Humori i zi i Bashës/ Pasi kandidon Mziun për Kamzën, thotë se PD nuk do kandidojë asnjë kandidat me rekorde kriminale

10 Prill 2015, 13:07Politika TEMA

Kreytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se asnjë kandidat i PD-së për zgjedhjet vendore nuk do të konfirmohet nëse së pari ai nuk plotëson tre kushte: Të mos ketë rekorde kriminale, të mos rrit taksat dhe të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët.

“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 – Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre”, shkruan Basha në Facebook.

Kjo deklaratë e fortë e Bashës vjen pasi PD-ja ka shpallur si kandidat të saj për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziun, i cili është aktualisht në proces gjyqsor për korrupsion dhe vjedhje.

Madje ndaj tij ka pasur edhe denoncime për ngacmime seksuale ndaj punonjseve të Bashkisë së Kamzës.

Siç duket Basha ose e ka harruar këtë detaj, ose gjithë kandidatët e tjerë do jenë pa rekorde kriminale, veç Mziut që akuzohet për korrupsion.

Mziu, i cili është kryebashkiak i Kamzës prej viti 2007, u arrestua në dhjetor 2013 nën akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike”.

Siç duket për Bashën korrupsioni nuk quhet krim dhe nuk hyn tek dekriminalizimi. Ose ndoshta mund të ekzistojë dhe mundësia që ai ta rishikojë kandidaturën e Mziut./j.h

 

10 komente në “Humori i zi i Bashës/ Pasi kandidon Mziun për Kamzën, thotë se PD nuk do kandidojë asnjë kandidat me rekorde kriminale”

  1. Zig Zag Man says:

    I kane bere ndonje kenge Mziut, “agjentet Serb” qe duan te na prishin imazhin neper bote, apo jo???

    1. andromeda says:

      Po vetë Luli i mbante 24 0rë hapur dyert e bashkisë së Tiranës apo vetë ikte në drejtim të shqupit dhe në bashki këndohej tallava.

  2. A says:

    Ç ‘ fare e dallon nje kriminel me rekorde dhe atij pa rekorde ? Po ti ku e klasifikon veten z. Lulezim ?

  3. dori says:

    Aman kandidoje dhe ate bukuroshen e ndjenjave perveluar…oh ju jeni be qesharak dhe per te ardhur ndot, cfar turpi jeni.

  4. br.a.ho says:

    Pse mer Lul;ke frik mos te’t thyejn rekordin…

  5. al paci says:

    po te jet keshtu si thua ti zoti basha je i pari qe nuk duhet ta kesh ate vent qe ke, eshte shum e veshtir qe te gjesh njeri te pa korruptuar ne 3 partit kryesore. ose nuk ekziston nje njeri qe ka mbajtur nje post dhe nuk ka mar ndonje rryshfet apo ndonje perfitim. mjer ne qe na ka zen me ju.

  6. Filozof Nard Ndoka says:

    ky kriminel bashke me saliun dhe oborrin e tyre pasi na vodhen dhe vrane 24 vjet deshti me na hudh edhe hehm me 21 janar….as pasaporta jote hollandeze bashke me baben tend politik nuk do shpetoni per 1001 te zezat cfare i keni ba shqiperise….KOHA VONON POR NUK HARRON…

  7. Tomori says:

    PD bene mire qe kerkon dekriminalizimin e parlamentit dhe moskantidimin e personave me rekorde kriminale, apo me hetime te ndryshme, pore esht per te ardhur keq, kre shikon se vet kryetari i PD, Lulezim Basha eshte nen hakuze per vjedhje ne rrugen e kombit, vrasjen ekater demostruseve paqesore me 21 janar, shitjen e detit, Greqise. Arben Ristani, sekretar i PD, eshte i denuar me 5 muaj burg, A. Imami I paditur per shkelje dhe abuzime ne detyren e ish ministrit te mbrojtjes. XHelal Meziu, apo qefliu sic e quante shtypi, i akuzuar per ngacmime seksuale dhe perfitme ne tendera, pa folur per shume te tjere. Kjo esht ipokrizi, poshtersi dhe genjeshter, turp njemije here per kete parti dhe per kete kryetar qe duhet te jepte shembull ne kete drejtim, sidomos me rastin e zgjedhjeve te pushtetit lokal, duhej te fillonte nje kethese renjesore, Luli, thote beni si themi, pore mose beni sic bejme.

  8. mali says:

    Basha eshte brenda logjikes dhe formimit te tij si nje njeri tejet e korruptuae,se ka shperdoruar 230 milion euro te rruges se kombit,prandaj dhe e kandidon z.Mziu se per Lulin te vjedhesh nuk eshte krim ,krim per Lulin eshte kur ke vrare prandaj s,kemi pse te shqetesohemi.Ky eshte standarti ,logjika e Pd per pwrzgjedhjen e kandidaturave.Ku t,i gjeje kandidaturat e pakorruptuara.A mund te gjesh nje figure te PD qe te mos jete i korruptuar dhe hajdut.Jo se nuk ka ,por ata qe jane figura te pasterta ,nuk i kandidon njeri ,sepse kreret e partive,deputetet dine te zgjedhin,ata i njohin mire se kush eshte hajdut dhe me ta e gjejne gjuhen,sepse neser per cdo investim qe do te nderhyje edhe deputeti 9 zones ne ministrite perkatese, do te ndajne fitimin,keshtu eshte vepruar nr keto vite,prandaj dhe zgjidhen keta te llojit te Mziut se dine te vjedhin dhe t,u japin pjesen propozuesve.Kjo eshte merite e Saliut,Nanos dhe e te tjereve pasardhes,Lulit dhe deputeteve te PS qe te perzgjedhin te korruptuarit ,te paaftet vetem e vetem qe neser t,u kthehet miresia ndaj tyre qe kane ndikuar tek kreu i partise perkatese.Edhe ne keto zgjedhje kemi per te pare sa e sa mezij me te zese se ky i Kamzes,prandaj dhe Luli as s,kuqet e as zverdhet pse propozon nje te inkriminuar,.Jane te nje soji,sojesezer.

  9. lol says:

    Si nuk e kuptoni more “kokëtrashë”, që Mziu, ka precedentë kriminalë, por jo “rekorde kriminale”… Hahahahahahaha…logjikë “krapi”, kjo e “liderit” Basha…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje