Shtyhet afati për shlyerjen e faturave të energjisë. 31 marsi data e fundit

27 Shkurt 2015, 13:11Ekonomia TEMA

Shtyhet për në 31 mars afati për shlyerjen e pagesave të prapambetura të energjisë elektrike. Vendimi është bërë publik këtë të premte, në një konferencë të përbashkët për media, nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.

Ministri Gjiknuri u shpreh se është konstatuar se qytetarët i janë përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme për pagesën e faturave debitore dhe se në situatën e krijuar ku njerëzit po mbajnë radhë të gjata për të paguar dritat, atëherë është parë e udhës shtyrja e afatit edhe për një muaj.

Sot, konstatoj me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht këtij angazhimi të guximshëm të OSHEE-së dhe qeverisë.

Falënderoj të gjithë qytetarët që vendosën ti japin fund abuzimit me energjinë, lidhën kontratat e reja me OSHEE-në duke ju bashkuar shumicës së qytetarëve të ndershëm që kanë paguar rregullisht për energjinë e konsumuar.

Duke dashur tu vimë në ndihmë qytetarëve debitorë, për ta bërë të përballueshme shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, qeveria dhe OSHEE ofruan një skemë tejet lehtësuese.

Nga hyrja në fuqi e kësaj skeme, janë mbi 233 mijë abonentë që kanë firmosur aktmarrëveshjet dhe më shumë se gjysma e tyre kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave.

Afrimi i ditës së fundit të vlefshmërisë së kësaj skeme lehtësuese ka shtuar ndjeshëm rradhët në zyrat e OSHEE-së në të gjitha rrethet.

Pavarësisht masave të marra nga kompania për shtimin e sporteleve dhe zgjatjen e orareve, të gjithë e kuptojnë se kjo është një situatë jo e zakonshme.

Kemi vendosur ti përgjigjemi pozitivisht kërkesave të shumta të qytetarëve për një shtyrje të afatit të vlefshmërisë së skemës lehtësuese të pagesave për abonentët familjarë”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, koha shtesë deri në 31 mars duhet tu shërbejë të gjithë debitorëve si një mundësi e fundit për tu rreshtuar në krah të qytetarëve të ndershëm që nuk duan të paguajnë edhe për ata që vjedhin.

“Përmes deklarimeve publike, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Komuniteti i Energjisë kanë mbështetur plotësisht hapat e marra nga qeveria në drejtim të reformës së thellë në sektorin energjitik.

Masat e marra dhe mbështetja gjithnjë në rritje e qytetarëve faktojnë se jemi në rrugën e duhur për rimëkëmbjen energjitike. 100 milion USD më shumë arkëtime vitin e fundit dhe 7.3% më pak humbje janë fakte që flasin qartë.

Afrimi i kompanive të huaja prestigjoze si ajo gjermane Max Streicher me të cilën firmosëm sëfundi një marrëveshje për linjën e interkonjeksionit me Italinë është një tjetër sinjal se investitorët seriozë kanë filluar të kthejnë sytë nga Shqipëria.

Marrëdhënia e re që po ndërtojmë me qytetarët shqiptarë padyshim e vendos OSHEE-në përballë sfidës për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe të sigurtë. Anulimi i mijëra faturave të trashëguara abuzive të vendosura ndaj qytetarëve dhe ndëshkimet e vazhdueshme në radhët e nëpunësve të OSHEE-së që shkelin ligjin, janë prova se sjellja e kompanisë ka filluar të ndryshojë.

Rikthimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike nuk është beteja e një kompanie, as e një ministri apo një qeverie. Është beteja e qytetarëve të ndershëm që kërkojnë të trajtohen të barabartë. Secili duhet të paguajë atë që konsumon, askush nuk duhet të paguajë për ata që vjedhin”, tha Gjiknuri. /gj.k/

3 komente në “Shtyhet afati për shlyerjen e faturave të energjisë. 31 marsi data e fundit”

  1. safeti says:

    Terhiq e mos e kput, i morret zvarr 1 milion shpullaxhinjt, mir e beni qe te msojn se cndodh kur e hedh voten pa menduar.

  2. drejtesia says:

    Sic duket o Safet qenke ne radhet e PeDeisteve te sAli Babes me 40 hajdute qe nuk e keni paguar energjine qe nga viti 1992. Ne qe e kemi paguar vazhdimisht nuk na rendon fare se po ju detyrojne juve hajduteve per ta paguar. Te 1 milion votat pikerishte per kete kane qene qe ne Shqiperi te vihej rregull dhe drejtesi dhe kjo deshire hap pas hapi po realizohet sado qe te te vije keq ty dhe shokeve te tu.

  3. Shkodrani says:

    Safeto ke te drejte, jam kunder ketyre masave ekstreme qe po i aplikohen vetem popullit te varfer e jo atij qe te ka be nenen ty, SB.
    SB pasi ta beri nenen dhe dole ti tani ta ka bere edhe ty e do na dali noj Safet i vogel.

    Duhet te kishin fillu nga sali berisha e nga ato vemjet e zvarraniket si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje