Loja e rrezikshme e Vladimir Putinit

25 Shkurt 2015, 11:54Bota TEMA

Të paktën sinjalet janë kontradiktore. Optimistët, mund të vënë në dukje se intensiteti i përleshjeve në Ukrainën Lindore ka rënë, dhe se natën mes të shtunës dhe të dielës së shkuar, u arrit një marrëveshje për shkëmbimin e robërve të luftës, në përputhje me paktin e Minskut.

Më mirë se asgjë. Por është po aq e vërtetë, që Rusia po vazhdon të fusë armë në Ukrainë; se separatistët kanë marrë nën kontroll qytetin e Debaltseves, kur armëpushimi kishte hyrë tashmë në fuqi; se të dielën një sulm ka shkaktuar vdekjen e dy personave në qytetin e Kharkivit (në verilindje të vendit) gjatë një demonstrate patriotike.

Mbi të gjitha, rrethi duket se po shtrëngohet përreth portit të Mariupolit, rënia e të cilit do t’i dhuronte Rusisë një vazhdimësi territoriale ndërmjet Krimesë dhe rajoneve tanimë të kontrolluara, nga aleatët e saj separatistë. Në mëdyshje, kryeqytetet perëndimore kanë shumëfishuar paralajmërimet ndaj Moskës dhe sot në Paris, do të përpiqen të marrin vesh se cilat janë qëllimet e Vladimir Putinit, gjatë një takimi midis ministrave të jashtëm të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.

Por në këtë pikë, ne mund të dyshojmë se qëllimi i Kremlinit, nuk është aspak paqja. Në këtë moment çdo gjë të bën të mendosh se Putini, dëshiron të synojë drejt një rruge të mesme, mes paqes dhe luftës, i bindur se vazhdimi i tensioneve politike dhe ushtarake me Perëndimin, do të forcojë më tej pushtetin e tij.

Në fakt, derisa përleshjet në Ukrainë do të vazhdojnë, presidenti rus mund të argumentojë se vendi i tij është i kërcënuar dhe viktimë e një tentativë për rrethim, nga ana e Perëndimit. Në këtë mënyrë, Putini do të çonte më tej propagandën e tij kundër “fashistëve” në pushtet në Kiev, dhe flasë për “gjenocidin”, që do të godiste rusisht-folësit, në rast se vendi amë, nuk do të kishte ndërhyrë.

Me pak fjalë, presidenti do të mund të vazhdojë ta paraqesë veten si shpëtimtar i Rusisë, duke heshtur çfarëdolloj zëri opozitar, e duke akuzuar cilindo kritik, se paguhet nga perëndimi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.

Si mund ta shpjegojmë ndryshe këtë qëndrim, përveçse me një llogaritje të brendshme të këtij lloji?

Aktualisht Putini, është në gjendje t’i drejtohet popullit të tij, duke nxjerrë në pah se falë tij, Rusia ka pushtuar Krimenë, se Aleanca Atlantike nuk do të arrijë kurrë në kufijtë e saj, dhe se rusishtfolësit në Ukrainën Lindore, do të fitojnë autonominë.

Për më tepër, ai mund të mburret edhe me marrëveshjet Minskut, që janë realisht të favorshme për Moskën. E megjithatë, ai nuk bën asgjë për t’i respektuar ato marrëveshje, përkundrazi tenton me çdo mënyrë t’i sabotojë, duke vazhduar furnizimin me armë për separatistët, të njëjtët që mund t’i qetësuar si dhe kur ai dëshiron. Pra, deri sa të provohet e kundërta, Vladimir Putini e do luftën, një konflikt me intensitet të kontrolluar, por gjithësesi shkatërruese për stabilitetin e Evropës dhe botës.

Internazionale- bota.al

14 komente në “Loja e rrezikshme e Vladimir Putinit”

  1. Tironci Lugano says:

    Eshte per te ardhur keq me perendimin.Eshte i njejti skenar si para 15-20 vjetesh ne Bosnje.Bisedime pa fund per paqen kur ne terren forcat jane ne porporcion jo te drejte.Serbet atehere te armatosur Boshnjaket j, sju lejohej te armatoseshin embargo deri sa erdhen ne pozicion fakti e ne fund u arrrit ajo marrveshje e qelbur e DeitonitE njeta gje ndodh me ruset e Ukranines sot.Jane me ne avantazh ne terren sepse kane arme me te mira.Kur te marrin cdo gje do gjejne nje marrveshje te tipit Deiton.Por ama Ukraina do jete e ndare..

