Hera e parë e Doktorit

17 Mars 2015, 09:29Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli*

 

Ka pasur një lajm të mirë në Tiranë në dy javët e fundit, por në morinë e lajmeve të këqia që kanë ndodhur, ai nuk ka rënë në sy. Nuk ka rënë në sy edhe pse ai është një lajm i prodhuar nga politika, e cila si rregull dhe deri më tani, pothuaj asnjëherë si përjashtim, ka prodhuar vetëm lajme të këqia. Të gjithë njerëzit më të fuqishëm të vendit, për nga rëndësia dhe pesha politike, u zhvendosën në një tjetër qendër rëndese, në organin e akuzës. Të gjithë, të thirrur prej saj, nxituan të japin dëshmitë e tyre për historinë “Doshi”. Kryeministri, kryetari i kuvendit, ministri i brendshëm, disa deputetë dhe mbi të gjitha Ai. Vetë Ai, Doktori. Ish-president i Republikës në një mandat e një çerek, ish-kryeministër i vendit në dy mandate dhe deputet në të gjitha legjislaturat postpluraliste, zoti Sali Berisha për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike nga hiri apo pahiri, u ul përpara tryezës së prokurorëve të krimeve të rënda, në atë procedurën standarte: u pyet për emrin, mbiemrin, atësinë e mëmësinë, datëlindjen, profesionin dhe skedinën penale. Për të arritur në pikën kur ju kërkua, natyrisht me mirësjellje që meqënëse ndodhej në prokurori, me cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen në hetim, të rrëfente nëse dinte rrethana të dobishme për hetimin. Për të kuptuar përmasën e lajmit të mirë që a ndodhur në Tiranë mjafton të bëhet një krahasim i thjeshtë dhe të përfytyrohej Doktori katër vjet më parë duke shkuar në zyrën e ish-prokurores Ina Rama apo që tek biondja e akuzës të shkonte brunia e politikës, domethënë Jozefina.

Çfarë është në thelb të këtij lajmi të mirë? Një filozofi tërësisht e ndryshme politike e kësaj maxhorance të sotme në krahasim me një të shkuar jo aq të largët. Një filozofi që ka të bëjë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve e me respektin e pavarësisë reciproke. Natyrisht ende larg një standarti nordik të fjalës, por që bën përshtypje dhe është i rrallë për Ballkanin e jugut të Evropës.

Nëse një skenë e tillë do të kishte ndodhur vite më parë, me siguri dhe Shqipëria do të ishte ndryshe. Eshtë kështu siç është edhe pse kjo gjë as nuk mendohej më parë.

Revista Java bëri një udhëtim të shkurtër në kujtesë dhe siguroi disa nga momentet më të rëndësishme kur politika duhej të bënte këtë rrugëtim drejt prokurorisë. Dhe u ndal tek personazhi kryesor që nuk e kishte bërë kurrë një gjë të tillë, por që e humbi virgjërinë në fillimin e kësaj jave, kur tregoi gjeneralitetet e tij përpara prokurorëve.

Në shumë më shumë se një rast, Sali Berisha duhej të ishte bërë së paku klient i prokurorisë. Nuk e ka bërë, por njeriu i standarteve të shumëfushta, është shndërruar në prokurorin politik të gjithkujt. Njëlloj si komunisti i dikurshëm dhe i penduar Bedri Spahiu, për të cilin këndoheshin edhe këngë qesharake me rima primitive. Ndryshe nga Spahiu, Saliu modern është larg pendesës që provoi dikur Spahiu.

Në vitin 1996

Ai vit i largët njohu një farsë të vërtetë elektorale. Shteti, makineria policore, SHIK-u më shumë legjendë sesa real, grupe pothuaj të strukturuar paramilitarë e deri dhe pronarët mashtruesë të piramidave financiare dhe media e vetme shtetërore elektronike, u vunë përballë një opozite që megjithatë pak besonte në fitore. Por edhe pse kushtet ishin fare të pabarabarta, manipulimi nëpërmjet dhunës dhe përdorimi i faktit të kryer, realizoi atentatin e parë serioz politik dhe vrasjen e institucionit të zgjedhjeve. 26 maji ishte akti i parë i një drame që ende nuk ka mbaruar edhe gati dy dekada më pas. Por euforia e asaj fitoreje të grabitur, në dy ditët në vijim, do të shihte anët e saj groteske dhe tragjike. Një demonstrim paqësor i opozitës do të shtypej me forcë në sheshin Skënderbej dhe drejtuesit e saj kryesorë do të rriheshin publikisht. Kurrë nuk u morr vesh se kush dha urdhërin për atë agresion publik. Një hetim për tejkalimin e përdorimit të forcës nga policia dhe një hetim i brendshëm në ministrinë e rendi, dha pak rezultat. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe ministri i Brendshëm Agron Musarai mohuan në atë kohë dhe më pas të kishin dijeni për urdhërdhënësit. Edhe pse askush nuk e fshihte, që atëherë ishte e qartë se njeriu që e kishte urdhëruar atë rrahje masive e publike ishte ish-presidenti Berisha. Por askush, në asnjë rast atëherë e më pas, nuk e çonte në mend që hetimi do të përfshinte edhe vetë zotin Berisha. Që së paku do të duhej të dëshmonte të vërtetën e tij për atë 28 maj tragjik tiranas.

Humnera 97’

Ka qenë padyshim viti më i rëndë për ish-Presidentin Berisha. Kush vjen nga shpata, nga shpata do të shkojë, aksioma e hershme në rastin e tij modernizohej: kush vinte me kallashnikov, nga kallashnikovët do të ikte. U rizgjodh në tre mars 1997 për mandatin e dytë presidencial, por brenda një jave negocioi me opozitën mundësinë e zgjedhjeve të reja. Por ndërkaq i kishte provuar të gjitha. Deri dhe tentativën e çmendur për një sulm ushtarak të mundshëm drejt jugut të rebeluar me paramilitarë. Mijëra fakte dhe dëshmi, por fare pak prova të shkruara në letër, vërtetonin se Berisha, jo vetëm si kreu i shtetit, por dhe si individ, ishte përfshirë në veprime të paligjshme për vendosjen e ligjshmërisë në vend, sipas tij. Në vjeshtën e të njëjtit vit, i dorëhequr nga presidenca, i mbetur në opozitë, Berisha e pa veten në qendër të një hetimi penal për ngjarjet e marsit 97. Megjithatë, edhe pse i kërkuar si një nga dëshmitarët kyç të saj nga prokuroria, ai asnjëherë nuk e kapërceu portën e organit të akuzës. Një hetim parlamentar për ato ngjarje nuk mundi të tregojë diçka më shumë sesa atë që kishte provuar në kurriz çdo shqiptar: tmerri i kishte ardhur nga politika dhe në qendër të asaj politike primitive, kishte qenë zoti Berisha.

Vrasja e Hajdarit

Për ta vënë në kontekst kohor historinë e vjetër; në fund të verës së vitit 1998, PS e PD ishin pranë arritjes së një kompromisi për të qenë bashkëhartuese të kushtetutës së re të vendit. Dy bashkëkryetarët e tij, i ndjeri Sabri Godo dhe Arben Imami kishin firmosur ftesat zyrtare për opozitën dhe gjithçka dukej si një akt formal. Por pikërisht në atë kohë, prokuroria arreston gjashtë personazhe të dorës së dytë të opozitës për rolin e tyre në ngjarjen e 97-ës. Akuza, genocid. Gjithçka që dukej se po shkonte në normalitet, u rrokullis me shpejtësi në kaos. PD nisi protestat dhe hyri në muajin e parë të vjeshtës 98’, më agresive se kurrë. Në datën 12 shtator, përpara selisë së PD-së ekzekutohet deputeti Azem Hajdari. Berisha akuzon kryeministrin e kohës Fatos Nano dhe kreun e kuvendit Skënder Gjinushi si frymëzues dhe ekzekutorë të krimit. Dy ditë më pas, Tirana, bulevardi kryesor i saj, kryeministria, kryesia e kuvendit, RTSH pushtohen nga demonstruesit e opozitës. Një grusht i pastër shteti që u mbyll vetëm nga presioni ndërkombëtar. Dy hetime paralele, vrasja e deputetit dhe grushti i shtetit, kërkonin me ngulm kryedëshmitarin Sali Berisha. Por edhe pse prokuroria firmoste letra mbas letrash, Berisha thjesht injoronte kërcënimin se mund të shoqërohej edhe forcërisht në organin e akuzës. Nën një regji të huaj ai pranoi të japë versionin e tij të dëshmisë për vrasjen e Hajdarit në ambasadën amerikane. Edhe pse e premtonte solemnisht që me riadhjen e tij në pushtet, ajo dosje do të rihapej dhe ai do të dëshmonte, një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.  Berisha refuzoi të dëshmonte dhe për ngjarjet e 14 shtatorit, i mbyllur në një dynym tokë tek selia e partisë së tij, i rrethuar nga besnikë të verbër dhe në një ndërtesë që ngjante si shtet më vetë paralel, larg autoritetit qëndror të shtetit.

