1 milionë dollarë për fustanin që Monica Lewinsky kishte në trup gjatë aferës me Clinton (FOTO)

10 Maj 2015, 18:52Bota TEMA

Monica Lewinsky-t i janë ofruar plot 1 milionë dollarë nga muzeu i seksit në Las Vegas për fustanin ngjyrë blu që ajo kishte veshur gjatë aferës me Bill Clinton, i cili mban ADN-në e ish-presidentit amerikan.
Fustani i Monica Lewinsky është i famshëm, pasi ajo e mbajti atë me gjurmët e ADN-së së Clinton
Së fundmi mediat raportojnë se asaj i janë ofruar 1 milionë dollarët për 90 pika në veshjen e saj.

Oferta e majme është bërë  nga Muzeu Trashëgimisë Erotike në Las Vegas, Nevada
Muzeu me sa duket dëshiron ta përfshijë fustanin blu në ekspozitën për “shqyrtim të marrëdhënieve private të njerëzve në pushtet, dinamika gjinore dhe politika”
Lewinsky, e cila ishte 22 vjeçe kur nisi për herë të parë lidhjen me Bill, ende nuk i është  përgjigjur ofertës

 

Në një intervistë për revistën Vanity Fair,  majin e kaluar, Monica foli për dëshirën e saj për ta lënë prapa gjithë historinë e saj me Bill Clinton duke thënë: “Është koha për të djegur beretën dhe të varros fustanin blu”
Ajo shtoi se i vinte shumë keq për veten dhe se ishte shumë e penduar  për atë që ndodhi midis saj dhe ish presidentit Clinton.

Fillimisht Bill Clinton e mohoi kategorikisht aferën, por pas ADN-së që u mor nga fustani që Lewinsky nuk e kishte larë dhe monstrës së gjakut nga ish presidenti, Clinton i kërkoi falje popullit amerikan dhe gruas së tij Hillary Clinton.

Monica Lewinsky tha se ajo kishte pasur raporte seksuale me Clinton 9 herë, nga viti 1995 deri më 1997. Ajo pohoi se lidhja e saj seksuale me ish-presidentin, atëherë 49 vjeç nuk kishte qenë e plotë, por kishte përfshirë vetëm seksin oral./

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “1 milionë dollarë për fustanin që Monica Lewinsky kishte në trup gjatë aferës me Clinton (FOTO)”

  1. Vetem fustani ka kte cmim !
    Imagjinoni sa ka me shku cmimi slip-eve qe ka pas mbaj vesh Monique ,
    terheq prej protezave te Billy-t.

    I duhen $ te financoj fushaten Hilli ,mu bo Prasidente lool !

    Njerzia vdes per buk, uje , nga mungesa e pares , vriten per nji cop tok,
    ja perse ;
    Se i mungojn idet ?

    Billy ja la Monikes no goje bilbiloqen te shetiste i lire (demokrati hesapi)
    dhe tani i ka qit fustanin ne xhiro ,
    nderkoh qe ka nji rreklam ,ku cfaqet me slipet e Monit ngec mes dhembve !
    Allahile kur do shofim video porno presidenciale

  2. Gallof Hunda says:

    Monica shite se do i bjeri vlera.

  3. demokrat me car t trash kokmodh dhe t gjat says:

    ah monika!
    dashuri e pafat!
    te paska ngel shija e dashnis ne goj!
    po pse mi nuk e cove der n fund ,ta kishe bo komplet qe mos ta kishe kunj tash,ah pse nuk bona pallim!!
    s ka gjo goce!
    drama jote esht e vogel po t krahasosh romeo me zhuljeten
    edhe billi hero paska qen.
    si paska duru e ka shku der n mes t rruges e se ka shiju komplet mollen e ndalume aq t shijshme…

  4. Tironci says:

    Kushedi sa i ka shku fatura e dentistit mbrapa kesaj, besoj se ai bosi ja ka prish gjithe dhomet. Nuk e dime po bajomet a ju kane demtu? Sa mire do ishte te dilte kartela mjeksore e monit ne internet, besoj se do vinte oferta 2 miljon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje