Një libër për dy familje shqiptare në Perandorinë Osmane, që askush tjetër nuk do të mund ta shkruante përveç Noel Malcolmit

27 Maj 2015, 14:10Kulturë TEMA

Agjentë të Perandorisë: kalorës, kusarë, jezuitë dhe spiunë në botën mesdhetare të fundshekullit të gjashtëmbëdhjetë. Gazeta «London Evening Standard» shkruan për librin më të ri të historianit Noel Malcolm, i cili në bazë të rrëfimeve të dy familjeve shqiptare tregon një histori të jashtëzakonshme të Perandorisë Osmane

Nga Melanie McDonagh

Nëntitulli i «Agents of Empire» është më shumë se i vërtetë: të gjithë këta njerëz janë pjesë e këtij libri të jashtëzakonshëm. Por aty nuk mungojnë as skllavëria, synetitë në oborre osmane, shkollimi jezuit, karakteri i tatarëve, gjeopolitika e Polonisë, dhe me gjasë Amandas do t’i pritej udha jo vetëm prej Francis Draket, por edhe prej flotës osmane. Përmasat gjeopolitike e çojnë lexuesin deri në periferi të Rusisë.

Veprat e kësaj shtrirjeje, duke u marrë me pjesën më të madhe të shekullit të gjashtëmbëdhjetë – një prej periudhave më mahnitëse në historinë evropiane – dhe së paku tri perandori mund pashmangshëm të dalin prej dore. Por të gjitha këto i lidh një fill përbashkues: Është i bazuar në rrëfime të dy familjeve shqiptare: Brunëve (Brunis dhe Brutis)dhe Brutëve.

Autori kishte dëgjuar sefte për ta në një referencë gjatë një vepre për osmanët të Antonio Brunit, shkruar më 1596 në një libër italian për Perandorinë Osmane dhe, duke ditur çfarë është Noel Malcolm, ishte marrë 20 vite me të derisa e kishte ftilluar. Kështu ai ia nisi punës në një libër jo vetëm për Antonion, por edhe për familjet me të cilat ishte i lidhur.

Ato ishin familje nga Mali i Zi i sotëm, por karrierat e tyre si ushtarë, diplomatë, kishtarë dhe përkthyes në këtë shekull të trazuar i çuan ata në oborre papale dhe osmane, në shërbim të Mbretit të Spanjës dhe në Betejën e Lepantos. Dhe ai që mund të jetë dukur rrëfim hutues është bazuar krejtësisht në një trung familjar dhe rrëfime njerëzish – dhe është e jashtëzakonshme ajo çfarë kanë zbuluar arkivat në personalitetet dinamike të të përmendurve, shpeshherë edhe me gojën e tyre.

Diçka që do ta bëjë për vete lexuesin modern është përmasa me të cilën politika e kësaj periudhe ishte qeverisur jo vetëm prej konsideratave strategjike dhe fetare, por prej elementit personal: raportet e familjes, patronazhi personal dhe miqësia, fuqia motivuese e nderit.

Qëllimi i autorit ishte «që të përshkruante përvojat, aventurat dhe arritjet e një serie interesash të njerëzve, dhe njëherësh përdorimi i biografive të tyre kolektive të shërbejë si kornizë për të ndërtuar rrëfime më të gjera dhe më tematike të lidhjeve dhe interaksioneve Lindje-Perëndim gjatë kësaj periudhe». Dhe ai e ka bërë këtë.

Kjo histori e observuar prej një pike të ndryshme epërsie se sa jemi mësuar t’i qasemi, nga anije me galera në Lepanto, prej kalave në Avignon, nga oborret në Stamboll dhe tokat e shkreta të Tartarisë.

Disa prej dëshmive më të gjalla janë nxjerrë prej të dhënave të «Kalorësve të Maltës», ka njëfarë elementi komedie në fiksimin e tyre me fisnikërinë e rekrutëve të tyre, derisa turqit ishin para portave.

Autori dobishëm korrekton mospërputhjet në perceptimet tona të zakonshme: ai na kujton se sundimtarët osmanë ishin prirë prej luftërave shkatërrimtare me Persinë, po aq edhe armiqësia e tyre e madhe kundër shteteve të krishtera dhe prej rëndësisë së neglizhuar strategjike të Polonisë. Ai thotë se ka një kulturë të përbashkët mesdhetare në të dy anët e detit; nëse osmanët kanë skllavëruar pengjet e tyre, pse të njëjtën punë e kanë bërë edhe «Kalorësit e Maltës».

Ky është një libër jashtëzakonisht argëtues dhe i rëndësishëm. Bën thirrje për qëndresë nga lexuesi, por përpjekjet e tij do të stërpaguhen. Askush tjetër, pos Noel Malcolmit, nuk do të mund ta shkruante.

19 komente në “Një libër për dy familje shqiptare në Perandorinë Osmane, që askush tjetër nuk do të mund ta shkruante përveç Noel Malcolmit”

  1. mira says:

    Autori i KOSOVA Lexojeni

  2. vizioni i Bashes says:

    Ju, morët vesh, gjë…???!!! Tuafë…!!! (për atë/ata që shkruajnë broçkulla pa lidhje dhe pa kuptim, mjafton të shikojnë në ndonjë cep emrin “shqiptar”)

    1. albani says:

      vallahi,e lexova dhe kurrgje nuk kuptova,dicka e tille duhet te jete dhe libri,vari lesht.

      1. Genti says:

        O vallah-bilah, artikulli eshte shkruar keq po autori eshte nga ekspertet me te njohur ne bote per Ballkanin. Lexo pak me shume mos degjo vetem fjalimet e zgjedhjeve se ashtu te skadojne qelizat e trurit qe nuk i ve ne perdorim.

  3. nji uj selite te lutem says:

    Se ku i gjen kto familje SHQIPTARE ky un nuk e mora vesh per malazez me se syri diçka te ky artikull, por per SHQIPTAR me çpash ne artikull ja put pordhes kot ky miku.

    1. komunalja says:

      A ke degjuar ndonjehere se ne malin e zi jetojne Shqiptarë?

      1. albaniafirst says:

        komunalja, ke nevoje per mesime historie me duket. Shqiptaret jetojne dhe kane jetuar edhe ne te kaluaren ne ate qe sot quhet “crne gore” ose shqip “Mali i Zi”.
        Po te lexosh Edith Durhamin; ne librat e saj ajo pershkruan jeten e shqiptareve dhe tregon edhe zonat se ku jetonin ne Mal te Zi. Duhet thene se Durham ishte nje adhuruese e kombit tone dhe flet me perbuzje per sllavet ne librat e saj.

        1. afrimi says:

          Jo qe kan jetu po jetojne ende sapo te hysh ne mal te zi hyn ne.qytezeen Tuz ku shumica jane shqiptar e mos te flasim per Ulqinin etj ettj

        2. komunalja says:

          E ke keqkuptuar pyetjen time! Pergjigjja jote i duhet drejtuar atij te cilit une i kisha drejtuar pyetjen. Ai eshte personi qe nuk e di se ka Shqiptare edhe atje!

      2. Genti says:

        Shqiptaret sot jane minoritet shume i vogel ne Mal te Zi, por ne kohen qe flitet ne liber ka qene SHUMICA SHQIPTARE. I GJITHE MALI I ZI QUHEJ VENEDIKU SHQIPTAR – ALBANIA VENETA. Para se te pushtohej nga Venediku, prijesit e Malit te Zi Gjergj Balsha dhe Stefan Crnojevic (Kryeziu) ju bashkuan Lidhjes se Lezhes, pranuan Skenderbeun si kryetar dhe luftuan per Shqiperine e pavarur.

    2. paradoxal says:

      Ja pershkrimi i librit ne Amazon – po pertoj ta perkthej, por nese nuk e gjen fjalen “Shqiptar” me poshte me thuaj. Se mos te rastis te shohesh nai malazes, serb a grek aty.

      “In the second half of the sixteenth century, most of the Christian states of Western Europe were on the defensive against a Muslim superpower – the Empire of the Ottoman sultans. There was violent conflict, from raiding and corsairing to large-scale warfare, but there were also many forms of peaceful interaction across the surprisingly porous frontiers of these opposing power-blocs. Agents of Empire describes the paths taken through the eastern Mediterranean and its European hinterland by members of a Venetian-Albanian family, almost all of them previously invisible to history. They include an archbishop in the Balkans, the captain of the papal flagship at the Battle of Lepanto, the power behind the throne in the Ottoman province of Moldavia, and a dragoman (interpreter) at the Venetian embassy in Istanbul.

      Through the life-stories of these adventurous individuals over three generations, Noel Malcolm casts the world between Venice, Rome and the Ottoman Empire in a fresh light, illuminating subjects as diverse as espionage, diplomacy, the grain trade, slave-ransoming and anti-Ottoman rebellion. He describes the conflicting strategies of the Christian powers, and the extraordinarily ambitious plans of the sultans and their viziers. Few works since Fernand Braudel’s classic account of the sixteenth-century Mediterranean, published more than sixty years ago, have ranged so widely through this vital period of Mediterranean and European history. A masterpiece of scholarship as well as story-telling, Agents of Empire builds up a panoramic picture, both of Western power-politics and of the interrelations between the Christian and Ottoman worlds.”

  4. Ore sic ka ardh puna te gjitha kane filluar te shkruajne libra, se mesa duket qeka bukur te shkruash.

    Them ta provojme te gjithe ndoshta ndihemi me te zgjuar

    1. paradoxal says:

      Ky zoteria qe thua ti eshte profesor ne Kembrixh (Cambridge University). Kur s’ke gje per te thene mos fol se tregon injorance. O Zot ma mbyll gojen kur mos kem c’te them – ka thene nje njeri i ditur.

  5. Tommy says:

    Ka me i thene me vone kur ju te bleni Librin

  6. Bekom Sala says:

    Bekom
    Beni nje permbledhje te kuptueshme te librit nese doni te shitet.

  7. nji kafe me pak te lutem says:

    O KOMUNALJA MOS U BEJ QESHARAK SE KE VEN DHE KTE LLOJ PSOUDENIMI QE TREGON IFERIORITET TE THEKSUAR,un e di qe ka SHQIPTAR ne malin e zi qe kur ti ishe ne kurrizin e babait tend dhe kam mjaftushem shkoll te mbaruar ne kohen e monizmit o njeri i çudiçem, a e kupton ku e kam fjalen me ate qe kam komentuar apo kujton se duke nejt mas ordinatorit mun ti japesh mend kush te del perpara ne koment,ky artikull shkrusi flet per dy familje SHQIPTARE ne kryeartikull, por ne tekst flet vetem per malazezet me shum ktu e kisha qellimin e komentit tim, dalin lloj lloj injorantesh ktu kerkojn te msojn dhe histori e gjeografi pale,njeri qesharak,ktu ka njerez qe blejn nga nje labtop dhe mesojn te shkruajn diçka dhe duan te msojn ter boten njeri i çudiçem.

  8. Arber says:

    Malkolm eshte nje historian i shquar, por shkrimi eshte nje karikature. Ne vitet 1570-16030 jo vetem Papati, Venetiku e Spanja, por edhe Shqiperia ka shperthyer ne kryengritje te medha dhe ishte gati te hynte ne aleance me perendimoret per te shporrur pushtuesit barbare osmane nga trojet e Skenderbeut. Ne kete kohe shqiptaret jane mbledhur ne KUvendet e medha te Matit me 1594 dhe 1602 (Kuvendi ne Manastirin e fshatit Dukagjin me 2560 delegate nga 14 krahina shqiptare etj. Por sa Spanja, as Papati e as Venediku nuk u moren vesh te bashkoheshin me shqiptaret per te luftuar kunder pushtuesve osmane dhe sot kemi 1/3 e eshqiptareve me gjak, trup, tru e zemer turku.

  9. ZahoKoka says:

    Nga gjithe komenti une nuk kuptova, si kjo thenie:”moj e bija e sime bije, thuaj te bijes se sate bije qe ti thote te bijes se sate bije”, c’fare gazetare jane, c’fare perkethyesa jane. dhe ju zoti Mero pse i publikoni pa i redaktuar apo kontrolluar???????Ne duam informacion por jo te ngreme nervat, me mire botoheni shkrimin ne gjuhen angleze se te pakten e lexojme dhe e kuptojme se sa te ngreme nervat!!Faleminderit!

  10. plaku i mocem says:

    “Zaho Koka”perkthyesit e kualifikuar kushtojne,Mero nuk ka para t’i paguaje,punojne te rinjte qe perkthejne nga googel,dhe ja qe del nje palo shkrim si ky.Cdo njeri kur merr penen per te shkruar duhet te kete parasysh se perse e shkruan, per ke e shkruan dhe ne c’fare gjuhe po e shkruan.Keta te rinjte i bejne vete ligjete te shkruarit(!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje