Komisioni parlamentar i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës i propozoi sot Kuvendit mosdhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.
Kandidaturat e propozuara nga Kreu i shtetit ishin gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.
Duke spjeguar arësyet e mospëlqimit relatori i çështjes, depueti i PS-së, Armando Subashi tha se Presidenti nuk ka respektuar procedurat, pasi nuk është konsultuar me grupet parlamentare në Kuvend, duke kërkuar rrëzimin e dy dekreteve.
Ndërsa deputeti i opozitës, Eduard Halimi kundërshtoi qëndrimin e maxhorancës, duke e konsideruar atë “kapje të sistemit të drejtësisë”.
Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, duke u shprehur kundër dekreteve, tha se i kemi kërkuar Presidentit që të ndërtojmë një proces sa më të plotë e transparent.
Prej më shumë se një vit e gjysëm dy vendet bosh në Gjykatën e Lartë mbeten të paplotësuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Presidentit dhe maxhorancës, ku kjo e fundit i ka rrëzuar deri më sot të gjitha kandidaturat e propozuara nga Kreu i Shtetit.
Për t’i hapur rrugën emërimeve të reja në këtë trupë gjyqësore, shumica ndryshoi ligjin ‘për funksionimin e Gjykatës së Lartë’. Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë procedura të reja në emërimin e gjyqtarëve të lartë, të cilët do të përzgjidhen nga një strukturë e veçantë e quajtur Këshilli për Emërimet.
Ndryshimet ligjore u kundërshtuan nga Kreu i shtetit, i cili më 9 janar e ktheu ligjin për rishqyrtim në parlament, me argumentin se vlerësimi i kandidaturave është një ekskluzivitet i Presidentit të Republikës./gj.k/
Keshtu ndodh kur ky i ashtuquajturi president ika
hipur mushkes se Saliut edhe kesaj ama seprapi
.Po nuk u qerua Jar sakati ska drejtesi e reforme ne te,,,!