Padia penale/ Flamur Bime: U bë me kërkesën time personale, kjo tregon se ligji funksionon

25 Shkurt 2015, 10:36Politika TEMA

Pas lajmit se Flamur Bime, kreu i Bashkisë Gjirokastë është çuar në ndjekje penale nga IMKT, ai ka reguar duke thënë se ka qenë kërkesa e tij personale që IMKT të shkonte në Gjirokastër për të hetuar shkeljet e mundshme.

“Ne respekt te qindra telefonatave e mesazhe te derguara prej jush e ne pamundesi per t`ju pergjigjur te gjitheve, ju falenderoj nga zemra dhe ju informoj se: Me kerkesen time personale me ne fund IKMT erdhi edhe ne Gjirokaster . Ky eshte nje tregues i funksionimit ligjor e demokracise”, shkruan Bime në Facebook.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës më tej shkruan se gjithë dokumentacionin që disponojnë do t’ia vene ne dispozicion IKMT-së.

Ne disponojme te gjithe dokumentacionin ligjor qe provon punen dhe aktivitetin e bashkise te mbeshtetur mbi rregullat,rregulloret e legjislacionit ne fuqi. Te gjithe dokumentacionin jemi te hapur ta veme ne dispozicion te IMKT dhe Prokurorise. Jam i bindur se ne te gjithe punen dhe veprimtarine tone jemi te udhehequr nga respektimi maksimal i ligjit. Ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj.

Ditën e martë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit,  kallëzoi penalisht kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe disa zyrtare të tjerë. Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori” të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh. Por siç duket Bime këtë e ka bërë në bazë të rregullave dhe disponon edhe dokumentat që do ia lërë për shqyrtim IKMT-së/j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje