SONDAZHI/ Erion Veliaj drejt bashkisë. Bojaxhi, një surprizë e bukur. Lulzim Basha nën nivelin e partisë së tij

3 Qershor 2015, 22:07Politika TEMA
SONDAZHI/ Erion Veliaj drejt bashkisë. Bojaxhi, një surprizë e

TIRANA

Në Tiranë ka 6 kandidatë për këto zgjedhje. Edhe në kryqytet lideri me besueshmërinë më të lartë është Edi Rama me 59.2% të votave. Pas tij renditen Ilir Meta me 47.5%, Lulzim Basha me 28.2% dhe Sali Berisha me 25.3% të votave. Dy liderët e maxhorancës gëzojnë besim të konsiderueshëm në tri qytetet ku ështzhvilluar sondazhi duke marrë kështu mbase edhe një konfirmim për mënyrën e tyre të qeverisjes. Lulzim Basha gëzon në të treja qytetet një mbështetje relativisht të ulët sesa vetë Partia Demokratike, kurse Sali Berisha është në rrugën e tij të daljes nga skena e madhe e politikës së protagonistëve, mbase edhe pas tërheqjes së tij nga kjo fushatë zgjedhore. Ajo që bën përshtypje është se dy liderët e djathtë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha sëbashku bëjnë më pak vota se lideri socialist, Edi Rama.

Koalicioni i majtë në Tiranë është rritur me 3% që nga hera e parë e sondazhit të IPR Marketing ku gëzonte mbështetjen e 60% të të pyeturve. Tashmë koalicioni ASHE mbështetet nga 63% e qytetarëve të intervistuar. PS ka një rritje të lehtë nga hera e kaluar, nga 43% në 44%. Po ashtu edhe LSI e cila ka shkuar në 12.5% nga 11% që ishte më 13 Maj.

Partia Demokratike ka një rënie të lehtë me 1% duke marrë mbështetjen e 30.5% të qytetarëve të Tiranës, nga 31.5% që ishte më 13 Maj. Koalicioni i djathtë  po ashtu ka rënie të mbështetësve. Nga 35.5% që ishte më 13 Maj, ka shkuar në 34%.

Erion Veliaj do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot me një numër votash më të madh se sondazhin e parë. Ai merr 50% të votuesve të Tiranës. Veliaj shënon një rritje të përqindjes nga 45.5% që ishte në sondazhin e parë. Halim Kosova përkundrazi ka shënuar një rënie të mbështetësve në 33.5%. Kujtojmë se në sondazhin e parë, Halim Kosova merrte 35.5% të votave.

Rezultati mbetet surprizues për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, i cili vijon të mbajë ritmin e sondazhit të parë. Pavarësisht se ka një rënie prej 1.5%, ai është në kuotën e 11% të votave, një rezultat që nëse konfirmohet ditën e zgjedhjeve, është spektakolar për një kandidat jashtë siglave kryesore të partive në Shqipëri. Më pas në listë janë Sazan Guri me 3%, Arben Tafaj me 1.5% dhe Dhimitër Muslia me 1%. Të pavendosurit këtë herë janë në shifrën e 17.9%, një shifër që mbetet ende e lartë.

Gara e Tiranës për kryetarin duket se është e mbyllur, në favor të Veliajt, por ka edhe 17 ditë fushatë, që do të thotë se asgjë nuk është e sigurtë. Të presim e të shohim.

Gjithashtu qytetarët e Tiranës i kanë dhënë përgjigje pyetjes së kush do të fitojë në rang republike dhe përgjigjet e tyre kanë qenë: ASHE – 59.2%, APPD – 12.5% dhe Nuk e di -28.3%. Vihet re se koalicioni i djathtë është në minimumin historik të tij, qoftë kjo edhe sipas një perceptimi të qytetarëve të Tiranës shprehur perms sondazheve. E djathta ka një detyrë: T’i rikthehet punës

32 komente në “SONDAZHI/ Erion Veliaj drejt bashkisë. Bojaxhi, një surprizë e bukur. Lulzim Basha nën nivelin e partisë së tij”

  1. ben says:

    Dmth

    Po te mos ishte ne gare Bojaxhiu
    I fitonte zgjedhjet halim kosova I bie simbas ketij sondazhi.

    1. qytetar says:

      Si fiton Kosova kur koalicioni i majte ne Tirane eshte 60% ato votat e Bojaxhiut jane 80% te majta beno…ndryshe Veliaj do ishte 60% tani jo 50.
      Gjithesesi as Bojaxhiu as Sazani nuk do te marrin kete perqindje votash ne zgjedhje.

    2. qytetar says:

      Si fiton Kosova kur koalicioni i majte ne Tirane eshte 60% ato votat e Bojaxhiut jane 80% te majta beno…ndryshe Veliaj do ishte 60% tani jo 50.
      Gjithesesi as Bojaxhiu as Sazani nuk do te marrin kete perqindje votash ne zgjedhje.

      Bamir Topi ne 2012 koutohej ne masen 60% te pelqyeshmerise dhe ne fund ne zgjedhje nuk mori as 2%.

    3. wer says:

      c’fare kuptimi ka kjo? PD-ja ka 25-30% mbeshtetje, bile Kosova po merr me shume se partia. bojaxhi mund ta votojne njerez nga e majta, dhe njerez qe nuk kishin plane per te votuar fare.

    4. Dean says:

      JO,beno!
      33.5% + 11% te Gjergjit=me 44.5% ne total.
      Prap,gjinekologu,eshte shume pas me vota.

    5. ivan i madh says:

      A ke bere arithmetike apo jo se me sa dukesh i shumezon jo i mbledh pa te del H.Kosova po ti bashkoje me Gjergjin fittues.

    6. shkodrani1 says:

      kush te ka mesu aritmetiken mor ben ??
      Veliaj 50.0 %

      Doktori +Gjergji = 33.5+11.0=44.5
      si i fiton o ben doktori ??

    7. saranda says:

      Pse, kush tha qe votuesit e Bojaxhiut jane me Halimin?

    8. gjyshi says:

      Kandidati Erion Veliaj e ka thuajse te sigurt fitoren. Elektorati i Tiranes do votebesoje Veliajn si shkak i aftesive te tij. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne z. Veliaj. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi japin shprese se do punoje shume per Tiranen e lene ne harrese prej kater vitesh.

  2. niku says:

    Keto sondazhe jane kot. I verteti, i madhi i pakrahasueshmi eshte ai i Gani Bobit. Apo Qerosi do ta ndryshoje kete here??????

    1. grami says:

      33.5 dhe 11 bejne 44.5 o Birishe ti je re te hek mortja ishadha….

  3. ufot says:

    Dmth Like floririn populli shqiptar e konsideron si lider……….shume mire atehere vdisni per buke o kafshe se pak e keni………

    1. Maryland says:

      @ufot,

      Por nuk eshte aq pafytyresisht vrases dhe i pangopur sa Sala dhe Luli…

  4. kristo jristopulla says:

    Saliu ne asnje zgjedhje nuk ka marre me shume se 25%.
    Ramizi ja dorezoi. Nano ja dorezoi.
    Po te votohet me drejtesi partia e punes do te ishte akoma ne pushtet me mbi 75%.
    E keqja eshte se ashtuquajtura demokraci u imponua nga perendimi me ramiz alene

  5. Na rrofte Matematika says:

    Shqiptaret na dalkan te kene 159.9% perqind tek politikanet e tyre, Bravo.
    Rama 59.2% + Meta 47.5% + Basha 28.2% + Berisha 25.3% = 159.9%

    No Comment ?

    1. Neveri says:

      Ke bere Kristalin qe i kupton gjerat kaq shpejt o rrote matematikani. Po nuk eshte santazhi ne ate kuptim o njeri qe perdor kompjuterin dhe nuk di cfare shkruan. Po te ishte vertet aq gabim i trashe ne mbledhje e kishte kapur Ristani dhe nuk ngeleshe ta diskutoje ti.

    2. Illyrian says:

      te rrofte matematika…

      59.2 + 47.5 + 28.2 + 25.3 = 160.2% (vetem duke mbledhur nrs. pas presjes dhjetore, te del 12, pra 1.2 jo .9!)

      megjithate, mendoj se e kane fjalen per “historikisht”, sa vota kane marre ne sondazhet/votat e shkuara

    3. Gattamelata says:

      Ne kete rast nuk ka “ndarje torte”…menyra si funksionon sondazhi i besueshmerise eshte i tille qe mund te dale dhe 100%/100%/100%/100%…sepse te njejti grup njerezish i behen 4 pyetje te ndryshme te tipit “A eshte Edi Rama i besueshem?” apo “A eshte Ilir Meta i besueshem” dhe jo “Kush prej ketyre te 4-ve eshte me i besueshem?”…:)

  6. Aleanca e qelbesirave says:

    Jane pyetur 50 rrogetare partiake te lodhur te PS dhe LSI, dhe ka dale sondazhi i leshit me siper. Rezultati dhe besueshmeria nje hic me bisht!

    Kush i verifikon keto sondazhe te falsifikuara. Edhe une deklaroj nje sondazh neser dhe nxjer fitues per Bashkine e Tiranes, Hilary Clinton. Hilary for Tirana!

    1. werw says:

      keshtu thane dhe heren e pare, por rezultati ishte dhe me i ashper

    2. kastriot says:

      Pse te duket e panatyrshme ajo qe jep si shebull qe nuk verteton kundershtimin tuaj perkundrazi e pohon ate.Padyshim kanditatura e Klintonit do te ishte fitueseju keni folur ne percmim e siper por keni dhene nje argument me teper

  7. wer says:

    PD-ja ka ikur per leshe. Ka mbaruar fare si parti. I vetmi shpetim eshte te behet nje parti e djathte nga fillimi.

  8. Besjan says:

    HAhahhahha bejani qefin vetes se i shtoni inatin dhe atyre qe jane te pavendosur me keto palo sondazhe qe gatuhen tek zyra e katit te pare majtas, te partise socialiste

    Por jam kurioz te di cdo thote Merua kur ti dalin te gjitha mbrapsht. ;))

  9. astrit says:

    Edi Rama 59.2%
    Ilir Meta 47.5
    Keta jane dy lideret me te besushem te Kryeqytetasve hahahahahahaha e pabesushme. Te nderuar lexues a mund te jene te besushem dyshja Meta Rama mbasi te keni freskuar pak kujtesen.Ja ç’fare ka the njeri kunder tjetrit keta dy mafiozet e Shqiperise.

    https://youtu.be/odFDjfBWIQ
    https://youtu:be/w9YDneKXSBA
    Pasi te freskoni pak kujtesen me keto dy vidio dhe duke hequr petkun e militantit me thoni se keta dy fundrrina ja njerzit mete besushem te kryeqytetasve.
    ky bashkim ne llum qe ka lindur per te vjedhur shqiperine mbas vjedhjeve te votave vazhdojne te mendoje edhe pas ketyre dy vidiove qe ky popull nuk meriton me shume sesa keto dy kusare e matrapaze ne pushtet qe duhen te largohen sa me pare nga ky pushtet, qe ky popull nuk mund ti lejoje qe te mbyten ne llumin e bashkimit te Rames dhe Metes

  10. Jugu says:

    Sondazhi na nxjerr Ilir Meten nje nga lideret me te besueshem. Vetem ky fakt na tregon sa I “besueshem” eshte sondazhi. Eshte per te ardhur keq per shumicen e popullsis qe u ka rene fati I keq te drejtohen dhe manipulohen nga pushtetaret te ketij lloji qe kane blere biznesmenet (sondazhberesit), median, gjykatat dhe gjithcka ju intereson per te qendruar ne pushtet.

  11. Daje Ceni says:

    Pra gjysma e banoreve te Tiranes e duan Ilir Meten? Perfundimisht ky popull kafshe eshte i pashprese, qe adhuron hajdutin e kapur me ze e Figure, kriminelin qe porosit vrasje, gangrenen e Shqiperise. Me ka pare Zoti qe e shoh ate vend vetem nje here ne dy- tre vjet dhe per pak kohe.

  12. Patosi says:

    Sondazhi eshte shantazh prag-elektoral, aspak I afruar me realitetin.
    Mendoj se kandidatet e pavarur kane per te mare me shume Vota se kandidatet e dy partive kryesore, PS dhe PD – pergjegjset e vetme per gjendjen e rende te shumices se popullit te Shqiperise, ne vecanti te Tiranes, per keto 25 vitet e fundit.
    Qytetaret mbi 18 vjec jane koshiente per shkaktaret e mjerimit, te padrejtesive ne kurriz te tyre, per keqadministrimin e kryeqytetit duke prodhuar pakenaqsi dhe revolte, ndaj do te cfrytezojne me bindje diten e vetme vendimarrese kunder shkaktareve, ate te 21 Qershorit.

  13. Z/Kallami says:

    Bravo Kosova!!!
    Megjithe ate prezantim gafash e barsaletash ke arrite ne kuoten 33.5.
    Meriton te ekzalktohesh humoristi i PD ne kete fushate ma i sukseshme i fushates.

  14. Tani says:

    Para 4 vjeteve rama ja dha me ze e me figur bashkin e tiranes bashes se donte te behej kryeminister por kesaj radhe populi nuk e ha me dhe do tja jap vete kosoves prandaj sondazhi eshte genjeshter eshte manipulim

  15. bobi says:

    Per komentuesin NA RROFTE MATEMATIKA.Ore shoku mos kujto se jane budallenj ata qe kane bere sondazhin prandaj mos dil bllof sepse pyetja eshte drejtuar per sejcilin lider vec e vec,keshtu nga 100 persona te pyetur jane pergjigjur per Rame59.2 pozitivisht purse tjeter negativisht e keshtu me radhe per te gjithe liderat ku i preferuari i yt Luli vetem 28 prej 100 vetave besojne tek ai.Hajt tung.

  16. Zjarri says:

    Or te mjere nuk u ngopet me mashtrime gjithejeten dhe sondazhet jane per ti dhene zemer atyre qe kane marre te tatepjeten.Flini ne dafina, neser kur tju dale gjumi do ti mbyllni syte nga pikellimi.te humbur.

  17. edi says:

    Bojaxhi I papare. Fitues moral I ketyre zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje