Erion Veliaj: Kur PS dhe LSI bashkohen, janë të pamposhtura. Meta: Erioni, fitues i padiskutueshëm

4 Maj 2015, 18:33Politika TEMA

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë mbledhur sot Konventën.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Meta ka thënë gjatë fjalës së tij, se Veliaj është fitues i padiskutueshëm në zgjedhjet e 21 qershorit.

Të gjitha votat për Erion Velinë kandidatin e ASHE, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra deri në Sarandë, këto janë zgjedhje vendore, administrative, për të zgjidhur problemet e shkuara në Tiranë dhe shumë prej qyteteve të komunave të deri tanishme, por pa asnjë diskutim që zgjidhja e tyre kërkon një vullnet politike. Kërkon ti jepet fund konceptimit të bashkive si instrument politik që ka kryetarin e bashkisë, ti jepet fund përdorimit të bashkive për të bërë luftë me qeverinë sepse e pësojnë qytetarët.

Opozita nuk ka pse kërkon bashkitë për të sulmuar qeverinë, opozita e ka vendin në paralment dhe ne ja kemi krijuar të gjitha mundësitë.

Bashkitë janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Ndaj kërkojmë votën tuaj, në Tiranë për Erionin, kërkojmë votën e shkodranëve për Keti Bazhdarin në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë në rrugën e progresit dhe të rritjes ekonomike. Nuk është vetëm qeveria përgjegjëse për ekonominë e vendit. Cdo bashki ka përgjegjësinë e saj. Energjitë duhet të ecin në një drejtim, atë të rritjes së ekonomisë, sepse kjo krijon më shumë mundësi. Ekonomia jonë ka sfida të mëdha, sepse ekonomia e eurozonës ndeshet me vështirësi të mëdha”, tha Meta.

Ndërsa Erion Veliaj tha në fjalën e tij, se PS dhe LSI e kanë treguar, që kur janë bashkë, janë të pamposhtura.

Ne progresistët kemi treguar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur, ndaj jam i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI dhe LSI. Qeveria jonë me Edi Ramën dhe Ilir Metën tregon se bashkimi bën fuqinë dhe kur jemi bashkë nuk na mposhtin. Jam krenar që kam qenë pjesë e qeverisë PS-LSI qe për 18 muaj është bërë ajo që nuk u bë për 20 vjet.

Mezi pres që të punoj me këshilltarët e LSI. 4 vjet Tirana ka shkuar në drejtimin e gabuar. Ashtu sic po bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe Ilir Metën ashtu do të bëjmë Tiranën me PS dhe LSI.

Ka disa njerëz sic është një gjysh 72 vjec dhe shan rininë, ne i themi atij që për ne socilasitët e PS dhe LSI rinia nuk është e ardhmja, por ështe e tashmja. Ne kemi vetëm një jetë, ne jemi të rinj dhe kemi vetëm një detyrim dhe kemi detyrimin ti themi brezave se ne kemi pasur fatin në dorë.

Ndërsa kryetari i LSI, Ilir Meta duke kërkuar mbështetjen e LRI për të votuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane Erion Veliaj tha se duhet t’i japim një kuptim të ri bashkive dhe kryetarëve të bashkive. Meta tha se opozita nuk ka pse kërkon të marrë bashkitë për të luftuar qeverinë. Ai tha se opozita e ka vendin në Kuvend”, tha Veliaj./b.l

21 komente në “Erion Veliaj: Kur PS dhe LSI bashkohen, janë të pamposhtura. Meta: Erioni, fitues i padiskutueshëm”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    O ERION, O PALLOSH GROSHE, AI PLAKU I CURRUFJASUR 72 VJECAR KUR E KA ME TY NUK E KA ME GJITHE RININE, MOS I JEP VETES VLERA PERGJITHESUESE. E KA ME TY DHE ME ATE PARANGALLIN QE TE VURI. RINI KA EDHE MAJTAS EDHE DJATHTAS SE PO NA DEL SIKUR RINI KA VETEM MAJTAS. ULU ME KEMBE NE TOKE SE DO BIESH E DO THIESH NDONJE KOC BITHE.

    1. anonim says:

      Erion Veliaj eshte kandidati i duhur per Tiranen. Kryeqyteti ka nevoje per nje drejtues energjik dhe aftesi drejtuese. Puna e bere ne MMSR verteton me se miri aftesite e Veliajt.

      1. shoku mali says:

        Tirana ka kater vite qe ka mbetur pa kryebashkiak dhe ky eshte fakt. Jo vetem qe nuk u realizuan ato qe kryetari aktual i Bashkise premtoi por me keq akoma ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave, mungojne kapaket e pusetave. Mendoj se Veliaj eshte njeriu i duhur per Tiranen.

        1. sit... back..and relaks →→→ says:

          dhe me c’duken bathet do rrije minimalisht edhe 4 te tjera

    2. zerina says:

      Me te bashkuar se kurre, per te larguar per se dyti te keqen qe i kanoset Tiranes tashme, pasi larguam te keqen e Shqiperise, te largohet kryeparaziti qe vetem po e rrenon Tiranen dita-dites.

      1. ylmi says:

        Pervec mbeshtetjes se koalicionit, Erioni ka mbeshtetjen e te gjithe qytetareve qe vertet e kane perzemer Tiranen, qe duan ne krye nje njeri qe punon i palodhur per ta bere kryeqytetin europian qe enderrojme.

        1. xhenis says:

          te gjithe per erionin, per njeriun qe e ka vizionin se si duhet te jete Tirana, qe ka treguar deri me sot vendosmeri per te permbushur angazhimet e marra persiper. Jemi te vindur qe ky do ta beje Tiranen nje qytet te jetueshem.

  2. albania says:

    Me genjeve nje here,turp te kesh,por po me genjeve per her te dyte,mir te ma besh,thote populli.

  3. soni says:

    ne duhet ta fitojm kete betej, sepse tirana do pune, dhe ne ate do i japim njeriun e punes, njeriun qe do e ndryshoj kete kryeqytet, dhe ai eshte erion veliaj

  4. goni says:

    ne votojm erion veliaj. sepse ka plot arsye pse duhet te zgjidhet kryetar bashkie,

  5. goni says:

    do votojm erion veliaj. sepse eshte i ri , mjaft energjik, i zgjuar, puntor dhe premtues per te ardhmen e kryeqytetit

  6. soke says:

    ne nuk njohim kundershtar, sepse ne jemi te bindur per fitore te sigurt

  7. hipoliti says:

    Nga keto dokrra te konsumuara qe ne kohen e Leninit do fitoje Erion reklama,shyqyr qe nuk tha :me ne krye LS.LSI,PDK PDUI etj ne do te fitojme sepse kemi Ndoken me Vehte,hajde loqe hajde.Erioni ka fituar sepse Baballaret e partive jane krye hajdute dhe mashtrues.Sala ja dha ne dore Tiranen Erionit,sepse kishte zgjedhur nje loqe si Basha per te vjedhur ,i cili si i paafte qe eshte eshte futur ne “guack” dhe ja dha bardhe Tiranen Veliajt,i cili si kampion i genjeshtres do beje namin me pune ne Tirane.Lum ata qe e kane mik(mgjse Erioni s’ka mik vehten)oh c’do te vjedhin dhe genjejne.I lumte i ka ardhur dita.Ka ra Shqiperia ne dore te HORRAVE.

  8. Hysni Dajaku says:

    Sa turp kur degjon fjalime te tilla boshe !!kur bashkohet muti Meta me Rilindjen na qenka gje e mire se fiton Erion Velija??
    PS-te fitoje ne gjith shqiperine vetem ky palaco e harbut te humbasi se eshte klonimi me I keq ne politikan shqiptare
    Tirana paska shkuar ne drejtimin e gabuar!!po ato bashkite qe ka patur Ps-ja
    Ne cilin drejtimin kan shkuar!!!!!Fieri,Vlora,Durresi????

  9. Elma says:

    nuk ka asnje dyshim qe te dyja partite kane votues te shumte qe besojne ne programet e partive

  10. daniel says:

    jemi bashke drejt fitores. dhe se bashku do arrijm edhe te punojm per te ri ndertuar tiranen, dhe ta zhvillojm

  11. armir says:

    Ky koalicion ka qene i qendrueshem, i suksesshem, cdo gje eshte bere me konsensus, per cdo shqetesim madhor kane qene bashke, reformat madhore jane votuar ne unanimitet, dhe ky eshte stabiliteti politik dhe qeverisja qe duam, prandaj do ta mbeshtesim.

    1. Hysni Dajaku says:

      Bravo te qofte Armir.
      Ky po qe eshte koalicion jo si ai qe iku???
      Ka fjale se per te mos prishur qefin ty dhe gjith atyre si puna jote.
      Ilir Meta eshte bere aq I ndershem sa duke patur frike se ndonje maskara I fut ndonje koqe leku ne xhep pa mendje,ne cdo gjysma ore heq pantallonat nxjerr xhepat jasht dhe del I shkund ne dritare kudo qe te ndodhet.
      Per kryerilnadsin nuk ka dyshim se dihet qe ka alergji nga leket ndaj perdor vetem Visa Card edhe per te blete cimcakiz

  12. buffon says:

    Erion Veliaj eshte kandidati i duhur per Tiranen. Kryeqyteti ka nevoje per nje drejtues energjik dhe aftesi drejtuese. Puna e bere ne MMSR verteton me se miri aftesite e Veliajt.

  13. kaqi i zi antikomunist says:

    Me fitoren e padiskutueshme ,te veliajt do rilinde edhe pedeja.Ose do rikthehet edhe de juro baca sal ose bojagjiu do marre kreun e pedes.

  14. Albani says:

    NE E KEMI KUPTUR NDRYSHE;
    QE KUR BASHKOHET PS-ja me LSI-ne KORRUPSIONI ESHTE I GARANTUAR DHE GJIGAND.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje