Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë zyrtarisht dy koalicionet zgjedhore si subjekte pjesëmarrës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Me votat e të shtatë anëtarëve Komisioni regjistroi koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me shkronja nistore ASE dhe koalicionin e djathtë “Aleanca Popullore Për Punë Dhe Dinjitet”, me shkronja nistore APPD.
Gjatë paraqitjes së aktit për regjistrimin e koalicionit ASE, administrata e KQZ-së sqaroi se ky formacion politik do të ketë të rreshtuara 37 parti politike, nga 39 që ishin paraqitur.
Dy prej tyre, Lëvizja Punëtore Shqiptare, me kryetar Shefqet Musaraj dhe Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, me kryetar Avdi Keçi nuk janë regjistruar si subjekte zgjedhor, dhe sipas nenit 65, të Kodit Zgjedhor, këto parti politike nuk mund të jenë pjesëtare në një koalicion.
Ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore Për Punë Dhe Dinjitet”, përfshin 15 parti pjesëmarrëse në të.
Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi regjistrimin e Gjergj Ndrekës dhe të Ilirjan Sadikut, si kandidatë të propozuar nga zgjedhësit respektivisht për Këshillin e Bashkisë Lezhë dhe Këshillin e Bashkisë Elbasan. /gj.k/
koalicioni i djathte me i deshtuar se kurre, eshte katandisur ne aq pak parti, e ka humb besueshmerine qe ne qeveri, dhe tani qe nuk po ben dot as opozite. Hajt se ashtu do mbeten per jete, opozitare keshtu si e kane nisur.
Te majtet me shume se kurre, i kane dhene provat qe punojne fort per te permbushur angazhimet dhe ka terhequr edhe partite e vogla, vetem keshtu, te gjithe bashke do ta bejme Shqiperine.
hahahaha shifni pak emrin e koalicionit te djathte, aleanca per pune dhe dinjitet, hahahaha dhe kryetar kane kokrren e dembelit lulzim bashen qe ne 4 vjet nuk beri asnje pune dhe dinjitet, keta qe vrane protestuesit ne mes te bulevardit, moren dhjetera jete njerezish ne gerdec, ku dinjiteti?
kualicioni i djath esht me i humburi se kurr….. ai i ka dhen provat 20 e kusur vite…tani esht radha e ps qe po e ben shqiprin te rilind edhe me erion velian kryetar bashkie do rilind akoma edhe me shummm
e majta do fitoje bindshem ka kandidate me te forte e me te zote se koalicioni i djathte
RILINDJA DO FITOJ SKA OPOZITE NE SHQIPERI . BRAVO ERION VELIAJ PER KET FITORE , EDHE PSE PO E THEM PARA KOHE QE DO JESH FITUESI PO DUKET QARTE QE KE FITUAR !!
NUK DO SHUM MEND EDHE AS LLAFE …DIHET QE PS DO FITOJ …SEPSE ZJEDHEJA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA ESHT ZJEDHJA ME E DUHUR….ERION VELIAJ DO E BEJ KET VEND TE RILIND SIC BERE KTO 2 VITET E KALUAR SI MINISTER./…