Paloka: Qytetarët do e çojnë vendin drejt përplasjes fizike, për shkak të qeverisë

7 Maj 2015, 11:12Politika TEMA

Incidenti elektoral i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ersekë ku u tentua të qëllohet me karrige kreu i PD-së Lulzim Basha ka sjellë reagimin në sallën e Kuvendit të Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka.

Ndërsa e quajti incidentin elektoral të urdhëruar mbase të paguar për të sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Paloka paralajmëroi se qeveria do të përballet me revoltat popullore nëse vijon me akte të tilla apo manipulimin e zgjedhjeve.

Të urdhëruar dhe mbase të paguar ka tentuar të godasë kryetarin e opozitës gjatë takimit elektoral për prezantimin e kandidatit. Ky është akt i orkestruar nga Rama, qeveritarët dhe krerët e kësaj maxhorance.

Vërtetohet qartazi nga fakti se kryeministri hesht për herë të dytë kur kërcënohet kryetari i opozitës dhe tentohet të goditet kryetari i opozitës. Personazhi që ka kryer aktin është jo vetëm militant por i lidhur me hallka të ndryshme me pushtetin.

U tha fillimisht që paska dashur të qëllojë xhaxhain e tij, akte të tilla tregojnë se kjo qeveri, kryetari i kësaj qeverie dhe krerët e kësaj maxhorance kanë nisur një rrugë që vetëm drejtimin e duhur nuk është. Nuk është hera e parë.

Pak kohë më parë një kriminel ordiner kërcënoi me vdekje kreun e opozitës por ai vazhdon të jetë i lirë dhe po bën fushatë për maxhorancën. E dinë që më 21 qershor do të përballën me revoltën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe po bëjnë përpjekje me dhunë dhe manipulime, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po tregojnë se janë gati ta çojnë këtë vend në përplasje civile.

Dhe nga drejtimi i tyre duket se aty do e çojnë shqiptarët. Por më 21 Qershor vota e shqiptarëve do ti cojë atje ku duan të shkojnë, por pa marrë popullin me vete“, tha Paloka. /gj.k/

4 komente në “Paloka: Qytetarët do e çojnë vendin drejt përplasjes fizike, për shkak të qeverisë”

  1. tironci says:

    Shum mir e ke o Paloqe, ju dhe keni dhene prova qe kur jepni fjalen e mbani. E mbajtet ne 97 me luften civile e mbajtet ne bulevard, kur tha Berishi mos dilni se do tju vras. Keta socialistet asnje premtim nuk mbajn

  2. salem says:

    Moth u tremb Paloqe,th’ka per te ndodhur gje.

  3. faro says:

    Keto ngjarje njera pas tjetres jane tregues serioz per nje organizim ogurzi, ne mbarim te humbjes se sigurt ne zgjedhje, te opozites qe nuk e do me njeri me mend ne Shqiperine e zgjuar.

  4. pro.... says:

    ..per koken tende qe nuk do jete ashtu!..por ti vazhdo ha qyl ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje