21 Qershori/ PD vendos të mërkurën për kandidaturat. Përfundojnë sondazhet për të gjitha bashkitë, mbërrijnë listat me më të votuarit

18 Mars 2015, 12:48Politika TEMA

Strukturat e Partisë demokratike do të dorëzojnë ditën e mërkurë propozimet e tyre për emrat e kandidatëve në zgjedhjet e lokale të 21 qershorit, këtë fakt e konfirmojnë burime pranë kësaj force politike për Tema televizion. Megjthëse janë kryer sondazhe në të gjitha bashkitë dhe komunat për kandidaturat për kryetar të njësive vendore situata brenda kësaj force politike mbetet ende e paqartë, pasi duket se kandidaturat do të zgjidhen nga qendra. Burimet thanë se në këtë proces do të ketë ndikim edhe ish kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në disa prej bashkive kryesore të vendit, ka problem të mëdha që lidhen me mosmarrëveshjet mes grupeve rivale Brenda PD-së për përcaktimine kandidaturave për kryetar të njësive vendore. Problem me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ka më së shumti në bashkitë Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Berat , Gjirokastër por edhe bashki të nivelit të dytë.

Në shumë raste janë përjashtuar nga procesi të deleguarit e Lulzim Bashës nga kryesia për të monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të njësive vendore. Kjo lidhet me problemet që ka në degët e PD-së në këto qytete, mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me kandidaturat.

Marrëdhëniet me kandidatët
Kaotike mbetet edhe situata mes PD-së dhe aleatëve të saj, pasi deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim kreut të PD Basha me aleatët e tjerë. Në një prononcim për TemaTv kreu i PDK, Nard Ndoka konfirmoi se deri tani nuk ka pasur asnjë konsultë mes Bashës dhe aleatëve për ndarjen e zonave elektorale, por nuk ka as edhe një datë të caktuar se kur mund të ketë një takim mes tyre. Por nga aleanca e djathtë mund të ketë edhe largime të mundshme, siç është rasti i PDIU, ku në mbledhjen e fundit të Këshillit drejtues të PDIU, kreu i saj Shpëtim Idriz la të hapur mundësinë e një koalcioni me Partinë Socialiste në këto zgjedhje, çka do të forconte edhe më shumë mazhorancën aktuale.
Taulant Halili

1 komente në “21 Qershori/ PD vendos të mërkurën për kandidaturat. Përfundojnë sondazhet për të gjitha bashkitë, mbërrijnë listat me më të votuarit”

  1. Tani says:

    Shpresojme per kandidate potenciale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje