Forumi Ekonomik i Vjenës, që po zhvillon punimet në Tiranë në kuadër të Presidencës shqiptare të SEECP, ka mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë kryeministrat e 7 vendeve të rajonit.
Ajo që ra në sy në nisje të punimeve të Samitit, në ditën e dytë të tij, ishte një shtrëngim duarsh mes Kryeministrit serb Aleksander Vucic dhe homologut të Kosovës Isa Mustafa.
Vucic, në prani të Kryeministrit Rama dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i ka zgjatur dorën Kreut të Qeverisë së Kosovës Mustafa.
Vucic:Të hapur për të bashkëpunuar me vendet e Rajonit
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu angazhimin e qeverisë së tij për bashkëpunimin rajonal, si një nga shtyllat kryesore për integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit.
“Serbia është e hapur për të bashkëpunuar për te gjitha proceset integruese në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi kryeministri serb gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë.
Vuçiç deklaroi se më në fund kemi rënë dakord për një çshtje të rëndësishme, për një objektiv të përbashkët për të gjithë, që është rruga europiane dhe anëtarësimi brenda Bashkimit Europian.
“Sigurisht, që kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë dhe se ka disa gjëra që duhet të rregullohenn nga vet vendet e rajonit përpara integrimit.
Në vendin tonë i ka rënë pak popullariteti Bashkimit Europian dhe kjo për shkak të lodhjes duke pritur. Por, mund të them se duhet të kujdesemi për veten.
Kemi një treg mbi 20 milionë qytetarësh dhe ajo që duhet është të kemi më shumë besim në vetvete. Bashkarisht duhet të punojmë dhe të trokasim në dyert e institucioneve të BE-së dhe të kërkojmë ato që na duhen.
Nëse nuk marrim mbështetjen nga BE-ja, të përpiqemi të bëjmë maksimumin vet. I kam propozuar kryeministrit Rama të firmosim bashkarisht disa projekte të pëbashkëta dhe të shkojmë në Bruksel dhe të kërkojmë mbështetje.
Ne si Serbi jemi të gatshëm të fillojmë punën për t’a financuar vet projektn infastrukturor . Sot jemi në një situatë më të mire buxhetore. Gjithesesi, për ne eshte e rendesishme të lidhim vendet tona, rajonin, njerëzit, për të patur një ekonomi më të mirë, situatë më të mirë politike e tregje më te mira bashkarisht”, deklaroi Vuçiç.
Kreu i qeverisë serbe u ndal edhe tek inisiativa për shkëmbime rinore, një ndër propozimet e rëna dakord në Bruksel nga vendet e rajonit.
Ai vuri në dukje se inisiativa për shkëmbim rinore që është propozuar në Berlin është mjaft e rëndësishme të zhvillohet. Sipas Vuçiç, duhet të jemi në gjendje të rrisim bashkëpunimin së paku për rininë, sepse, vijoi ai, vendet tona janë edhe eksportuesit më të medhenj të rinisë, për shkak të nivelit të lartë të papunësisë.
“Bashkëpunimi në këtë drejtim do të ishte një ndër mundësitë më të mira për të luftuar papunësinë në rajonin tonë.
Mund të bëjmë shumë më shumë për vendet tona, në mënyrë që kur të jemi anëtare të BE-së të mos jemi pjesa më e varfër e saj. Duhen ndërmarrë reforma ekonomike e reforma të tjera, por nuk mund të bëjmë reforma pa bashkëpunim rajonal, që është shtylla e stabilitetit”, deklaroi Vuçiç
Gjukanovic: Të shqetësuar për Kumanovën
Milo Gjukanovic shprehu shqetësimin për ngjarjet e ndodhura në Maqedoni.
“Na është dashur shumë kohë që të merret një hap dhe falë kurajos e vizionit të kryeministrave procesi i dialogut ka nisur dhe është në rrugën e tij të mbarë. Është me rëndësi që dinamika e këtij procesi të ruhet në të ardhmen.
Nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja. Duhet të krijohet një atmosferë më e mirë, konstruktive.
Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcuer paralizën që ndodhet në kuadër të proesit të integrimit europian, por dhe pas ngjarjeve në Kumanovë.
Pa zgjidhur këto probleme dhe cështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të mëdhenj ne do të vazhdojmë të jemi vulnerabël në këtë rajon. Problemi i ka rrënjët e vjetra. Duhet të përqëndrohemi në zhvillimin e infrastrukturës.
Është e qartë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund ta zgjidhë e vetme. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Adriatikut. Burimi i mungesës së stabilitetit ka të bëjë se ne nuk njihmei mirë. Nuk jemi tolerant aq sa duhet.
Njerëzit nuk udhëtojnë aq sa duhet brenda rajonit, nuk njohin dallimet, dhe këto shihen si probleme dhe jo si veçori”, tha Gjukanovic
Mustafa: Konfliktet do i shndërrojmë në urat e bashkëpumimit
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në fjalën e tij, ka vënë theksin në krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit.
“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit”, theksoi Mustafa.
Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Mustafa theksoi se për ne është më rëndësi që bashkarisht të punojmë të ndërtojmë paqe në këtë pjesë të Evropës, të ndërtojmë stabilitetin përmes bashkëpunimit tonë në zhvillimin ekonomik.
“Jemi në një fazë në të cilën mosmarrvëshjet tona dhe konfliktet tona t’i shndërrojmë në ura të bashkëpunimit, ura të zhvillimit të përbahkët dhe është në synimet tona të përbashkëta që të gjithë së bashku të gjendemi në familjen e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë kemi punuar së bashku me Shqipërinë autostradën, e cila na lidh me Shqipërinë dhe me të cilën në dëshirojmë të lidhemi dhe me Serbinë në mënyrë që kjo autosdradë t’i shërbejë komunikimit ekonomik dhe komunikimit mes qytetarëve të vendeve tona si dhe të ulë shpenzimet e bashkëpunimit ekonomik dhe të çojë edhe me tutje këtë bashkëpunim ekonomik, po punojmë edhe me lidhjen tonë në bashkëpunim me Madeoninë”, nënvizoi Mustafa.
Ai u shpreh se besojme se brenda tre viteve do të arrijmë në kufi me Maqedoninë me autostradë të re. Presim të kemi një përgjigje pozitive nga Maqedonia që ne ta lehtësojmë komunikimin e Maqedonisë dhe gjithashtu po punojmë edhe në infrastruktrën hekurudhore, e cila na lidh me Maqedoninë e Serbinë e cila është me rendësi të veçantë për uljen e kostos së këmbimit tregtar e ekonomik.
Duke folur për energjetikën, Mustafa tha se “kemi punuar në mbeshtetje të disa institucioneve financiare europiane me Shqipërinë dhe mendoj se këtë projekt ne do ta përfundojmë këtë vit ndërsa rezultatet e këtij projekti do t’i shijojmë vitin që vjen”.
“Ne konsiderojmë se përveç bashkëpunimit tonë në zhvillimin e infrastrukturës ka hapësirë të rëndësishme edhe në bashkëpunimin tregtar, në fushën e turizmit, në ndërlidhjen turistike të këryre vendeve megjithëse ne jemi vende relativisht të vogla me kapacitet të vogël tregtar, por me mundësi e potencila të diversifikueshme natyrore, të cilat si tërësi ndaj turistëve do të ishin shumë atraktive nëse ato bëhen si rezultat i frytshëm mes vendeve tona.
Kemi mundësi të punojmë në kembinin rajonal të produkteve tona dhe ndërlidhjes së këtij tregu tonë me tregun europian , të gjithe kemi ambicie të bashkohemi dhe të gjendemi të gjithë në familjen evropiane . Kosova është vend i hapur për të gjithë investitorët e huaj , vend i hapur po ashtu për të gjitha vendet në rajon”, tha Mustafa.
Zvizdic: Bashkëpunimi parakusht për zhvillimin e Rajonit
Bosnja-Hercegovina është e gatshme të bashkëpunojë për të gjitha projektet që do t’i shërbejnë lidhjes mes vendeve të rajonit. Kjo u deklarua nga kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiç gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet të enjten në Tiranë.
Zvizdiç tha se vendet e Ballkanit kanë treguar vullnet për të bashkëpunuar jo vetëm sa i takon zhvillimit të infrastrukturës.
“Bashkëpunimi duhet të jetë parakusht jo vetëm për pjesën ekonomike por ehe për zhvillimin social”, tha Zvizdiç.
Këto takime, vijoi kryeministri i Bosnjës, duke iu referuar Forumit të sotëm, po tejkalojnë ato steriotipe të cilat i kemi prodhuar prej vitesh, që tregojnë se nuk jemi në gjendje apo të gatshëm për të bashkëpunuar.
“Takimi i sotëm e takimet e mëtejshme që do të zhvillojmë vërtetojnë se jemi të hapur e kemi vullnet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat. Edhe në kuptimin ekonomik e politik, po bashkojmë forcat e po krijojmë një treg të vetëm, i cili të jetë tërheqës për investimet e huaja”, tha kryeministri boshnjak.
Kreu i qeverisë së Bosnje-Hercegovinës, foli edhe për projektet e zhvillimit të Bosnjës , të cilat tha ai do të n’a integrojnë fillimisht së brendshmi në rajon e më pas në Bashkimin Europian.
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha ato projekte që sjellin një konektivitet më të madh. Doja të theksoja kërkesën për të marrë në konsideratë autostradën adriatiko-joniane, që ka avantazhe shumë të mëdha e duhet të përshkrojë edhe Bosjnë-Hercegovinën për një sërë arsyesh”, deklaroi kryeministri Zvizdiç
/gj.k/
Kjo klime e re qe po krijohet eshte e rendesishme per te gjithe vendeve te ballkanit. Intensifikimi i marrdhenieve mes vendeve eshte teper i rendesishem per faktin se nga kjo te gjitha vendet dalin me te zhvilluara.
Bashkepunimi perkthehet ne zhvillim per te gjitha vendet pjesmarrese ne kete konference. Qasja e re ne Ballkan pervecse afron me shume vendet me njeri-tjetrin, ben me te lehte rrugen drejt aderimit ne BE per te gjithe ne.
eshte i rendsishem bashkepunimi ne ballkan. sumnd te ngelet me ky rajon peng i te shkuares. serbia duhet qe ta kaloi sa me shpejt te kaluaren dhe ta njohi pavarsin e kosoves. besoj se rama do luaj nje rol te madh qe kjo gje te ndodhi shpejt
Takime te rendomta thaqi esht takuar 100 her me vucic. Prap ne pozicione te njejta kemi mbet.
te na rroj Merkej e te kete jete te gjate! se nuk beheshin keto gjera pa Gjermanet e Austriaket!
kjo eshte demokraci dhe nje bashkim i ballkanit!! bravo per ramen qe beri kete vent kaq te bukur!! shif o sali si behet shteti , jo si ti qe beje vetem dhune
Forumi I Vjenes ne Tirane? . Shtate kryeminstra ne Forum?. Brace I Pergjigjet Ministrise greke?!
Ky shtyp I perditshem a nuk mund te na sqaroi se si jane punet e verteta ne ate qe quajne SEECP??!
urojme qe keto premtime te mbahen se besen nuk ua kemi atyre… gjithsesi nje klime e re po krijohet dhe te shpresojme per me te miren
Komunikim,bashkepunim,…jo izolim,konflikt,…
kan qej jan dhe mbesin bashkpuntort ma te ngusht te milloshit em salen mos ta harrojm
Mustafen e ksne te vetin Setbet
Serbi me i madh ketu esht Isa Mutstafa, quni fahri Musliut esht gjysem Serb!