    1. fuck usa says:

      Loja e rrezikshme e SHBA-ve.

      Kjo eshte e verteta qe asnje gazetar ne perendim s’ka bythe te shkruaj.
      Loja te dashur miq ka filluar heret me krizen ekonomike Duke vazhduar me pseudo revoltat e lindjrs se mesme, ISIN, dhe Duke provokuar rusin.

  2. Ajaxs says:

    Mos u merrni me Putinin por merruni me ata qe bene grushtin e shtetit ne Ukraine. Ukrainasit jane Ruse ose Ruse te perzjere.

    1. trojani says:

      thua nuk e dinin ruset kete ne 90-ten !!??
      pse qe ju dhane te drejten e pamvarsis atehere!!??
      une nuk di qe ukrainasit jane rus,tani ndonje perzierje mbase kane,kjo si gjithe te tjeret nuk ka sot asnje lloje race 100% te pastert.
      nuk jam me ruset,por putin eshte nje lider qe i pershtatet me se miri nje shteti te tille,historikisht i fuqishem.

      1. albano says:

        MORE TROJAN … OSE JE KOQE ….OSE JE CUNI I HITLERIT … SHPRESOJ NJE DITE RUSET TI BEJNE FAMILJES TENDE MASAKRAT QE BEJNE NE UKRAINE .. EDHE HITLERI KUR E FILLOI LUFTEN ..GJETI PRETEKSIN SE MBRONTE GJERMANET NE POLONJE DHE CEKOSLLOVAKIE … DHE PASTAJ I PUSHTOI PER INTERESAT E NAZISTEVE .. EDHE KY PUTINI NUK ESHTE ME I MIRE SE HITLERI DUCJA ..PRANDAJ KATUNARE KOMUNISTA MOS HANI MUT POR MESOJENI MIRE HISTORIEN E DIKTATOREVE … POR E KANE FAJIN EUROPIANET QE NUK I COJNE TANKET NE UKRAINE … E LANE VETEM E BRAKTISEN SIC BRAKTISEN BALLKANIN KUR SERBET DHE RUSET MASAKRUAN GRATE FEMIJET DHE POPULLIN E SHKRETE ..CTI BOSH FRANCOIS HOLLANDE QE ESHTE NJE PALLUQE …

        1. trojani says:

          o albano cari!! ku e kuptove ti qe une jam “tifoz”i putinit!!??? thash vetem nje te vertet apsolute qe ai eshte nje president qe perputhet tamam me c’eshte rusia,nje fuqi ushtrke ekonomik dhe me rezerva natyrore te pa llogaritshme.
          usa eshte shume me larte ushtarakisht por ka nje president bythezi qe s’ka tope ti dale putinit,sa per te tjere holland,merkel &com ai tall topet.
          ai u tregoje dhembet me gjeorgjine,po te kishin reaguar ndryshe perndimoret nuk do kishin ndodhur keto ne ukrain dhe kam frike qe ai nuk do ndaloje.
          suportoje ukrainasit po e kane te humbur betejen.

  3. dauti says:

    si u rrezua ai presidenti i pare i ukraines thate?mos thete me vote apo thjesht me revolta…po sikur ne cdo rast pakenaqesie qeverisjet te permbysen me revolta si i behet?perse jane votimet me afat te percaktuar.edhe sala ne 97 pavaresisht revoltave si president u largua me vot.prandaj kush nxiti revoltat ne ukraine para se te meret me putinin te shikoje njehere proceduren e rrezimit te atij qe ishte zgjedhur me vot…sepse dhuna sjell dhune thuhet…

    1. albano says:

      OR DAUT FILLOZOFI … SA I MENCUR QE QENKE MORE .. VIZITOVA EUROPEN POR NUK GJETA NJE NJERI INTILIGENT SI JU MORE DAUT …. A E DIN TI MORE DAUT SE EDHE HITLERI KISHTE POPULLIN … U ZGJODHE ME VOTA ..A E DINI TI MORE DAUT SE DUCJA HITLERI KUR DILNIN NEPER BALLKONE POPULLI U EXITONTE NGA PREMTIMET … POR KU E KE BERE SHKOLLEN MORE I MJERE NE CFARE FSHATI KE LINDUR .. A E DIN TI MORE SE CFARE VILASH KISHTE PRESIDENTI I UKRAINES … A E DINI TIMORE SE POPULLI NUK KISHTE ME HONGER DHE AI PRESIDENTI KISHTE MILIONA DHE BENTE JETEN SI PASHA ..sepse ne Ukraine nuk jane si ju ne shqiperi qe j ben BERISHA RAMA PER BUDALLENJ .KAQ GJE TE THESHTE NUK E KUPTONI NE SHQIPERI

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Daut, p’se nuk beri referendum sic kerkonte popullata e revoltuar more xhan.. Na thoke qe ishte zgjedhur me vote.. Na ishte demokraci sipas teje..Atehere kur kishte demontrata me muaj te tere duke vrare edhe 100 e ca persona, perse nuk ben referendum per zgjedhje perseri ?!?! Ty po te digjej kryeqyteti nga revoltat dhe presidenti jetonte ne KESHTJELLA me orendi marramendese..

  4. USA says:

    kjo verteton edhe nje here se popujt jane turma bagetish…

    po te dinin fuqine e tyre popujt( minjte udheheqesa mender)

    do te hiqeshin zvare…….

  5. Leone-53 says:

    Gjithçka qe ndoth ne Ukraine “ngjan” 100% me ato qe kane ndodhur ne irak, Afganistan , Siri e Libi dhe “SKENARIST” eshte SH.B.A-ja.
    Por ketu ka nje ndryshim te math sepse amerikanet kane te bejne me MUZHIKUN qe nuk ja dalin dot.
    Eshte dhe nje e VERTET madhe qe pjesa me e madhe e europianve ketu ne perendim e kane kuptuar tashme qe amerikanet ua kane me “HILE” dhe keshtu sduan tu shkojne pas te “çmendurve” amerikan !…

  6. albano says:

    LEONE I URRENKE AMERIKANET …OSE JE CUN KOMUNISTI …OSE JA ARAB OSE TURK PA KULTURE ..SE BOTA EUROPA JA KANE BORGJ JETEN AMERIKANEVE ..ME MIJERA TE RINJ AMERIKANE E DHANE JETEN PER CLIRIMIN E EUROPES ..POR QENKE I SHPIFET DHE PA SHKOLLE ESHTE NJE KENGE FRANCEZE QE THOTE PO QE SE AMERIKANET NUK DO TE KALONIN NGA EUROPA …. AKOMA EDHE SOT NE FRANCE DO TE FLITEJ GJERMAISHT …E KUPTON ..APO TI BEJ ME VIZATIME …? ?

  7. WEB says:

    Eshte per ardhur keq kur lexon disa komente ketu ne kete teme ,dhe konceptin qe kane disa per ceshtjen ruso-ukrainase ,duke arritur deri ne ate pike dhe quajne fajtore ukrainen per fillimin e konfliktit .Nuk ka rendesi kush i ngriti ukrainasit ne revolte Usa apo europa ,fakti ishte qe lideri i tyre e leshonte tullumin mbi banjo floriri ,ndersa ne supermerkatet ukrainase shiteshin prodhime te skaduara prej 6 muajsh .Nje gje duhet te jete e qarte ,qe rusia nuk eshte simboli i thelle i se drejtes dhe demokracise ,por thjesht para veshtrimit te pafuqishem te europes po gllaberon territore qe nuk i takojne ,ne kurriz te nje shteti tjeter .Po neser kujt do ti takoje ? estonise? ,letonise ?pse jo edhe hungarise apo polonise ?zgjohuni dhe mos shkruani pa u menduar

  8. taksirat kusuri says:

    Ne mbare ballkanin idhtaret komunist, e thene ndryshe, pro ruset po pregatisin armet per nje mirseardhie ruse.Ne krye te tyre eshte kombi grek e serb,jo prapa mbeten pro ruset shqiptare,per hir te se vertetes jane ne numur te konsiderushem,ne qofte se nenvleftesohen do kemi perseri nje 44er Zgjerimi e forcimi i rusis do te thote nje ballkan vasal rus,do te thote forcim i boshtit beograd-moske-athine.Vetem amerika mund ta shperbeje kete bosht.Nje nga objektivat kryesore e boshtit sllav esht zhdukia e kombit shqiptar.Ata komentus qe shprehen pro putinit ne shqip nuk jane shqiptare me kombesi jane thjesht me nenshtetesi.Forcimi e zgjerimi i rusis eshte kthim shekuj mbrapa i zhvillimit shoqeror,shpresoj bota e civilizuar do dije te luftoje putinizmin si cfaqia e fundit e hitlerizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje