Kryeministri Edi Rama është ndaluar në Cerrik ku ka prezanzuar kandidatin e koalicionit për Shqipërinë Europiane, Altin Toska. Rama u shpreh se kandidati Toska nuk përfaqëson vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe Partinë Socialiste dhe të gjihtë koalicionin e majtë.
“Së pari dëshiroj që të vendos theksin tek një fakt i thjeshtë, që Altin Toska nuk është kandidati i LSI-së, është kandidati i Partisë Socialiste, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i të gjithë koalicioni tonë.
Nuk është aspak rastësi që sot, këtu, ne jemi për të prezantuar listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak dhe në qendër të këtij prezantimi kemi kandidatin e përbashkët të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Altin Toskën, që është kandidati i të gjithë socialistëve, të gjithë progresistëve, është kandidati i Partisë Socialiste dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që janë dy parti, por janë një forcë e vetme udhëheqëse për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur”, tha Rama.
Në vijim ai shtoi se prioriteti ynë është të bëjmë rrugën që lidh Cërrikun me Belshin, sepse është një rrugë pa rrugë dhe ndërkohë, lidhja me rrugë do të bëjë që e gjithë kjo zonë të marrë një tjetër perspektivë dhe një tjetër energji.
“Përsa i përket atyre që tha Altini, unë jam plotësisht dakord me Altinin, janë të gjitha shprehje e një vetëdije sociale, shprehje e një qëndrimi të qartë socialist dhe progresist, shprehje e objektivave dhe e vizionit tonë të qartë për të ecur në drejtimin e duhur dhe për të mos lënë asnjë prapa. Cërriku ka mbetur shumë mbrapa në këto vite. Katër vjet, asgjë, zero. Sot vij këtu, dy vjet pasi kemi ardhur për fushatën e kaluar dhe asnjë ndryshim. Zero!”, vijoi Kreu i Qeverisë.
“Bashkë me kryetarin e LSI-së, kur kemi shkuar të mbështesim kandidatë të ndryshëm, aty ku drejtojnë socialistët, era e rilindjes ka filluar të fryjë, aty ku drejtojnë këta të SHQUP-it, ja ku e keni shembullin këtu, Cërrikun. Prandaj ndajeni mendjen shumë qartë, jo vetëm socialistët dhe progresistët, por edhe ata që janë demokratë, të cilëve ne nuk i themi të bëhen socialistë, por këto zgjedhje nuk janë për të tundur shkopin e SHQUP-it, këto zgjedhje janë drejtpërdrejtë për t’i dhënë një mundësi qytetit”, tha Rama.
Sipas tij, Bashkia nuk është qeveria.
“Këshilli bashkiak nuk është parlamenti. 21 qershori nuk është dita e zgjedhjeve për të ndërruar qeverinë. 21 qershori është dita për të zgjedhur personin dhe forcën e duhur që të ndihmon ty si qytetar dhe ndihmon familjen tënde që jeta jashtë mureve të shtëpisë, që nga rruga, plehrat, transporti dhe me radhë, të gjitha ato që ka bashkia të bëhen më mirë. I keni dëgjuar të flasin për to? Përse nuk falsin? Ata flasin sikur në 21 qershor do marrin votën dhe do ta kthejnë prapa, para 2013-ës, se sipas tyre ishim më mirë kur ishim më keq”, tha Rama.
Pas kësaj vizite në Cerrik, Kryeministri i vendit, u ndal në Peqin për të prezantuar kandidatin për Bashki të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Sajmir Hasalla, nga rradhët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet.
Gjatë fjalës së tij në Peqin, Kryeministri i vendit është shprehur se përmes kandidatit të majtë në Peqin do të bëhet në pak vite, ajo që nuk është bërë në 20 vite. Sipas tij, Peqini ka një mundësi historike, që përmes reformës territoriale të ti japi vlerë resurseve të saj.