 Ka një herë të parë gjithmonë

Dhe ajo që nuk ndodhi mbas ngjarjeve tragjike të 1997-ës, do të ndodhte në fund të vitit 2000. Në 29 nëntor të atij viti, komisariati i policisë së Bajram Currit u sulmua nga një turmë e zemëruar. Pati një të vrarë dhe disa të plagosur aty, por ngjarjet u përshkallëzuan sidomos në Tiranë. Në orët e para pas mesnatës, Sali Berisha dhe shoqëruesit e tij ndalohen nga policia dhe shoqërohen forcërisht në drejtorinë e policisë. U krijua ideja se për njeriun që kishte dominuar skenën politike të vendit, hesapi i fundit i tij do të ishte me të ftohtin e nëntorit. Por bohçja me rroba të trasha që i dërguan në polici, nuk u hap sepse në mëngjez ai rifitoi lirinë e tij. Hetimi për ngjarjen e Tropojës kishte një nevojë të padiskutueshme për dëshminë e Doktorit, por ai edhe kësaj rradhe nuk e pa të udhës që të dilte përpara organit të akuzës.

Gërdeci

Ka një detaj të pandryshueshëm në karrierën fantastike të zotit Berisha: gjithmonë ai ka dashur të japë përshtypjen se di gjithçka ndodh në këtë vend. Aq sa për kundërshtarët e tij është shndërruar gati-gati në fobi syri vigjilent i Doktorit. Por ishte një rast kur zoti Berisha u fsheh pikërisht mbas “padijenisë” së tij. Menjëherë mbas shpërthimit tragjik në Gërdec ai pretendoi se ishte hera e parë që e dëgjonte emrin e atij fshati dhe se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë ndodhte aty. Mohoi madje edhe një të afërm që humbi jetën në Gërdec. Një hetim penal për çështjen u njoh me vështirësi të panumërta, që nisnin që me kompleksitetin e pazakontë të ngjarjes dhe përmasën e jashtëzakonshme tragjike të saj, do të kishte nevojë për kryedëshmitarin e rradhës. Ai ishte kryeministri i kohës, Sali Berisha. Por përfshirja e të afërmve të tij në tragjedi bëri që ai të bllokojë me çdo kusht dhe çmim hetimin. Për një kohë të papërcaktuar ai refuzonte të vinte në dispozicion të prokurorisë transkriptet e dy mbledhjeve të qeverisë që dhanë lejen për demontim në Gërdec, sa për të dhënë një shembull. Ndërsa për marrjen e dëshmisë së tij në prokurori, as që nuk bëhej fjalë.

21 Janari

Demonstrata po mbyllej me afrimin e muzgut. Përplasjet e forta të një pjese të qytetarëve me policinë kishin mbaruar kur garda e republikës e ndoshta edhe civilë të paidentifikuar andej gardhit të kryeministrisë, hapën zjarr me armë automatike kundër turmës. Reazultati, katër të vrarë dhe mbi 30 vetë të pagosur. Sali Berisha bën tentativën e parë për t’i faturuar ato vrasje tek vetë demonstruesit dhe më pas, mbasi i bie ky variant, shpik historinë e grushtit të shtetit. Vë nën një presioon të paimagjinueshëm prokurorinë, institucionin e presidentit të republikës dhe vetë opozitën. Kundërshton deri dhe veprimet normale proceduriale të prokurorisë në mbledhjen e provave. Ndikon në teatrin e veprës penale, prish dhe manipulon prova, kundërshton urdhërat e prokurorëve. Sërish në hetimin penal duhet të ishte personazhi kyç që do të duhej së paku të dëshmonte. Nuk ndodhi kurrë. Në të kundërt, ndërtoi një trupë paralele hetimi në Parlament që e quajti komision hetimor.

Epilogu që është larg

Për herë të parë, me cilësinë e dëshmitarit që mund të ketë dijeni për rrethana të dobishme të çështjes, zoti Berisha shkoi këtë javë në prokurori. Mund ta kishte bërë që në kohën e shpërthimit të bombës tek supermarketi i VEFA-s, për shembull, 20 vjet më parë apo kur deklaronte se njihte vrasësit e një zyrtari të lartë të burgjeve. Duhej ta bënte në një numër gati të pafundëm çështjesh penale që kanë ndodhur në Shqipërinë e dy dekadave të fundit. Që kur thotë se ka dijeni për autorët e disa vrasjeve mafioze, që kur pretendon se di se kush ishte pronari i skafeve të vdekjes në Adriatik, kur pohonte se Nano ishte padrino i trafikut të drogës në Shqipëri e kështu me rradhë.

E bëri kësaj rradhe, kur deklaroi se kishte dijeni që prej së paku tre muajsh se po përgatitej një atentat kundër jetës së dy deputetëve, Doshi dhe Fufi. Dhe se porositësi i krimit ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta. Por kësaj rradhe presioni i fortë bëri të vetën edhe për të: ju kujtua se ai do të duhej ta denonconte krimin që ishte në pritje të ndodhte. Gjë që ai nuk e kishte bërë. Madje as duke vënë në dijeni deputetin e partisë së tij se po i kërcënohej jeta. Por tashmë asgjë nga këto nuk ka më rëndësi. E rëndësishme është që tabuja po thyhet dhe se me ndrojtje, me shumë vështirësi dhe vonesë, së paku në formë, Shqipëria politike prodhoi një lajm  të mirë: ndarjen e pushteteve dhe rivitalizimin e prokurorisë në të drejtën e saj kushtetuese si organ i akuzës. Edhe pse, vetë prokuroria, në një shtet normal do të duhej të ishte nën akuzë. Por kjo është një çështje tjetër, Shqipëria po bëhet shtet normal, por ende nuk është i tillë kur të vërtetat të thuhen deri në fund.

28 komente në “Hera e parë e Doktorit”

  1. Sharmuta says:

    Rrofte Sali Berisha!!

    1. Spartaku says:

      Poshte Sali Berisha.Ne burge per jete per krimet qe ka bere.Me mire ne litar.

      1. Toni says:

        Pse e therrisni Doktor kete vemje. Ky vetem Doktor qe nuk eshte. Ky mund te jete Doktor mortja ose Doktor rrumpalla sepse vetem ka vare ne keto 25 vjet. Doktori eshte nje emer me vlere i nje njeriu qe kujdeset per shendetin e njerezve por ky qelbesire vetem ka vjedhur e vrare njerezit e thjeshte dhe nuk meriton te quhet Doktor. Lerini te quhen Doktore ata qe me te vertetet punojne cdo dite me ore te zgjatura te ndihmojne njerezit ne nevoje per tu sheruar.

        1. Sharmuta says:

          Hahaha sa komentues me intelekt….
          DOKTOR eshte titull shkencor mer dak,dhe nuk do te thote,qe kur je DOKTOR vetem sheron njerez.
          Shko e blej ndoj liber e mos shpenzo GB ne computer!

    2. Devolliu says:

      Kur do të jetë “Hera e Fundit” për këtë QELBËSIRË që të shpëtojë Shqipëria?

  2. dinjiteti says:

    Nuk ka shqiptare qe nuk eshte super i lodhur nga ky individ,nga ky kriminel,te gjithe e dine fakte ka dhe asgje nuk bejne.nuk do te kete kurre demokraci ne shqiperi derisa gjera te tilla te mos ndeshkohen.ne shkrime sali berisha na del jo si qeveritar po si kapo i kapove ne rrjetet mafiose.DERI KUR KY MESJETARE DO TI MBAJE FATET E KETIJ POPULLI VARUR,ate dite ku ky individ te dale perpara drejtesishe ATEHERE MUND TE THEMI QE BEME SHTET…

  3. mitro says:

    Dikur Lorenci ishte nje gazetar dhe analist objektiv por qe kur u perfshi ne karrigen e pushtetit ndjehet shume i sforcuar dhe jashte lekures se tij ne emisionet e Fevziut.Te gjithe me perjashtim te Lubonjes e disa kokrave te tjere e kane shitur dinjitetin e tyre perpara pushtetit.

    1. zhivaradpuplica says:

      Mitro je shume i sakte.

  4. yyysht says:

    Pash Zotin o Tema mos na e nxirr fytyren e ketij QELBESIRES,qe ndau e percau Shqiptaret.Me mir nxirr nje top muti ne foto se kete

  5. Spartaku says:

    Saliut po i vjen mortja te koka dhe po e kercenon se do ta marre ne boten tjeter.Te gjithe e kuptojne,pse bene Saliu sote si ujk i plagosur.Jane pikerishte keto krime makabre qe permende Zoti Vangjeli ne kete shkrim.Nga frika qe ka,kerkon te sjell destabilizm ne shqiperi,duke ndersyer njerez mercenar te paguar,te bllokojne parlamenti apo te beje demostrata per çdo dite.Te prishin zgjedhjet,te kaloi ne zgjedhje te parakohshme. Frika me e madhe e Saliut eshte reforma ne drejtesi.Bene vaki qe ne vend te Adriatik Llalles vjen ndonje tjeter prokuror te zote guximtar, aterhere ai e di mire se ku i fluturojne zhelete e Topallit.Ai i njeh te gjitha krimet qe ka bere vete,e di gjithashtu se e ardhmja e tij eshte shume e zeze,se te zeza ka bere,dhe manipulon Bashen per protesta agresive.Por edhe Basha ka frike se edhe ai eshte i implikuar ne krime dhe nuk i shpeton dote drejtesise.Per keto,ai eshte i detyruar te degjoi Berishen.

  6. mali says:

    Lorenc Vangjeli pergezon paraqitjen e Saliut ne prokurori si nje risi ne jeten e ketij njeriu qe si here te pare paraqitet si deshmitar per ceshtjen Doshi ,por me c,kemi marre vesh asgje me vlere ska deshmuar,vec llafe-llafe si arixhofkat,me tha i thashe palokes e thashe edhe ne parlament ,edija para 3 muajve,po s,denoncova e s,i thashe gje as Vufit se do te vritej dhe sic ta thote logjika e tij ka dashur qe dy deputetet te vriteshin se keshtu ka qene skenari qe te turbullohej situata e ne destabilizimin qe e kerkon me cdo kusht Saliu mund t,i krijoheshin kushte per te ardhur edhe nje here ne pushtet ky diktator komunist i pandreqshem qe sic i rendit rastet e panumerta analisti qe Saliu duheh te thirrej ne prokurori per krimet e bera e jo si deshmitar sic ka bere edhe ne kohen e monizmit qe futi ne burg nje person qe shperndau trakte dhe i kerkoi gjykates qe te denohej me varje,kure sot po te gjykohet nga nje gjykate evropiane me qe denimi me pushkatim eshte hequr ma merr mendja se do te dergje per tere jeten prapa hekurave.Por ne Shqiperi s,ka drejtesi,ajo ka vdekur dhe i duhet kesaj mazhorance qe para cdo reforme te projektuar duhet te perfundoje sa me pare reformen e drejtesise per t,i kthyer ketij pushteti dinjtetin e varrosur,ndryshe s,ka e s,do te kete qetesi ,per derisa te inkriminuarit,te korruptuarit, kriminelet bredhin te lire dhe strehohen edhe ne parlament.S,ka turp me te madh qe udhehiqemi nga te tillet,te babeziturit,te pashpirtet,te padenjet,hajdutet,vrasesit,shpifesit qe i kane zene frymen nje populli qe po ia shpelajne trute me propagande komuniste.Ne se kjo mazhorance nuk i ben ndryshimet e premtuara qe jane vetem ne leter deri me sot duhet te largohet dhe u bie per detyre intelektualeve te paangazhuar qe te marrin fatet e kombit per te mos i lene ne durt e ketyr politikaneve qe jane gati te gjithe te molepsur…

  7. Show says:

    Keto jan vetem per SHOW! O Tema, gjeni dicka reale te mbushin gazetat dhe XHEPAT. Ky lajm sjell asgje. Dihet se te gjithe jeni moluske.

  8. leci says:

    Saliu eshte nje mut po ju prapseprape i hani mutin

  9. timo says:

    Kjo ishte prova gjenerale për Berishën. Premiera do të vijë pas pak kohësh. Spektatori(populli) po e pret me pa durim. Shpresojmë që të jetë e suksesëshme. Mos dështojë.

  10. venus says:

    Lorenc, e keshillove zotin Meta sot apo e keni mbasdite keshillimin?

  11. pa emer says:

    Komentues jeni te gjith te mire majtas djathtas
    PSE nuk hapni nje faqe ne internet me mire te lexojme analizat tuaja se sa te ketyre shkrimet e ketyre gazetareve b lepires.

  12. ZahoKoka says:

    C’fare thoni keshtu ju te mediave?!! Sali Ram Berisha eshte perfaqesuesi me i cmuar i myslymanizmit ne Shqiperi, ai eshte xhihadisti me i formuar ne kete vend.

  13. Eni Zhoga says:

    Gazetari ka te drejte. Saliu duhet te vazhdoje kete praktike normale te vendeve me te perparuara qe te paraqitet ne Prokurori dhe te deponoje per gjithcka qe eshte ne dijeni per 21 Janarin ,per Gerdecin apo per ngjarjet me tritole qe shumica e popullit te thjeshte mendon se jane te urdheruara prej tij dhe njerezve te tjere qe e rrethojne qe te krijojne nje lloj pasigurie…. Ai serbi Sali qe i shkaktoi kaq halle ketij populli nje dite sebashku me familjen e tij do tja ktheje te gjitha ketij populli sepse ja ka borxh dhe do te mbetet anonim sikur nuk ka jetuar kurre,kaq e urrejne dhe nderrojne stacionin e TV sa here cfaqet ne ekran !

  14. alban says:

    sali-krimineli eshte rektor i veseve me te liga qe mund te permbaje gjeja e gjalle.Ketu futet ………,edhe gomari.Vetem doktor nuk mund ta quash ate qelbesire

  15. semundja e shekullit qe nuk po ta gjejme ilacin

  16. x says:

    SALIU ESHTE DOKTOR I MADH DHE I PA ARRITESHEM,QE NUK KA PARAARDHES NE HISTORINE E SHQIPERISE,DUKE I A KALUAR CDO SPECIALISTI E CDO FILOZOFI, JO NE FUSHEN E MJEKSISE POR NE FUSHEN E ORGANIZIMIT DHE MBROJTES SE KRIMIT. NE KETE FUSHE MERITON TITUJT ME TE LARTE QE MUNDE TE PERDOREN NE FUSHEN E HIERARKISE,SI DOKTOR PROFESOR,GJENERAL ARMATE, MJESHTER I MERITUAR NE ORGANIZIMIN E KRIMIT KUNDER POPULLIT SHQIPETAR.

  17. dritan74 says:

    Lorenci ka kohe qe leh aty ku i jep LIKJA per te ngrene.Keta palo burrece bejne te fortin se e dine qe po vajti Saliu te flase Seriozisht ne prokurori asnje nga keta nuk ngelet pa kapur sapunin ne dushin e burgut.

  18. Alphade says:

    Z. Mero , me ne fund u ”thye akulli” per Berishovicin sepse tash e tutje Ai duhet te ”paraqitet ” te pakten
    100 here ne hetuesi e prokuriri per malin me krime qe rendojne mbi te dhe banden e tij mafioze,drogaxhie
    vrasese, hajne, plackitese,grabitese, gjenocide, shpifje ,sajesa, intriga…etj.etj. Ne vend i vogel si Shqiperia
    me intriga te medha…!!!

  19. bruins says:

    Me pase drejtesi ne burg do qe familjarisht vet,djali ,vajza, gruaja, Luli,Bode,Noka, Rruli,Pollo,Imami,Mehdiu etjjj,……ska drejtesi !!!!! behen dhe deputete. Mjere ky popull.

  20. ago says:

    Mirë more Lorenc i ke rreshtuar bëmat e Berishës, por ke lënë shumë të tjera.
    Cënimi i integritetit detar te Republikë së Shpërisë, duke ia falur shtetit grek, eshte faji i rende per Salen dhe grupin e specialisteve dhe kete te kishe vendosur te paren.

  21. Pelasgian says:

    Ka 1 mal me HORRLLIQE BERISHIANE qe kan bere te vuajne jo vetem popullin qe ska PUSHTET por kan bere te vuajne edhe PUSH’TETARET qe sot drejtojne vendin.

  22. lala says:

    Në burg qenin ali babain.

  23. shqip hesapi says:

    Dhe Berisha shkoi ne prokurori.Cfare ndodhi o Lorenc ? Cfare do te ndodhe me vone kur ai te mos paraqitet ? Ju gazetareve,Braces e Balles ju rrofshin gam-gamet se Saliu do te mbetet Sali i paprekur.Se ju te gjithe te se majtes nuk keni fuqi ta fusni brenda.Shpresoj te ndodhe dicka ne kete dyluftim te madh midis Saliut dhe Metes se ia dijne njeri tjetrit se sa bira ka b,,,,a e secilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje