Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar paraditen e sotme kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Rama tha se gjatë kohës kur ajo qeveriste vendin hapi plagë, të cilat duhen kohë të shërohen.
“Ikën nga zyrat e shtetit me 1 milionë shuplaka dhe tani vijnë e tregojnë plagët që hapën vet dhe fajësojnë qeverinë duke besuar se shqiptarët janë budallenj dhe i marrin pas si dele.Procesin e legalizimeve e kthyen në një aferë ryshfeti dhe nuk lanë lavazh, magazinë e ngrehinë pa legalizuar mu në mes të rrugëve, në prona publike e pasuri kombëtare. Tani kanë gojë e flasin”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës qeveria po paguan “faturat” e dëmeve të saj, dëme që sipas kryeministrit arrijnë në qindra milionë dollarë.
“Ne ndaluam hemoragjinë e plagëve të shkaktuara nga ata dhe filluam të ecim në drejtimin e duhur. Shembulli i kësaj është ai i energjisë, ku mbi 300 mijë konsumatorë janë bërë pjesë e asaj nisme për heqjen e njollës së turpit, duke nënshkruar kontratat për shlyerjen e detyrimeve të energjisë”, ka shtuar Rama.
Rruga per ta ndertuar kete shtet nuk eshte e lehte pas katrahures se trasheguar, por jeni ne rrugen e duhur.
Asgje nuk funksiononte ne vend, cdo gje kishte marre per poshte, vetem regres dhe rrenim, se kishte ne pushtet njerez qe mendonin vetem per interesat e vet, te panginjur dhe te verbuar nga etja per pushtet, cdo gje mund te perkufizohej me rrumpalle, por keto 2 vjet po behet aq pune, sa rezultatet e para kane filluar te ndjehen dhe nese do vazhdohet keshtu, Shqiperia do te jete ne drejtimin e duhur.
Po nje femije te rritet i do ca vite a dhjetra vite per te dale ne jete, kur mendon per nje shtet te degraduar, si mund te pretendojne ca njerez qe vetem ne 2 vjet te behen mrekullira?
Cdo sukses i qeverise, eshte disfate dhjetera here me shume per opoziten, e cila ne pamundesi dhe paaftesi per te ofruar nje alternative qeverisese, vetem perpiqet t’i hedhe hi syve qytetareve, se e di qe vete me te drejte kurren e kurres nuk vjen me ne pushtet.
Ka shume te drejte kryeministri kur thote se e lane vendin shume keq me sa e sa borxhe por dhe drejtesia duhet te beje punen e vet dhe ti jape denimin e duhur te gjithe atyre qe abuzuan me pushtetin. Nese mbetemi ne nivelin e fajesimit asgje nuk do permiresohet.
Shembulli i energjise elektrike eshte shembulli i shkelqyer i Rrumpalles se Sali Berishes.Ne cilin vend te Botes Kryeministri shkon dhe u thote banoreve vidhni shtetin??Vetem ne Shqiperi ka ndodhur ne kohen e Malokut,kur u thoshte Shqiptareve mos paguani energjine,vidhni energji sa te deshironi,mjafton te votoni MUE.
Fatos Tushe nje njeri i nderuar i qytetit te Lushnjes. Ka bere per qytetin keto kater vite aq sa nuk kane bere te gjithe kryetaret e bashkive bashke qe kane drejtuar me pare Lushnjen. Edhe kesaj radhe lushnjaret do votebesojne Fatos Tushen per me shume zhvillim ne qytet.
Per nje Lushnje te zhvilluar do votojme serish z. Fatos Tushe. Shpresojme qe investimet ne qytet te mos ndalen. Mbeshtetja e pushtetit qendror i kish munguar prej vitesh qytetit tanime kjo mbeshtetje nuk mungon. Respekt kryeministrit qe ka kontribuar jo pak qe qyteti te ece ne rruge te mabare.
Rama nuk eshte me Kryeminister eshte bere prezantues tani!!!
Kush punon ne Kryeministri se shqiptaret po emigrojne me mijera se nuk kane me pune!! Nuk prezantohen dot vete kandidatet per kryebashkiake me programet e tyre? Flitet per pushtet lokal e jo qendror!
Ca zhvillimi ka bere tushja ne Lushnje more aman???Ku dreqin jetoni ju mor njerez hipokrita???A keni shkuar ndonjehere ne lushnje?Ca dreq infrastrukturi ka bere tushja mor njerez???Rruget jane cope cope,sinjalistika cope cope,rrethrrotullimet qesharake qe s’kane lidhje fare me rruget,mos ja futni kot sepse jeni simpatizante te majte!Apo shqiponja 200.000 euro ne lulishte dhe sheshi para bashkise?Ah infrastruktura,hedhim beton ku te dali e pa ide se ca do bejme!!!
Fatos tushe ti hedhi pak çakull rrugeve te qytetit se e ka bere lushnjen me keq se luli . ne çdo rruge gropa pa fund
Ndro kasete o z.Rama se je Kryeminister tani jo Kryetar Opozite. Apo ske asgje te mire per te bere per kete popull?!! Eshte sh ironike kjo pjese
z.kryeminister mjaft u sollet si femije. e ke mendjen vetem te ofendosh dhe kritikosh. e vetmja gje qe ke bere eshte terrori dhe paniku qe ke perhapur tek shqiptaret. ne vend qe te ulesh koken dhe te punosh. nuk fitohen shqiptaret duke folur neper emisione dhe duke share qeverine e kaluar. duhet te punosh edhe pse dyshoj tek aftesite e tua. me duket se jeni juve qe do ti merrni 1 milion shuplakat kesaj here mbase dhe me shume. ikni nga ky vend.