“Më 21 Qershor harrojeni PD-në, që ju ka ofenduar me kandidatin e propozuar dhe votoni Sajmir Hasallan, pasi ky është drejtimi i duhur për ju”, vijoi Rama.
zoti rama bravo per te gjitha punet e bera deri me sot ne besojme tek ju..
ne besojme teke di rama dhe tek punet e mira qe ai ka bere deri tani,,, votat per shqupin jane kott
po ti je njesh more zoteri do fitosh bindshem se ke bere plote pune te mira dhe kandiadtet qe ke propozuar jane me nivel qe premtojne ndryshim dhe zhvillim ?
e meriton fitoren ke dhene maksimumin ne keto dy vite te para te qeverisjes se vendit sigurish ne vetem dy vite nuk mund te arrihet prefeksioni duket qarte qe vendi eshte ne drejtimin e duhur
super mesazh per te gjithe votesit per te mos e cuar voten dem por te tia dhene kandiadtin qe premton me shume zhvillim dhe prespektive per qytetet e tyre, bravo kryeminisitrit per frymen kaq pozitive qe percjell
ne 21 qershor votoni me te miren e vendit tuaj . votoni nr 23 drejtimin e duhur per shqiperin.
zoti rama ne besojme tek ju dhe e dim qe ju se bashku me te gjithe perfaqsuesit e partis socialiste do te beni shume per kete vende.
fitore e padiskuar.. te gjithe ne 21 qershor per te votuar nr 23 .
kandidati Toska eshte njeri me shume vlera dhe i duhuri per qytetin e Cerrikut nuk do zhgenjehen nese e besojne nuk kane per tu zhgenjyer
te tundet dhe te shkundet shqupi , fitore e pa diskutuar e aleances per shqiperin europiane , Fitore !
jemi ne mbeshtetje me ty zoti kryeminister. prandaj dhe vota do jet per ju sepse ne duam pune. dhe kjo qeveri po punon per qytetaret
21 qershori dita ku partia socialiste do marri vertet ate qe emriton,, me voten e shqiptareve ti japin jete projekteve jetike te PS dhe EDI RAMES
edi rama ehste gjigandi qe i mungoi shqiperise ne 25 vite demokraci dhe vetem tani ne 2 vjet shqiptaret po arrijne ti shikojne me vertet projektet jetike te di rames dhe ato te partise socialiste,, 21 qershori duhet te jete dita ku votohet masivisht ps dhe programini i saj
shqupi dhe pd-ja smeritoj
ne fare vota kete here megjithe ato gjera te keqija qe i kane ebre di rames ne 23 vite demokraci,, edi rama nuk do ndjeki rrugen e tyre dhe tashme ka 2 vjet e kusur qe po e tregon kete gje
menyra e vetme qe te largojm njeher e mire parazitet, eshte vota per aleancen per shqiperin europiane, sepse kandidatet e majte dhe kryeministri rama do i japin zhvillim qyeteteve. E vetmja rruge qe te largohemi njeher e mire nga e kaluara e keqe, eshte te votojm drejtimin e duhur
vota per te majtet eshte vot pro ndryshimit, dhe por hapjes se vendeve te punes. do votojm masivisht qe te punojm per te miren tone
eshte menyra e vetme qe tirana dhe jo vetem te rikthehet ne drejtimin e duhhur duke votuar kandidatet e aleances per shqiperine europiane, njerzit jane lodhur nga fjale boshe nga ata te shqupit dhe vota drejt tyre eshte rrenim i vendit ton. njerez mos i besoni perrallave te shqupit sepse lulushi premtoj gjithcka per tiranen dhe nuk dha asgje.!
Kryeministri dhe qeveria e tij ka projekte serioze. dhe se shpejti do kemi dhe rilindjen qe duam, keshtu vazhdo zoti kryeminister. te gjith duam drejtimin e duhur
21 qershori po afron dhe fitoren e kemi te sigurt.do votojm per projektet e kesaj qeveria, sduam njerez dembela ne bashki.
21 qershori do ndaj njeher e mire nga e kaluara . sepse pd do marri denimin e merituar. votojm drejtimin e duhur
Si ka mundesi qe te dalesh kaq hapur duke genjyer e shpifur dhe prape te ndihesh si “hero”. Kuptoje zoti Rama qe shqiptaret nuk jane budallenj dhe dine ta bejne ndarjen baze midis te mires dhe se keqes. Dhe me besoni qe ne kete mes e “mira” nuk jeni ju.
21 qershori dita ideale per ti treguar Rames dhe kopese se vete se nuk mund te mashtrohet me populli. Jemi vetem me Halim Kosoven dhe voten e meriton vetem ai njeri. Duam njerez ne gatishmeri te Tiranes dhe jo te vetes se tyre.
21 qershori per te te treguar ty o Ram dhe atij deles sate qe populli shqiptar nuk mund te genjehet me se zgjedhja e duhur eshte Halim Kosova.