Bojaxhi i përgjigjet Kreshnik Spahiut: Unë kam qenë gjithmonë i ndershëm, s’më bëjnë përshtypje shpifjet

17 Maj 2015, 14:19Politika TEMA

Gjergj Bojaxhiu iu është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të Kreshnik Spahiut.

Ky i fundit deklaroi pak ditë më parë, se Rama i kishte kërkuar që në zgjedhjet e 2013-s të përfshinte Bojaxhiun në listat e Aleancës Kuqezi në Tiranës, që të përçante votat e PD-së.

Bojaxhi thotë në reagimin e tij se e dinte që kur vendosi t’i hynte kësaj gare, do të kishte goditje të tilla.

Por, ai shprehet se ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe nuk dekurajohet nga ato që i cilëson shpifje.

Të dashur miq,

Përbaltja dhe sulmet kundër karakterit përmes shpifjeve, trillimeve, gënjeshtrës, sharjeve e thashethemeve kanë qenë gjithmonë një nga mjetet më të fuqishme me të cilin regjimet autokratike dhe elitat e korruptuara kanë mbajtur pushtetin e tyre.

Skema është e thjeshtë: nëse dikush ngre zërin apo guxon t’i sfidojë, atëherë ai, jeta e tij, familja e tij, shoqëria e tij sulmohen e përbalten deri sa atë ta lërë vullneti e të tulatet sërish.

Kur së bashku i hymë kësaj sfide të vështirë për të ndryshuar qeverisjen e Tiranës, shumë nga ne e dinim që ata që kanë siguruar pushtet e pasuri përmes manipulimit, korrupsionit, grabitjes, keqbërjes e shkeljes së ligjit nuk duan që ne të reagojmë, nuk duan që ne të ngrejmë zërin, nuk duan që ne të veprojmë. Ata na duan apatikë, përtacë, të dëshpëruar, gojëkyçur, mendjembyllur. Ata duan që ne të mendojmë për të ikur nga ky vend e jo për ta ndryshuar atë.

Ndaj ata po përpiqen çdo ditë që përmes shpifjes dhe përbaltjes të mbjellin dyshim e mosbesim ndaj nesh e mes nesh. Sepse mosbesimi na mban të përçarë e të dobët. Sepse mosbesimi garanton mos ndryshimin. Sepse mosbesimi garanton sundimin e tyre.

Por ne, që kemi qenë të ndershëm në jetën tonë e që jemi sot të ndershëm në qëllimin tonë, nuk çkurajohemi. Ne besojmë tek njëri-tjetri. Ne besojmë tek forca jonë për të sjellë ndryshimin”, thotë Bojaxhi.

33 komente në “Bojaxhi i përgjigjet Kreshnik Spahiut: Unë kam qenë gjithmonë i ndershëm, s’më bëjnë përshtypje shpifjet”

  1. tfgs says:

    K.Spahiu foli edhe kolona turke ne shqiperi……….!!!!!!!!!

  2. ben says:

    Hartim i gjate o Gjergjo,tipik stil politikani albanez.Me dy fjale mund ta shpjegoje.

    1. Hit says:

      Ben,edhe pse hartimi i gjate jam i sigurte qe ende nuk e ke kuptuar, njerez si ty na lane ktu ku jemi….

      1. Bureto says:

        Votat per Gjergj Bojaxhiun, me shume se nje fitore per te do te tregojne pjekurine e elektoratit shqiptar. Ketu do te duket se votimit militant, dhe me keq akoma interesaxhi, do t’i vije fundi, do te thote se demokracia ka shprese dhe se thenia e popullit se: “uji qe rrjedh pihet”, do te vertetohet edhe ne kete rast. Votues te Tiranes, tregoni se jeni vertet votues te metropolit nga ku duhet te marrin neser shembull edhe te tjeret. Une Bojaxhiun e shoh me shume si nje fenomen qe duhet mbeshtetur, sesa thjesht si nje njeri qe ka guxuar te shpalose ambicjen e vet politike. Por edhe anonim nuk eshte. E vetmja e mete e tij eshte se nuk ka mbrapa ca parti ‘plaka’ qe bejne para pasqyres nga dy ore make-up para se te dalin ne publik, ngaqe rrudhat e tyre jane te shpifura. Shikoni si ka filluar fushata e pa ligjshme e tyre,(zyrtarisht fillon me 22 Maj),me metoden e vjeter te tyre, me shume per “t’i ngrene koken” njëra-tjetrës ne luften per pushtet, si paraprirje e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017, sesa bilance dhe autokritike te sinqerte dhe te besueshme. Sepse nuk mund ta bejne se e kane treguar prej 25 vjetesh qe nuk jane te tille. Atehere meqe keshtu e duan le te votohet per Bojaxhiun qe keto ‘plaka’, te shikohen mire ne pasqyre, se sa vlejne. Por duhet votuar me mend ama dhe jo me llogari sa do me hyne ne “xhepa”. Nese jemi qytetare. Nese jemi turme atehere hallall i paçim.

    2. mondi says:

      Shko merr lepirsen tek lsi, ps dhe pd tani. Se per intergritetin e Bojaxhiut cdo dite e me shume i shtohen vlerat.

  3. bato says:

    Gjergji!
    Mos e prish terezine nga nje sorre genjeshtare si ky floklepiri i Saliut qe tregon hapur antishqiptarizmin e tij duke bere thirrje per bojkotim votimesh, per destabilizim, per anarshi. genjeshtra per ty eshte ku e ku me e paperfillshme me ato qe po pjerdh nga goja ky mender juristi.

    1. Sorra politike says:

      floklepiri i Saliut tani po punon per interesin e Rames. Te shtysh njerezit te mos votojne do te thote qe dynjaja te kaperdije mjerimin dhe te rrije ne shtepi te shikoje si fiton i emeruari i Edi Rames.

  4. Petro says:

    Dihet se kush i shpik keto shpifje.Ai qe nisi nje levizje qe ngordhi rruges dhe perfundoi me 2% vota.Ah, nje nga shkaterruesit e sistemit te drejtesise.Te gjithe derra me te njejtin turi.Po a behet ky vend me te tille?Sigurisht pritet ndonje prokuror nga SHBA.Te gjithe do te arratisen brenda nates.

  5. arben says:

    Tani ka mbetur dhe Kreshniku -hajdut votash, arkitekt i shkaterrimit te Kld-se dhe pastaj shitesh partish – ne kete rradhe sipas funksioneve institucionale qe ka pasur te shaje nje nga njerezit e pakte qe i kane thene jo pislliqeve qe kane mbuluar PD. Demokracia kerkon votues te informuar qe i dine keto. Por ky vend ka pak votues te informuar prandaj dhe jemi ne kete grade te trishtueshme te perfaqesimit me hajdute e menaxhimit me hajdute dhe yes-men. Personalitetet si Boyaxhiu ky sistemi yne korruptiv i nxjerr jashte si centrifuge. Te shpresojme qe Tiranasit do hedhin voten ne mynyre te informuar kete rradhe.

  6. Argita_B says:

    Gazeta Tema i jepni shume pak hapsire ne gazeten tuaj nje kandidati si Gjegji Bojaxhi, kandidat qe sjelle me te vertete shprese te nje pjese e madhe e popullit te Tiranes. Lexojme vetem per Veliaj e Kosoven ne gazeten tuaj, Bojaxhi po bojkotohet qellimisht!!!

  7. edi says:

    Gjergjo!

    Qente te lefin karvani vazhdon perpara. Vazhdo kshu se do ta zbythesh kte klase politike te korruptur ne palce.

  8. geri says:

    Bojagji me liqence.ngjyroset si te doje.hahaha.mos u !!!???o kreshnik

  9. leka says:

    Gjergj mos u merr me Kreshnik Spahiun se eshte nje hic, dhe brima e fundit e kavallit. Ishte ky spurdhjak qe bente thirrje qe asnje te mos dali ne zgjedhjet e 21 Qershorit. Ketij i duket vetja si njeri qe i degjohet zeri, por se fut njeri ne llogari. E kujtoni kur tha se une do ngrej ne protest 1 milion shqiptar dhe perfundoi si ato grevat e atij Fatmir Hoxhes. Mer 20 veta ., Te dy ushtar te Sales jane. Kreshnik je kart e djegme, dhe duhet pare mire aktiviteti yt si nenkryetar I KLD se shume eshte folur per te. Gjergji si njeri dhe si manaxher eshte vjet drite larg nga ty prandaj rri urte se ka mbaruar misioni yt ne politik .

