Dr. Halimi vijon të çudisë me thëniet dhe deklaratat e tij. I ftuar nga gazetari Babaramo Dr.Halimi ka pohuar se vetëm tani që bën fushatë ka zbuluar sa keq është situata dhe se ka njerëz qe jetojne keq.
Siç duket doktori, i cili ka kaluar jetë të rehatshme në klinikën e tij luksoze, nuk ka pasur ndonjë pacient nga shtresat e varfra, por tani qe ka dale ne fushate ka pare qe ka dhe njerez qe jetojnë keq.
Ka një të vërtetë në thëniet e dr. Halimit. Klientela e tij ka qenë kryesisht ajo VIP, madje prej saj ka marrë dhe famën më të madhe.
Një pjesë nga biseda me gazetarin Babaramo.
-Me çfarë shoh që situata është shumë herë më keq se çfarë e dija para 30-40 ditëve. Sa më shumë takon njerëz aq më shumë e sheh si është realiteti. Kur shkon dhe shikon se ku ata jetojnë, atëherë merr vesh se si jetojnë.
– Shkova sot operova një në drekë. Hajd, nuk është ndonjë sekret.
E Vazhdoni punën e mjekut edhe gjatë fushatës?
E kam shumë të rëndësishme që po ta kam dhënë fjalën unë do ta mbaroj. Kujt ia kam dhënë fjalën përpara fushatës, kjo nuk më bën…
Pra pacientët që keni ndjekur që para se të nisë fushata vazhdoni i ndiqni?
Nuk i ndjek më, por në finale po. Kam dhe kolegë. Nuk është se ika unë dhe u bë nami. Unë anova nga sektori shëndetësor sepse i thashë vetes që shumë mjek të rinj kanë dalë, profesionistë, të trajnuar.
Të kthemi tek operacioni i sotëm…
Ja ta mbaroj. Thashë jep një kontribut ku ndërgjegjja është bërë gjë e rrallë.
Sot çfarë ndodhi?
Më takoi një koleg dhe më tha çfarë i ke bërë vetës, duke qenë mjek me eksperiencë, me kaq pacientë, si ka mundësi? Jo mo i thashë, unë s’e kam lënë punën, por po marr më shumë përgjegjësi për t’i shërbyer njerëzve. Nuk është se kam parë ndonjëherë në jetën time rehatinë personale. Unë për një fjalë goje kam qenë në këmbë dhe kam qenë në spital.
Nëse zgjidheni do ta vazhdoni punën e mjekut?
Do ta vazhdoj në një këndvështrim tjetër. Kam kuptuar pas 35 vjetësh që sado eksperiencë të kesh, ose unë ose të tjerët, prapë ke një numër të kufizuar vizitash që mund të bësh. Kontributi që unë do të jap edhe në drejtim të shëndetit është që çfarë mundësish do të ofroj unë qytetarëve për të pasur një shëndet të sigurt.
O Halim
Doktor i Gopit
na nxorre mallin
E Flamur Topit ?
Doktori eshte i sinqerte, sa here qe i vijne te varferit per tu mjekuar, i kane paguar parate pa hezitim.
ky paska nevoje per doktor per vete. qenka out, po fare ama.
“Xhevahire” po dëgjojmë çdo ditë prej këtij Halemit.
Qënka koqe i tëri.
tmerr kush eshte doktor dhe kush pretendon te drejtoje, qija ropt ai vend ka marre fund pergjithmone, tragjedia qendron ne faktin se njerezit bejne sehir para hipokrizise dhe injorances se kudo ndodhur si ne rastin e ketij kandidati shtaze……..ncncn albanistan 2015.
po cte keqe ka ketu te thuash se situata eshte me keq se cfare e pandehja une plus mos i deformoni fjalet se ju ka mare koka ere shikoni ate gjatoshin qete jep gruan per moter mos deformoni fjalet e nje njeriu kot
o Lime pse nuk I bo falas vizitat der ne zgjedhje….
hajt se per ta kap ke…
?
Nqs mileti nuk e ka kuptuar akoma se c’fare perfaqeson ky sharlatan hajdut, atehere mire te na e beje te gjitheve!!!
Eshte turp per gjithe tironsit qe nje mashtrues i tille te shkoj ne deklarata te atilla qe ofendojne intelligjencen ne menyre kaq flagrante. Me pushtlliqet e tij se ka qene ne “sherbim” te njerezve, kur ka lene maternitetin me nje shifer alarmante te larte te lindjeve me operacion, eshte thjesht nje cinicizem ekstrem krimineli. Kjo manover kaq e shpeshte eshte kriminale se behet jo per nevoje por vetem per te marre lek, duke u privuar nenave lindjet normale dhe duke i sakatosur me operacione. Deri dhe oksigjenisti donte leke tek materniteti i ketij plehres per operacione qe ne fakt shume shpesh ishin te panevojshem per qindra mijera gra, nena, motra e bashkeshortet tona. Ky dhe te tjere si ky duhen hetuar ne prokurori, dhe jo lene te ofendoj miliona shqiptare.
Tironci,pranoje se zanatxhise i mungon zanati i tij:ky ka zanat punen e tij:me lind!tjetri ka zanat me vjedhe,tjetri me rrenjt!
Zgidh vete çilin zanatxhi do,e mos impono te tjereve !Nje jeté ne sherbim,vertet ne cdo moment si mjeket me duket ma seriozitet se nje jeté to rrenjte !
ky popull kete nivel gazetarie meriton.
Ti qenke tyc fare o koqe.
Halimi kirurg? Hihihi. Ai as Echo-t nuk di ti shohe tamam.
Nga menyra se si flet eshte me disa simptoma skleroze. Zot ruajna.
MELJO
Jam ne te njetin mendim me ty Dr.Halim. Kosova sepse tani situate ne vend eshte me keq se kurre , papunesi e madhe , varferi teper e madhe ku tani populli po vuan per kushtete minimale qe ka jetesa qe eshte buka , shpresojme qe me ty ne krye dhe me fitoren e madhe 21 qershori te jete nje ndryshim per te gjithe ne .