Projekti i grupit të studentëve nga Kosova “NatEv Explorer” fitoi çmimin “People’s Choice Award” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge”, me 68903 vota, ndërsa në vendin e dytë u rendit konkurrenti nga Universiteti i Garbosit të Bullgarisë me 54321 vota.
Për ta fituar këtë çmim ishin 15 projekte nga vendet e ndryshme të botës, të cilat gjatë votimit online morën gjithsej 156.007 vota.
Duke parë konkurrencën e ngushtë me një grup tjetër studentësh konkurrent nga Universiteti i Garbosit të Bullgarisë, që po zhvillohet në votimin online, ishte kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që përmes Facebook-ut, kërkoi nga ndjekësit e profilit të tij në këtë rrjet social, të mobilizohen për të votuar të rinjtë e projektit NatEv Explorer.
Pak orë më pas, të njëjtën kërkesë e bëri edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili u pasua nga politikanët e tjerë të pozitës dhe opozitës si dhe nga figura të sferës së publicistikës, artit e më gjerë.
Kjo fushatë theu edhe kufijtë shtetërorë duke mobilizuar edhe politikanë dhe fytyra tjera publike në pjesë tjera të banuara me shqiptar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dha një shtytje këtij votimi “online”, ndërsa nga Maqedonia të njëjtën thirrje e bëri publicisti Kim Mehmeti. Mbështetje të madhe për garuesit kosovarë përmes rrjeteve sociale kanë dhënë edhe shumë qytetarë.
Projekti “NatEv Explorer”, është një platformë e bazuar në ‘Web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.
NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat, etj.
Bravo!
URIME HALLALL JU QOFTE
Urime cuna! Ky po qe eshte shembull per t’u ndjekur
Meqe asht gare nderkombetare me pjesemarrje nga gjithe vendet e botes kam propozimin qe krahas trofeut te vlersohet dhe universiteti i shkollimit te ketyre studenteve nga Kosova.Pra kjo nji nisem e drejte per te vleruse edhe nivelin arsimor te universiteteve ne mbar boten.
Bravo Kosova.Kudo po jepni shembull per superioritet mbi te gjithe te tjeret.Si ne sport,Dron dhe intelekt ne nivel shkencore.
Me ne fund nje lajm i mire per Shqiptaret ky lajm te ben krenar e jo lajmet (fjalet) e Rames Thaqit boshe lufte nxitese dhe drona e flamuj urime djema suksese te metejme
Bravo,urime djema ………
Urime,
ndjehëm krenarë që në një garë ndërkombëtare,
nga student të universiteteve me renome,
fitues të jenë:
Kosovarët Shqiptar!
Urime djemve premtues, ne rang boteror tashme! Urime per Temen qe jep lajme te tilla! Por! Cuditem se pse gazetat japin urgjentisht turlilloj lajmesh, nga seksi deri tek vdekjet dhe per nje lajm kaq frymezues, vecanerisht per rinine, nuk ndjehen fare. Madje! A nuk do ia vlente per M. E Arsimit qe ta fillonte me kete lajm cdo fjale te saj, sidomos ne parlament, te pakten per gjate 1 jave. Pse mos ta rrokin kete lajm edhe kandidatet qe konkurojne sot per bashkite? A nuk ia vlen per te frymezuar votuesin cilesor e me tej, sidomos rinine?
Well done guys ! Congratulations!