Bradley Cooper është ylli i momentit.
Aktori 40 vjeçar po kalon një moment ku fati po e përkëdhel në të gjitha drejtimet.
Me rolin e tij në The Elephant Man në Theatre Royal Haymarket në Londër, Cooper e ka çuar karrierën e tij në një nivel tjetër.
Veç jetës profesionale, tashmë Cooper është i preferuari i paparacëve pas lidhjes me Irina Shayk.
Ai është fotografuar i relaksuar pas teatrit, teksa fansa të shumtë kanë kërkuar një autograf prej tij.