“Nuk duhet të largohen qytetarët nga Shqipëria, por qeveritarët nga pushteti”. Kështu është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Basha akuzoi qeverinë për eksodin e qytetarëve, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të mos largohen nga vendi, por në 21 qershor të ndëshkojnë me votë këtë qeveri dhe kandidatët e tyre për bashkitë e vendit.
“Për fat të keq fundi i vitit 2014 dhe fillimi 2015 përbën një kthim prapa, të eksodeve, por edhe më rëndë. Në vitin 1991 njerëzit largoheshin për një jetë më të mirë sepse nuk e kishin prekur demokracinë. Kurse njerëzit që largohen sot e kanë prekur produktin e demokraciosë, por po e humbin në qeverinë e Ramës dhe Metës.16 mijë është numri për azil në BE, 16 mijë të tjerë janë regjistruar në 3 mujorin e parë të këtij viti
Nuk ka dështuar demokracia, por qeveria Rama-Meta. Demokracia është provuar si sistemi i ndryshimeve pozitive. Kur qeveria marroset, çmendet, kur qeveria sundon në shkelje flagarante të ligjit, kur i sulet me guret e kaçakut pemës bujare të demokracisë, kush mund të presë më fruta nga kjo pemë, kush mund të presë rezultate nga demokracia? Askush?Me kalimin e ditëve dhe me venitjen e cdo shpresë, në familjet shqiptare i mbiks ikaj. Plasi eksodi.
Nuk dëgjuan as opozitën as sipërmarrjen as partnerët, vazhduan me mendimin e tyre, por ja që sot shqiptarët po ikijn nga Shqipëria, ja ku plasi eksodi, deri dje vendin e parë e mbante krimi sot kemi edhe eksodin dy rekorde nga qeveria Rama-Meta.
Sot me keq se dje, nesër me keq se sot, kjo është pohimi, kjo është gjendja, kjo është e vërteta. Eksodi është sinteza e qeverisjes Rama-Meta.Në vend që të reflektojnë, shpërfillin realitet, shpërfillin opozitën, tallem me qytetarët.
Të nderuar deputet e kemi për detyrë tu themi qytetarëve, eksodi është ndërmarrje pa prespektive. Gjermania dhe BE e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre. Nuk i mbajnë shqiptarët, por i kthejnë. Ndaj këtë vendim për të ndërprerë eksodin duhet ta marrim një zëri. Thirrja ime, thirrja jonë, thirrja e PD, e opozitës drejtuar qytetarëvë është ta kërkojmë zgjidhjen këtu, me mjete që disponon demokracia me magjinë e zgjedhjeve të lira. Nuk duhet të ikin qytetarët, por duhet të ikë qeveria. Megjithëse vendore mesazhi i këtyre zgjedhjeve do të jetë vendimtare. Tashmë është në dorë të qytetarëve”, u shpreh Basha
Kreu i opozitës i bëri apel qeverisë që të nisë sa më parë punën për reformën e decentralizimit, e cila sipas tij duhet të ishte bërë para ndarjes admnistrativo-territoriale.
Ja ke fut kote Bashe.
Shqiptaret nuk rrine per ndershkim, por rrine kur ka shprese e rezultate.
Kush flet pertaci i cili ka kater vite qe drjeton Tiranen e nuk ka bere asgje. E kote te na seshes moral.
Kryemashkiaku me i eshtuar qe ka njohur Tirana. Ku eshte trami? ku jane kartat e studentit? ku jane qendrat rinore? ku jane hapsirat e gjelberta te krijuara? Per keto jep llogari ti.
Mendon se eshte me mire te ikin mbas 21 Qershorit?
Kam frike se,prej kohes se Plazhit do ta shtyjne per ne Vjeshte.
Pastaj,ne Vjeshte,ne Vjeshte….
Tani qe e lexova do kthehem nga emigracioni ti sherbej me devotshmeri “demokracise” qe na bete cirak ti, sala end company.
Po te rruhet shum ty o bashe per keta qe ikin, problemi jot jan votat dhe e keni kuptuar se shumica e atyre qe ikin jan votuesit tuaj nga ajo thoni mos ikni.