrën.

Me anë të një shkrese kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troci ka kërkuar sqarime nga dy institucionet për mënyrën se si u vendos të lëvizej kryebashkiaku kur ai është me statusin e të paraburgosurit.

Mbi këto pretendime, organi i akuzës kërkon sqarime nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve për nxjerrjen nga paraburgimi të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, të arrestuar të premten për dhënien e lejes së jashtëligjshme për një pallat 11 katësh.

Në letrën drejtuar kreut të policisë së Shtetit, Artan Didit dhe drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, prokurori Troci ka ngritur shqetësimin se për këtë transferim nuk është vënë në dijeni prokuroria, e cila sipas ligjeve duhet të japë pëlqimin e saj.

Po ashtu në letrën e Prokurorisë së Vlorës kërkohet shpjegim se nëse për arsye shëndetësore transferimi i Gjikës ka qenë një rast urgjence, përse nuk është vënë në dijeni qoftë dhe nëpërmjet telefonit organi i akuzës.

“Gjika i paraburgosur, si lëvizi pa lejen e prokurorisë? Nëse ishte urgjencë shëndetësore, pse nuk u njoftuam? Si u transportua Gjika dhe pse nuk u mbajt në spitalin e burgut?”, -janë disa nga pyetjet që ngre Prokuroria.

Prokuroria pritet të kërkojë rikthimin në burg të kryebashkiakut Gjika, ku ka afat 10 ditë për të apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua të premten në akuzën e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pengimit të prokurorisë për të zbardhur një vepër penale. Bëhet fjalë për dhënien e një leje të jashtëligshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh në Vlorë. Bashkë me Gjikën u arrestuan dhe vartësja e tij Doriana Sulaj e biznesmeni Artur Haxhi. Por në vlerësimin e masave të sigurisë Gjika arriti të shmangë arrestin me burg e të hetohet me masën “detyrim paraqitje”.

Gjika u njoh me këtë masë në ambientet e spitalit Amerikan të Tiranës ku dhe ndodhet prej datës 7 Shkurt. Ndërsa vartësja e tij dhe biznesmeni janë në paraburgimin e Vlorës pasi gjykata nuk ndryshoi arrestin ndaj tyre.

24 komente në “Transferimi i Gjikës/ Prokurori Troci kërkon sqarime nga policia e burgjeve: Pse nuk më pyetët”

  1. ben says:

    Ik or burr i keq, njeri hajdut dhe leve e te tjereve.
    Fytyre me te poshter se ky nuk ka, prokuror qe ve gjoba dhe shitet si leve per tu rene njerezve ne qafe.
    Funderrine e sistemit te qelbur te shtrembesise jo drejtesise

    1. vlonjati says:

      IK ore karagjoz se dole 2 her bllof.Ti duhesh largu nga sisemi se je i paafte e perdoresh si limon i shtrydhur sa her ka nevoj qeveria te bej show.Jo po pse nuk te pyeten ty te urinoj apo jo Z.GJIKA.Plehre prokuror

    2. kurreshtari says:

      O T(r)Oçi, po tani u kujtove ti. Mediat kane 4 dite qe shkruajne dhe japin me foto te gjithe levizjet e Gjikes

    3. ela says:

      Sigurisht levizja e tij nga ambjentet e paraburgimit pa lejen e prekurorit perben shkelje te ligjeve te shtetit, por si kudo veprohet fshace, une them qe personi qe nuk ka perfillur prekurorine duhet te penalizohet, nuk eshte per ate pune, nuk eshte per zbatimin e perpikte te ligjeve, eshte mesuar te punoje fshace dhe si i till duhet te largohet e te shikoje punet e tij dhe jo te shtetit dhe forcimit te ligjit, sepse se paku i mungon edukate ligjore e punes.

      1. kasemi says:

        Ca leje prokurori mor trap po gjykata ty do te pyesi more toç?? Ka urdher gjykate njehere shoku kok3gjashtcepsh se ti e ke marre juridikun e me rezulate

  2. ... says:

    ik ore palacoooo na e neverite…njeri i shitur …na fol pak si ka mundesi qe na doli fullani i pafajshem…nje kategori zhelesh jeni te gjithe

  3. Vlora1912 says:

    Ky plehu, qe e mban veten si te fort,Troc Kungulli me formim gjysmako – Krahinor, me pare duhet te jap shpjegime, se perse u varrosen disa dosje te bujshme per te cilet ka qen pergjegjes…

    Shpetim Gjika ka bere shum deme ne Vlore dhe duhet te Paguaj…pooooor keto deme i ka ber edhe me ndihmen e ca Troceve,Ndertues, Kushurinj te ketij Bastard-prokurori…

    Me sa duket, Troc Kungulli, ka ardhur te marr mbrapsht leket nen-dore qe kan paguar Troc-Ndertuesit…..me ndertimet me te shemtuara dhe me pa cilesi ne Vlore…

    Ky Bastard Prokurori, me dosje te lena ne mes ne Tirane, duhet te kuptoje nje gje nga Vlora…- Tochet e tij ndertues ishin/ jane Verior…arrijne te ndertojne ne Vlore..

    Kz surrat duket si gjobvenes, pavaresisht se Gjika e Ka vendin ne BURG…

  4. Shqip says:

    kur shikonim filmat me mafien italiane thoshim sa te rrezikshem jan po nekrahasim me mafjozet tan qeveritar dhe opozitar ata spaskan qen gje fare,mjer populli i varfer

  5. Stefi says:

    Heroi i leshit, garipi Troci! Te vjen per te vjelle me kete drejtesi te kapur.

    Kur gjykata i hedh poshte akuzat qe ka ngritur, prokurori direkt duhet te penalizohet ose te levize qe te vertetoje qe ka te drejte.

    Keta bejne gjasme sikur akuzojne, si beri “heroi ne fjale” me Fullanin. Direkt duhej te ishte zhdukur nga sistemi i drejtesise,

    Kur te japin ne fillin llogari prokuroret, pastaj i ngel derri mac ne dore gjykatave.

  6. Era e Malit says:

    Mire ketij prokurorit qe s’po i lini kusur, o te afermit e te pandehurit… po ky Gjika, ky qe vodhi lopen e Vlores, kaq i kulluar paska qene…?
    Le te rrinte ne burg po te ishte trim e i pafajshem dhe mos te sajoje skema grafie te zemres apo te bythes qe i qendis si do ai neper spitale private…
    Mos iu shmang drejtesise me procedure si Luli o Shpëto…se e drejta do dale ne drite. E di gjithe Valonna…

  7. Mamurrsi trim says:

    Ky injoranti i Prokurorise e di qe semundjet e zemres nuk presin qe te marre ky njohuri per mjeksine, por te lene thes.
    Nese do kishte vdekur Gjika ne burg ky do i dilte per zot?

    Injorant 19 karat ! ?

  8. mandi says:

    Po vjen nga Tirana, cfare ke ber ti bashke me Llallen per Lulzim Bashen, pasi dhe Llalla dha nje deklerat bomb,ku I ka rezultatet e deklerates.

  9. Vasil Gjika says:

    O Troc po ti ndodhte ndonje gje Shpetimit ku do shkoje?
    As ata qe te dhane urdherin nuk te shpetonin dot, o ushtar…se je shume i jashteligjshem…

    Vasil Gjika
    Pekin – New York

  10. Fatmir says:

    Shumica e komenteve duket se jane shkruar nga i njejti person.Kush ndjehet i pafajshem nuk ka frike sepse e di qe do ta fitoje pafajesine ne gjyq.Nuk guxon dhe ndonje prokuror i vertete te beje punen per te cilen paguhet sepse nuk te lene qente e terbuar.

    1. kasemi says:

      Cdo njeri deri diten qe merret vendimi nga gjykata eshte i pafajshem, nuk po them se Shpetimi eshte pa gje se e di gjithe Vlora se cfare eshte bere aty, ashu si edhe ne te gjithe qytet e tjera nga kryetaret e bashkive, po kjo more mik tregon nivelin e larte te injorances ne sistemin e drejtesis ne Shqiperi qe ne menyre absolute nuk dine te menaxhojne asnje lloj situate, jane thjeshte vegla qe veprojne per interesat personale te dikujt nga lart ne kembim te atyre monetare

  11. vlonjaTI says:

    kA TE DREJTE PROKURORI NQS ESHTE I PAFAJSHEM KUR TE BEHET GJYQI LE TE DALE I PAFAJSHEM TANI TE SHKOJE NE BURG SI TE GJITHE TE TJERET DHE JO TE BEJE SI I SEMURE PER TI SHPETUAR BURGUT,ATEHERE TE DALIN NGA BURGU DHE DY TE TJERET SE PER TE NJEJTEN GJE JANE ARESTUAR. LIGJI ESHTE I NJEJTE PER TE GJITHE.

  12. dinamoviti says:

    Ky eshte koti fare. Arreston njerezit per shou dhe pastaj I dalin te gjitha dosjet bllofe. Edhe me fajtori apo me hajduti me keto lloj prokuroresh dalin te pafajshem

  13. ateisti says:

    Ma sa lexoj une ketu,
    gangsteret e Shpetim Gjikes
    qenkan mobilizuar
    per te mbrojtur shefin e tyre …

  14. Eraldi says:

    Prokurori i kerkon llogari policise per masen e arrestit?

    Sa qesharake! Perse peokurori nuk i kerkon llogari gjykates e cila e vendosi masen e arrestit? Ky prokurori ose eshte nje injorant juridik, ose eshte nje kalec i politikes se ndyre Shqiptare! Gjithsesi eshte nje plehre e keqperdorur ne drejtesine vari qesen Shqiptare! Keta lloj plehrash, qofshin ata prokurore, avokat, gjykates apo notere e perfaqesojne bordellon e cila quhet “drejtesi” ketu ne Shqiperi!

    Vajmedet kjo pune.

  15. dhembeli says:

    Po kur liruan Fullanin a te pyeten more zoteri.
    Populli ska nevoje per show!

  16. Mentari says:

    Pse i kunderviheni prokurorit qe ka te drejte per te mbrojtur nje kriminel qe ne cdo fiber te trupit te tij ka poshtersi? turp te keni ju Vlonjatet qe i kunderviheni prokurorit me te mire qe ka shqiperia.Si nuk keni turp qe nga njera ane kerkoni drejtesi e lufte kunder Korrupsionit dhe nga ana tjeter i kunderviheni prokurorit qe eshte korrekt ne detyre? zoti ju denofte juve per padrejtesite

  17. tolstoi says:

    Nuk e mbrojme gjiken, po ky djale mund te jete shume i zoti, po kete pse nuk e beri dhe per Full-hanin,qe vodhi banken dhe popullin, pse nuk kerkoi llogari, ri mor djale se ky shtet eshte mberthyer deri ne gryke dhe nuk e le te marre fryme nga mafia, dhe mafia si zakonisht triumfon, kemi gati 25 vjet qe ketu eshte instaluar mafia me e rrezikshme, se ai qe vjedh,shperdoron dhe vret del gjithmone fitimtar, na vjen keq po ky eshte realiteti.

  18. dauti says:

    eshte i fajshem ose jo shpetim gjika kete e vendos vetem gjykata.prokurori mund te kete dyshimin e arsyeshem ose jo ne se shpetimi ka kryer vepren penale per te cilen e akuzon dhe vetem kaq.pasi pergatit dhe percjell akuzen gjykates c’do koment per vendimin e gjykates tregon injorance ose interes personal per ta mbajtur ne burg ate.them injorance pasi nuk ka jurist qe nuk i di rastet kur i akuzuari per nje veper penale mund te mbahet ne arrest me burg si mas sigurie ekstreme, nderkohe qe vendimi i gjykates per vepren penale per te cilen eshte akuzuar nuk ka mare forme te prere.por ne rastin e shpetimit nuk duhet te jete vetem injoranca pasi duket se ajo eshte e shoqeruar edhe me ndonje motiv tjeter personal te ketij prokurorit.duhen mirkuptuar ata qe per arsye te ndryshme personale e duan ne burg shpetim gjiken,por ne se e duan ne burg pa ligj ketu ceshtja ndryshon.jo vetem qe nuk i mirkuptoj por i kundershtoj me forc.dhe kam arsye ta bej kete.kur prokurore te till dhunojne nje kryetar bashkie imagjino c’mund ti bejne nje njeriu te zakonshem nderkohe qe kriminelet nuk preken.ne nuk na intereson shfaqja mediatike e atij zoteris prokuror,as karrjera e tij personale por shteti ligjor.ne se nuk funksionon shteti ligjor por prokuroret sillen si bandit atehere jemi te gjith te humbur.sepse nuk eshte normale qe dhjetra polic te arrestojne nje vajze me nje dosje letrash ne dore a thua se ishte e paisur me armatim te rende.ne nuk duhet te inkurajojme prokurore dhe gjyqetare te ashtu quajtur fort por prokurore e gjyqetare te cilet ne punen e tyre nuk kane asgje personale dhe zbatojne me rreptesi dispozitat ligjore sidomos sa u perket te drejtave dhe lirive themelore te njeriut…madje duhet te kerkojme ndeshkimin etyre kur shkelin keto te drejta.rasti eshte i paster.qe te arrestosh si mas sigurie nje te dyshuar per veper penale duhet te plotesohen disa kushte qe ne rastin e shpetimit nuk egzistojne.ne kete rast mendoj se vet prokurori ka shperdoruar detyren ashtu si ndodhi me fullanin e tej qe tregon se ky prokurori eshte perserites ne shperdorimin e detyres dhe sigurisht shpejt ose von do te pergjigjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje