Në një reagim të saj, Bashkia e Tiranës thekson se “Lulzim Bashën nuk e lidh asgjë me standardin e Edi Ramës, si kryebashkiaku që betonizoi Tiranën dhe kryeministri që kriminalizoi shtetin, thelloi varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë për çdo familje shqiptare”.
“Sot, kur gjithë opinioni publik është dëshmitar i kriminalizimit deri në majë të këtij pushteti, kryeministri me i paaftë dhe gënjeshtar në historinë e Shqipërisë ripërtyp gënjeshtrat dhe sulmet e tij bajate ndaj Bashkisë.
Ky që betonizoi Tiranën për 11 vite është sot kryeministri që ka krimininalizuar pushtetin, ka rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë.
I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bllokoi ndërtimin e bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e Bashkisë.
“Në 2 vjet, Bashkia Tiranë përfundoi planin urbanistik, realizoi më shumë punë publike se Edi Rama në 8 vjet, ndërtoi rrugë atje ku s’ka pasur investime për 20 vjet, mbylli plagë që dergjeshin prej dekadash pak metra larg zyrës së Edi Ramës; ndërtoi dhe rindërtoi shkolla, kopshte dhe çerdhe që rrezikonin të shembeshin, sepse kryetari i partisë nuk e kishte mendjen tek qytetarët”, nënvizon bashkia. /gj.k/
Hani “M,, hani se sdini me cfare te shpifni.
Nje tjeter dacibao nga injorantet e PD-se