  10. ceni says:

    tema me shume hapsire gjergjit

  11. Jari says:

    Ky BojaGjergji genjen. Eshte ofruar vete te jete nje listat e AKZ per zgjedhje. Tjeter gje qe Kreshnik-i dhe Lisien Baskurti e konsideruan si rival qe mund ti spostonte lehte. (e thene nga Myslymi i deteve)
    Sa per Ed Ramen kete BojGjergjin e genjen mendja. Pjerdh Rama per keta njeqelizore sezonale.
    Ju mbaruan “idete dhe platformat” dhe po merret me me the e te thashe?
    Shko paguaj fushaten dhe hapesirat ne media nese e ke seriozisht garen- bole! Mos harro tramin per ne hene
    Brenda vitit te pare si kryetar bashkie. Nisja te behet tek Ranch – Fart Boja Fart

  12. fiku says:

    Bravo Bojaxhi !! Populli e njeh mire kete lloj rrace qeni .QUHET ZARBO . NUK KANE ARGUMENTA DHE MERREN ME SHPIFJE . Kjo i ben akoma me te ndyre .
    Vota ime per Bojaxhiun !!!!!!!

  13. Arben says:

    O BOJAXHI I NDERSHEM JE QE CKE ME TE……Sa toke ke blere ne BALDUSHK dhe sa ke realisht sot ? Nddoshta i ke harruar ato fadromat dhe kamionat e KESH qe hapnin toke te re,hapnin gropat e ullinjve dhe shtronin me zhavorr rruget per ne Gryken e Pallosheve,atje ku ke blere tokat……Perse do te behesh kryetar ?…te mbaruan parate?….I ndershem je i ndershem….

  14. LORA says:

    Hidh nje tymse niku me dylbi,e prit bojaxhi-kusari I KESH-it,,,,,skenar I vjeter me regji shqup-se.

  15. Uji i ftohte says:

    Te doli boja o bojaxhi,kisha shume respekt per ty,por qe kur mora vesh se ty po te perdor Rama,…ik sa me shpejt o byth.ire.

  16. mira says:

    Komentuesit jane bere si stani i kurvave qe shajne njera tjetren per pronaret e tyre.

    E KEMI THENE NJEQIND HERE ENGJEJ NE POLITIKE NUK KA HARROJENI.

    Populli eshte ngopur( me perjashtim te militanteve pabuksa dhe kockalepires zhylsa qe shesin dhe nenen per para)

    Tani nuk po shohim te prononcohen per cfare eshte bere keq dhe do ta cbejne nga cfare distancohen dhe jo me me parrulla qe as Bojaxhiu nuk ka shpetuar” ketej e tutje do te….” futja pordhes.

    Perse Bojaxhiu nuk eshte prononcuar per betonizimin Poshte diges se Liqenit?

    Ne nje emision u shpreh se nuk pranon mbeshtetjen e biznesit se kjo do e bente te varur ne te ardhmen. Eshte i sigurte se nuk eshte i varur nga bisneset e mafias se ndertimit ne fjale??
    Nese jo po te kete prapanica te shprehet, ne te kunderten nuk kemi nevoje per mafioze te rinj se na dalin dhe na teprojne ata qe kemi.

    Nese kerkuam te te mbshtesim e beme sepse duam te shporim kete bande cubash dhe hajdutesh qe kane zene per fyti Tiranen, dhe Shqiperine.

    E kemi kapur me Digen e Liqenit sepse eshte bash kjo afer kuruptive qe tregon shume qarte fytyren e pushtetit qe iku, te atij qe erdhi dhe te rufjaneve qe ikin dhe vine.

    1. mondi says:

      o mira hape televiziorin ndonjeher. Nga kanditatet qe jane ne gare, vetem Bojaxhiu eshte shprehur hapur qe une do e ndaloje ate ndertim mostroz qe po behet tek diga e liqenit, dhe sazan guri qe eshte ambjentalist ka thene do shohim proecin si eshte dhene leja. Ndersa Bojaxhi eshte treguar kategorik do i ndalojme dhe prishim ato ndertime qe po behen.

  17. Korabi says:

    Bojaxhiu te justifikoje pasurine nje herenpastaj te beje te ndershmin. Shan i dhjeri te permjerrin i thone kesaj pune.

  18. Luma says:

    Si nuk te vjen turp nga vetja more Bojaxhi e gjithe shqiperia e din se ti je vegla e Edi Rames ti bashke me zotin Bamir Topi po si nuk ju vjen zor mor aman si nuk keni pak moral dhe dinitet ju shisni veten per nje karrige turp turp

  19. dajti says:

    Nuk ja vlen ti pergjigjesh nje legeni. Ai para 2013 thoshte ne burg qytetarin berisha, tani e ka harruar. Ishte spiun i berish malokut…turp ndyresira.

  20. deti says:

    Kisha respekt per Ju z. Bojaxhi por me zhgenjeve. Qe ne castin qe deklarove se nga gjyshi jam ballist dhe nga gjyshja komunist duke aderuar ne te djathten kjo tregon se ti nuk e ke dashur kurre te djathten dhe sot ben kalin e trojes. Nuk besoj qe te kete njeri qe nuk e kupton qellimin tuaj. Mos kujto se do te te vijne nga pas te djathtet e vertete, vetem njerez si ty qe kane perfituar nga e djathta dhe nuk po i favorizon e majta. Per mua je njeri pa shtylle kurrizore.

  21. agostin says:

    N.q.s do te votohej pa militantizem, Gjergji do te fitonte ,sepse eshte personi qe me bind me shume, si djale i zgjuar dhe punetore.

  22. taqo says:

    GJERGJ AS MOS E CAJ BYTHEN FARE VOTAT PER TY DO TE NA TREGOJNE SE SA NDERSHERI ,SA NJERES AKOME TE NDERSHEM KA NE TIRANE ,AS MOS E CAJ BYTHEN FARE ,KA ZAGARE REZERVE QE DO TE BEJNE GAM GAM DO TE KAFSHOJNE DUROJI JE NE POZICION TE PERKRYER JE NE POZICIONIN E KRISHTIT DO TE SAKRIFIKOHESH ,EC PERPARA DIGJE VETEN ,JA VLEN ,KANDITARURA JOTE ESHTE PAZITIVITETI I KESAJ MASKARADE ,DO TE VOTOJME PER TY

  23. Arben says:

    Tema jepini me shume hapesire Bojaxhiut! Ose te pakten hapesire te njejte me idiotet partiake ne gare.

    Na mbytet me llafet e Velise qe nuk di cfare do te thote te punosh pervecse te marresh fonde per te rilindur Tiranen dhe qe do na i menagjoje fondet si tek Mjafti; dhe derdellimat e Kosoves se do e bej bashkine si maternitetin e Tiranes ku njerezit hyjne ne bashki per probleme por shkojne e paguajne per to tek bisnesi privat i kryetarit.

    Aman shyqyr qe kemi nje person esell qe di cfare eshte puna e cfare eshte menaxhimi si Bojaxhiu. Ne kete vend hajdutesh ne i kemi mbytur njerezit punetore por te pakten ju jipini hapesire!

  24. stela says:

    Obobo Kreshnik Spahiu, koqja e gomarit…..

  25. Teuta says:

    Njerez si Kreshnik Spahiu nuk vlejne te diskutohen, ata jane qente qe lehin sa here ja u kerkojne padronet.Dhe dalja e Gjergj Bojaxhiut ju ka djegur te dy partive.Ata do te mundohen me sa te mundin ta perbaltin me sa te munden figuren e Gjergjit.Po e kane kot qytetaret e Tiranes do te votojne Gjergjin.

  26. Hektor says:

    Pyetje te thjeshta: I pavarur je apo veteshpallesh? Kush njerez te afert te mbeshtesin? A je i ri ne politike vertet si thu? A do i kshe bere miljonat pa ndihmen e pushtetit? Ku i gjen gjithe ate akses ne mediat e Rames? Pse u mobilizove tani per zgjedhje dhe jo duke filluar nje levizje qytetare? Ku ishe ti ne gjitha betejat qe ka bere shoqeria civile? Etj etj.

  27. ali pasha says:

    do duket bashkepunimi,jo komente kot

  28. emer says:

    Gjergj, normal qe do kesh sulme nga me te ndryshme por ti vazhdo perpara me dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje