KQZ apel partive: Ndalni fushatën, nis më 22 Maj. Kush shkel ligjin do gjobitet

5 Maj 2015, 12:37Politika TEMA

KQZ i kërkoi partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor në lidhje me nisjen e fushatës për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, duke kujtuar se zyrtarisht fushata nis më 22 Maj.

Kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi bëri këtë thirrje publike duke lexuar dhe nenet e Kodit Zgjedhor të cilat parashikojnë sanksionet në rast të mos respektimit të ligjeve.

“Partitë  politike të ndalojnë fushatën deri më 22 maj, kur nis e barabartë për të gjitha subjektet elektorale.

Nëse partitë do vazhdojnë KQZ do marrë masat siç janë parashikuar në Kod”, tha Luzi.

Duke cituar nenin  77 të Kodit Zgjedhor, Luzi tha se fushata zgjedhore fillon 30 dite para datës së zgjedhjeve…”

Neni 172 pika 1 përcakton se KQZ merr masë administrative  me gjobë 100 mijë- 500 mijë lekë  për shkelje të ndonjërit prej parimeve të përgjithshme të përcaktuara në nenet 3, 4 ose 5 të këtij Kodi“, theksoi ajo.

Reagimi i KQZ vjen në një kohë kur partitë politike dhe kandidatët e propozuar prej tyre kanë nisur fushatën për zgjedhjet vendore, duke zhvilluar takime apo dëgjesa publike me pretendimin e mbledhjes së propozimeve pvr hartimin e platformave dhe programeve të tyre.

Nuk dihet nëse ky apel i KQZ do të zbatohet nga partitë politike, apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shkojë deri në fund zbatimit të Kodit duke aplikuar sanksionet. /gj.k/

1 komente në “KQZ apel partive: Ndalni fushatën, nis më 22 Maj. Kush shkel ligjin do gjobitet”

  1. Nndaloni genjeshtrat , O politikanet e Biznesit Familjare a
    kuptoni apo jo ,STOP , genjeshtrat dhe perrrallat fillojne me
    22 Maj,per nje Muaj u shani-ofendoni me none e Moter ,prandaje prismi, pasi Populli Shqiptare nga ju (Politikanet)
    po pret qysh kur ka lindur Jezu Krishti……….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje