Drejtori i Poicisë së Shtetit, Artan Didi, ka sqaruar keqkuptim për një deklaratë të bërë, se nuk e ka takuar Tom Doshin dhe personin që pretendohet se do ta vriste atë.
Didi shprehet se ka thënë se në zyrën e tij nuk ka takuar as Doshin dhe as ndonjë vrasës.
Sipas tij, takimi ka ndodhur në zyrën e Tahirit.
“Referuar disa keqkuptimeve të krijuara nga disa përfaqësues të caktuar të medias, e më pas nga një parti politike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Didi, sqaron se nuk ka bërë kurrë ndonjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të Z. Doshi.
I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose ndonjë vrasës, Z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar Z. Doshi e as ndonjë vrasës.
Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit.
ahhahahahaahah sa gallat e nderruan versionin direkt.ore e dim se kur ka dore shteti nuk gjendet e drejta
Zoti Didi kot lodhesh te sqarosh plehrat sepse cdo gje eshte e qarte
Toma duhet te shkoje ne burg
Ca amatori!
ky po qe eshte sqarim, shyqyr qe jemi te qarte tani
sa bllof doli dhe ky tipi me mustaqe…
po ca drejtor police je mor zotni?arreston qyqaret qe i kane borxh keshit 30 mije lek te vjetra dhe takohesh normalisht neper zyra me vrases me pagese….republike bananesh komplet.
Ore me nder komentues! Nuk ju ka faj njeri se nuk dini as te degjoni as te lexoni. Jeni “shkolluar” ne tranzicion. Me shkollim dua te them 8-te vjecaren; keni mesuar vetem ato me “kryesoret”.
Prandaj duhet folur vetem me dokumente e shkresa.
Po ne jemi vend,ku vetem thashethemet pin uje,asnje nuk mendon qe denoncimet behen ne polici o prokurori…Mjafton muabeti,dhe u zgjidh dhe denancimi dhe gjyqi…Shteti i Tomes.
Kur kemi keta mender qeveritare cfare pret nga komentuesit.
ky nuk di gje per asgje athua se eshte coban .nese ska faj se cobanin ka
bere ne rini e se haron kollaj prandaj ti cojme ca dele se ka rama
ne kryemistri ato qe ndan e ky e ben persembari