Shpërndahen lejet e legalizimeve në Sauk/ Veliaj: E turpshme që Halim Kosova përgojon lindjen e grave

20 Maj 2015, 19:20Politika TEMA

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shpërndanë disa leje legalizimesh në zonën e Saukut në Tiranë.

Lame tha se kjo është një nga zonat më problematike të Tiranës përsa i përket ndërtimeve pa leje, duke theksuar se në këtë zonë ka rreth 80 mijë banorë dhe janë rreth 60 mijë ndërtime pa leje.

Sauku ka shumë probleme me legalizimet. Minibashkia numër 2 është një nga problematiket, ku nga 80 mijë banorë janë bërë rreth 60 mijë ndërtime pa leje.

Në 2570 prej tyre, nga viti i kaluar është shkuar derë më derë dhe janë përpiluar dosjet. Problemi me hipotekën ështëi i trashëguar që prej 15 vitesh ku nuk është bërë e mundur të hidhen në sistem 3 zonat kadastrale që kjo njësi ka.

Njësia 2 është një nga zonat që e pret me ankth zgjedhjen e këtij problemi. Mbi 2000 prej këtyre banorëve i kanë marrë certifikatat e pronësisë ndërsa të tjerët janë në proces.

Ka përfunduar e gjithë rruga e “3 vëllezërve Kondi”, sauu i ri dhe i vjetër ka përfunduar, e gjithë zona përreth zonës studenti dhe aktualisht po punohet në zonën veriore të minibashkisë. 

Erion, do bashkëpunojmë fort pas 21 për disa nga problemet të cilat duan dorën e bashkisë, për zgjidhjen e problemeve të njerëzve, kryesisht për ndërtimet e pas 2009.

Për të cilat para pak ditësh kaloi në parlament edhe ligji për legalizimin e tyre. Bashkëpunimi tjetër lidhet edhe për problemin urbanizues që në fakt e la basha”, tha Lame.

Ndërsa kandidati i ASHE-së për Tiranën Erjon Veliaj duke u ndalur në fushatën që po bën kandidati i PD-së Halim Kosova, u shpreh se është e turpshme se si Kosova në çdo takim thotë se si kanë lindur gratë.

Është e turpshme se si Halim Kosova në çdo takim thotë se si kanë lindur gratë dhe nënat. Më shqiptarët nuk përgojojmë, gratë dhe femrat të cilat shkojnë në maternitet. Ne nuk përgojojmë, ne nuk e duam një politikë me barsoleta.

Tek tavolina e bukës njerëzit thonë se si nuk morëm legalizimet se si nuk kemi çerdhe, flitet për ndriçimin dhe jo për motin në Hollandë. Gjysma e grave dhe vajzave nuk kthehen dot në shpi pas orës 7 sepse nuk ka ndriçim nëpër rrugët e Tiranës.”, tha Veliaj.

7 komente në “Shpërndahen lejet e legalizimeve në Sauk/ Veliaj: E turpshme që Halim Kosova përgojon lindjen e grave”

  1. alo1 says:

    Po e trupshme qe ti pergojon moshen Dhe thinjat. Sidomos qe thinjat ne cdo liber te botes personifikojne mencurine , urtesine fisnikerine etj etj etj. Jo se halimi i ka keto, por ti ske pse tja permendesh

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    goditjet poshte brezit te erionit ndaj halimit ne sauk tregon qe halimi po funksionon. pse zgjodhi saukun per te bere kete deklarate kunder halimit erioni? e thjeshte, per vete faktin qe mesa duket veliaj e mendon saukun zone me tendenca patriarkale ku gruaja konsiderohet placke qe mbahet ne shtepi dhe qe kur duhet te vizitohet tek doktori zgjedh doktor femer e jo mashkull. duke deklaruar qe halimi pergojon grate qe lindin tek ai ai tenton te preki ne seder burrat sauksa dhe te kete voten e tyre konservatore. ja ky eshte mendimi i veliajt per sauksit, qe jane zone me zhvillim te prapambetur kulturor dhe shoqeror dhe qe fushata do pershtatur sipas terrenit ne te tilla zona. dmth erioni perdor talljen e trapit me sauksit. ajo qe tha per halimin eshte njesoj sikur tju kete thene sauksve qe halimi ju ka shajt nga grate. ja kq koqe kandidat eshte.

  3. Gjergji says:

    Ore e kuptoj une qe jemi ne kohe fushate e me the te thashe, por Erjoni ca funksioni publik mban ne keto momente qe i jepet e drejta te shperndaje legalizime? Sikur do ishte fushate pa perdorur burimet e shtetit!?
    Ta takoj nje here neser Lamen mos me le dhe mua te shperndaj ca leje, mos bie mire me ca rob e ma quajne per nder.

    1. sonia says:

      ky eri paska qene vertet i cuditshem.si mund te jete kaq njeri i ulet.del e flet per suksese.ku jane keto suksese.pervec se vodhi per 2 vjet nga fondet e ministrise ca ka bere.pse ne duhet tia besojme te ardhmen tone ketij njeriu kur ky ska bere asgje pervec se na ka rrenuar ekonomikisht.edhe ate perkrahje sociale qe kishim ehoqi.ku i ka te punesuarit ky.me ca syri i shikon.ku i ka te rinjte e punesuar.studentet qe sot paguajne 2 fish apo me shume per shkollat e tyre.ky eshte nje kancer per shoqerine

  4. lili says:

    Po si mundet ky me shpernda sot ‘legalizime’? Me Cfare autoriteti?nuk eshte me minister,nuk eshte pronar i satyre tokave apo pa late,pra ne emer te Cfare ky merr e shperndan gjerat?kush e lejon kete abuzim institutional?
    Ne bot en evropiane kjo ka nje emer keqperdorim detyres,bile edhe uzurpim detyres shtetnore!Shqiperia evropiane kjo?!
    Hajt edhe une po filloj me shpernda legalizime pra!…

  5. lili says:

    ‘Si Kane lindur grate e nenat’!mos ka kujtur ky se lindin burrat?

  6. silika says:

    SILIKA

    E turpshme per ty Erjon Veliaj qe del dhe paraqet deklarate te tilla , sigurisht nje njeri si ti nuk e di se ceshte rrespekti ndaj te medhenjeve !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje