Lajmi bombë nga Spanja, Pogba i thotë “Po” Barcelonës

21 Maj 2015, 12:47Sport TEMA

Paul Pogba i thotë po Barcelonës. Për të parën herë gjatë këtyre muajve të fundit Barca shpreson se mund të firmosë me mesfushorin francez të cilin në Katalunjë e konsiderojnë si pasuesin ideal të kapitenit legjendar Xavi Hernandez.

Të paktën kështu raporton e përditshmja katalanase Sport.es.

Kontaktet e fundit që ka patur Barcelona me menaxherin e futbollistit Mino Raiola kanë qenë pozitive dhe mesa duket Pogba e ka pranuar Spanjën si destinacionin e tij të ardhshëm.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë edhe pse 22-vjecari nuk dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e tij përpara finales së Championsit që do të zhvillohet 6 Qershorin e ardhshëm në Berlin. Por për të mbërritur te Pogba, Barca duhet të bëjë një sakfrificë të madhe ekonomike pasi Juventusi kurrësesi nuk e lejon largimin e talentit të tij për një shumë më të ulët se 80 milionë Euro.

Përvec kampionëve të Spanjës për futbollistin interesohen edhe shumë klube të tjera të njohura si Reali i Madridit, Paris Saint Germain Manchester City dhe Chelsea, gjithsesi dëshira e Pogba-së do të jetë ajo që do të vendosë në këtë intrigë të madhe të merkatos.

Te Barca janë të bindur për ok-in e futbollistit por tashmë mbetet për tu kënaqur  Juventusi që është edhe klubi që ka në pronësi kartonin e 22-vjecarit me një ofertë sa më të lartë.

Duke qënë se Barcelona nuk mund të veprojë në merkato gjatë kësaj vere fakti që bardhezinjtë mund tia shesin Pogbanë katalanasve dhe mund ta mbajnë atë në ekip edhe për një tjetër sezon favirizon blaugranat në këtë operacion merkatoje.

Gjithcka mund të mbyllet këtë verë por me shumë mundësi për të parë djaloshin e artë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre tifozët e Barcelonës duhet të presin sezonin 2016-2017.

7 komente në “Lajmi bombë nga Spanja, Pogba i thotë “Po” Barcelonës”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Edhe ky POGBA-ja ,nuk me duket ne ate lartesi qe kerkojne tia “SHESIN LEKUREN ” .
    Po ,per moshen eshte i mire por as qe behet fjale se e ka sharmin e NEYMARIT ,pavarsisht rolit apo menyres se tij te lojes .
    E kam ndjekur me vemendje si ne ndeshjen me EKIPIN tone KOMBETAR ne France ,si dje kunder LAZIOS dhe nuk me ka lene ndonje pershtypje ,sidoqofte qe per momentin eshte nje nga me te miret ne qarkulim .
    REALI do te mundete ta blinte sepse vetem ai REALI pa u hamendur 2 here blen nej lojtar qe shfaqet mire qofte vetem ne nje ndeshje ne ndonje eveniment Boteror ,por qe unen nuk i iki idese qe ,REALI m ese shumti me lojtaret qe blen been Pastrim Parash dhe bravo i qofte ,duke luajtur PISET ne merkato dhe duke ua Amplifikuar atyre Cmimin
    Ironikja eshte se JUVJA si SCUDETON si kualifikimin per ne Finalen e Ch-Leagues e mori THUAJSE pa kontributin e ketij Pogbase .

    1. Best says:

      Totila
      eshte shume i mire dhe per me teper i ri
      e di pse eshte i mire???
      Eshte shume i disiplinuar dhe i degjueshem….
      nje karakter ndryshe nga ibra dhe baloteli qe i ka Raiola te dy dhe e cuditshme ne fakt hahahahah
      Por une mendoj se ia vlen barra qirane, duke marre dhe Gundoganin vene fiks
      Gjithsesi koha do e tregoje

  2. GMT says:

    @Best,
    Nëqoftëse nuk e ka të hiperbolizuar ndjenjën patriotike “BLACK & PROUD” kujtoj se mund të formohet në një futbollist të shkëlqyer.Fodullëku bashkë me krenarinë do ta vriste ashtu si Balotelin.Vetëm modestia do ta shpëtonte nga shkatërrimi i karierës.

  3. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    “BEST ”
    Jam dakord me sugjrimin tend ,une nuk e hodha poshte krejtesisht ,por zakonisht mua koha me ka dhene te drjte dhe ajo KOHA di se si ti vere gjerat ne vendin e vet .
    Natyrisht qe ne raport me Rakitikun RAKITIC ,POGBA eshte me lart ,sisomos tani qe i “”FUNDMIT i MOHIKANEVE””” ,XAVI po i jep lamtumiren Barces.
    Tung !

    1. Best says:

      GMT
      me sa kam vene re nuk eshte fodull dhe kjo me ka pelqyer tek ai, eshte i perulur megjithese ka 3 vjet qe luan ne nivele te larta, po vazhdoi keshtu do ia dali
      Nese jo dal tek Totila qe thote koha do e tregoje, pra nese del nga shinat sepse futbolli ka dhe supriza, klane, pakenaqesi, mungese fati dhe te nxjerr nga vetja ndonjehere
      Xavi iku sot
      lajm i keq se Barca duhet ta mbante deri ne janar, por me afrimin e Gundogan them se do mbaje vlag
      Ju pershendes te dyve

  4. argenti says:

    Per mendimin tim do jete blerje e deshtuar , ketij po i fryhet shume me publicitet dhe koha do e vertetoj qe ky tip lojtari do deshtoje tek Barcelon ,nuk mund ti pergjigjet lojes se shpejt te Barcelones ky lojtar sado teknik te jete sepse eshte i ngathet dhe dembel ,nuk ndihmon ekipin ne fazen mbrojtese ashtu siq ben Pedro ,Rakitic apo i gjithe ekipi ne tersi .Sa per Rakitic per mendimin tim eshte shume here me i vlefshem se ky bythzi

  5. jimy says:

    Kush thote qe guindogam kalon te barca.me duket se ka firmos tashme me bayern.nuk e le bayern.sa per pogbane eshte i mire sepse vetem ky eshte yll ne juve.po shkoi ne barca me ter yjet do humbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje