Mrekulli është cilësuar mbijetesa e një foshnje vetëm 5 muajshe, pas tërmetit katastrofik që ndodhi në Nepal.
Nëna e tij tha se kjo ishte një mrekulli. “Ne ishim të sigurt se ai kishte vdekur”, tha ajo.
Por djali 5 muajsh, Sonies u nxorr nga rrënojat pas 22 orësh shëndosh e mirë duke u bashkuar me pjesën tjetër të familjes, dy prindërit e tij dhe motrën 0 vjeçare.
Babi i foshnjës mashkull, Shyan, një shofer kamioni, dëshpërimisht u përpoq të nxirrte nga rrënojat me duar pa asnjë mjet djalin e tij.
Por ai ishte i pasuksesshëm dhe duhej të priste ushtrinë të nesërmen, e cila do të kryente operacionin.
Nëna e bebes Rasmila tha: “Unë kisha shkuar për pazar dhe lashë vajzën dhjetë vjeçare Sonian me fëmijën.
“Kur tërmeti ndodhi që unë ia plasa të qarës dhe vrapova për në shtëpi. Mendova se ata do të kishin vdekur të dy”.
Por fati ka dashur që kjo familje të mos humbasë asnjë nga anëtarët e saj, përveç banesës.
Kur u gjet foshnja 5 muajshe ishte ende në gjumë në krevatin e tij dhe rreth e qark tij ishte një grumbull i madh i rrënojash.
“Unë iu luta çdo perëndie dhe me duket sikur lutjet e mia u dëgjuan,” tha 34 vjeçari Shyan, babai i të miturit. Deri tani numërohen mbi 5000 të vdekur nga Tërmeti shkatërrues në Nepal dhe pas gati një jave shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja është zbehur./j.h
me shume gjasa ky do jete buda i ri :). Ore meqe ra llafi tek termetet, ai termeti ne bashkine e tepelenes do kandidoje prape gje? jo per gje po eshte me intelektuali qe ka rama ne ate zone.