INTERVISTA/ Edi Rama: Europa duhet të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë

21 Prill 2015, 19:30Politika TEMA

Intervistë e kryeministrit Edi Rama flet për rrjetin Al Jazeera

 

Për çfarë keni rënë dakord në takimet e zhvilluara në Brukselit dhe çfarë shpresoni të bini dakord në projekte infrastrukturore që Shqipëria ka ndërmend?

Ishte një takim shumë i rëndësishëm pasi na çoi një hap përpara në procesin e Berlinit. Kështu që, sot, ne mund të themi se kemi pothuajse dizenjuar dhe aprovuar bazat e këtij rrjeti infrastrukturor, që do t’i lejojë vendeve tona bashkë edhe me Bashkimin Europian, të investojnë në ndërlidhje. Kjo është një arritje, pasi është diçka e cila as mund të imagjinohej disa vite me parë.

A mund të na flisni për projektet më konkrete infrastrukturore që ka Shqipëria?

Po sigurisht ne jemi pjesë. E bukura e këtij procesi është që nuk ka asnjë pjesë të infrastrukturës që është për një vend të vetëm,  por ka të bëjë me ndërlidhjen mes vendeve, që do duhet të punojnë së bashku dhe do të ndërtojnë së bashku këtë rrjet të përbashkët infrastrukturor për të ardhmen.

Siç vumë re Shqipëria insiston për një datë konkrete të hapjes së negociatave për anëtarësim, me Bashkimin Europian. Sa nga reformat që Brukseli kërkon prej jush i keni realizuar?

Ne nuk insistojmë, por ne besojmë fort se jemi gati për hapjen e tyre. Nga ana tjetër ne jemi shumë të vetëdijshëm se Europa është në një moment tepër të veçantë, pavarësisht se çfarë themi ne dhe çfarë thonë ata nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave.

Javët dhe ditët e fundit deklaratat tuaj lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë kanë tërhequr vëmendjen duke shkaktuar edhe kritika. A do të thotë kjo se Ju jeni keqinterpretuar ose çfarë Ju keni dashur të thoni konkretisht kur keni folur për këtë çështje?

Unë mendoj se idetë e mia në lidhje me këtë janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse unë jam shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, që do të thotë se për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë tonë.

Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe më gjerë.

Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane.

Njëkohësisht, unë kam thënë, dhe pse mos ta përsëris prapë, se kjo është mënyra jonë se si ne e shohim këtë situatë, por që varet edhe nga Europa se si ajo e shikon dhe se si e kupton dhe sa ajo ka nevojë për Ballkanin, ashtu sikurse Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Europën, por edhe mënyra se si Europa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familje e madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste.

Në fakt kemi të bëjmë me një konflikt mes së vjetrës dhe së resë, dhe beteja nuk ka mbaruar.

Ne jemi në anën e së resë, por asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar qëndrimet e vjetra, mendimet e së kaluarës sepse Ballkani ka vërtetuar gjithmonë që është vendi ku e vjetra rikthehet.

16 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Europa duhet të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë”

  1. sit back.. and relaks →→→ says:

    Shoku, keto lojera qe ben ti me europen europa i ka shpikur vete.

    1. korçari says:

      Z.RAMA mendoj se “RILINDJA”juaj duke goditur klasat e varfra dhe te mesme edhe me burg ne jo pak raste dhe nga ana tjeter mosdenimi i GJIN GJONAVE me kompani eshte nje mashtrim i madh ,demagogjia nuk mbulon falsitetin tuaj dhe per 2 vjetet e ngelur ,shihni realitetin .Ku eshte ekonomia?Ekzodi i shqiptareve nuk eshte se jane te mashtruar,por nuk kane rrugedalje tjeter ,banda e grabitesve te pasurive te popullit nuk eshte prekur ,perkundrazi ,dhe nje qeveri qe ka 84 vota ne parlament qenka e pafuqishme te pastroje drejtesine ,dhe justifikimi eshte se jane te “pavarura” “DEMAGOGJI”…

  2. Truthseeker says:

    Bravo rama! Ka ardh koha me i thene gjerat troc!

  3. Pelasgian says:

    Pse s’ia more kanges Oj srbine jebem ti tri prsta ne syte t’shkavit t’pist !!!

    Noj fjale per shantazhin qe i bohet Thacit , vllait tan ???

    Thuje thuje naj fjale se nuk t’asht tha hala gjuha , pse rrini si gjynafa e si gjytryma para KURVES PLAKE ….????

    1. P,Po says:

      Kaq te veshtire e ke,qe te mesojsh shqip z.Pellazg?! Ne po i kerkojme Janullatosit qe te flase shqip,kurse ti qe i thua vetes shqiptar etnik deeeeri ne Pellazgji,nuk ke vajtur as ne mes te rruges.

      1. Pelasgian says:

        Pse zotrote …cilat jan fjalet “joshqipe” te komentit tim ???

        pervec “Oj srbije jebem ti tri prsta ”

        apo ti percllon syte dialekti geg ????

        1. Niku says:

          Pelasgian nuk eshte pellazgu. Jane dy veta te ndryshem, prandaj mos i ngatero. Pelasgian eshte nga Pusteci i Prespes dhe futet ne komente vetem per te provokuar shqiptaret.

  4. euro says:

    budalli Rama, pasi e ndriti me reformat ne shqiperi, po i jep edhe keshilla europes.

  5. Claus says:

    Bla, bla, bla!
    Per lexim? Mos o Zot!

  6. No comment says:

    Shantazheve donkishoteske te Rames, nuk ju jep rendesi as Aneta, e jo me Europa.

  7. Klimax says:

    Ne nje kohe kur Shqiperia e Kosova ngelen vendet me te varfera te Europes, ne nje kohe kur karvanet e shqiptareve azil kerkues neper Europe ndodhen ne nivele qe te kujtojne fillimin e viteve 1990, ne nje kohe kur korrupsioni, krimi, mafia dhe pasiguria eshte nje normalitet i jetes se perditshme, ne nje kohe kur rolin e ndjenjave atdhetare e ka adoptuar plotesisht radikalizmi islamik, ne nje kohe kur simbolet kombetare jane transformuar ne monstra te frikshme, ky sharlatan donkishotesk mesjetar na e pershkruan jeten e shqiptareve si nje “moment fantastik”, “nje lumturi si kurre me pare”!!!!!!
    Mos valle ky “tip” ka aftesi te mbinatyrshme per shikimin e situates qe ne, gjithe te tjeret, Europa, SHBA-ja nuk mund te kuptojne kete “proces unik modernizimi realitetesh dhe bashkimi”???!!!
    Mos u shqetesoni! Tipi ndodhet ne gjumin e thelle te nates dhe thjeshte po shikon nje enderr. Kur te zgjohet ne mengjes e te marri ilacet, do qetesohet dhe do shikoj realitetin e zymte rreth tij ashtu sic e shikojme te gjithe ne.
    Cfare i ka bere Zotit o popull qe qeverisesh gjithe jeten vetem nga te cmendur?

    1. miku dhe fiku says:

      Pirdh se lirohesh

    2. Andreas says:

      Ndonje dite do na thote edhe se ku duhet te çpojme per te nxjerre nafte!

  8. funerali says:

    kto ushkuret e saliut qe shkruajne ketu duket qe u ka dale droga 20 vjecare e saliut dhe po ankohen per nje km largpames.
    nje diplomat I vertete. Europa duhet te vere ment. duke mbajtur greqine per zverku mos te kujtoje se ka taposur ngas poshte jashteqitjen ballkanike. te mos e haroje sarajeven e liftes se pare.

    1. Eagle says:

      Kur te vije dita per antaresim ne BE, greqia dhe disa shtete te tjera te BE-se, do japin veton per Shqiperine dhe nuk kane per ta perseritur prape gabimin si bene me voten pro per Naton dhe statusin e vendit kanditat. Ju mund te mbani te gjatin e Rames per azil kuq e zi ne gjermani.

  9. Jimmy says:

    Iku per lesh edhe ky me keq se Sala qe ishte mbas Gjermanise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje