Bashkia Venlo e Holandës ka kërkuar qindra mijëra kyçet që ndodhen në urën Pont Des Arts në Paris dhe të cilët Bashkia e Parisit ka vendosur për heqjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv.Kryetari i Bashkisë Venlo, Stephan Satijn njoftoi se ka bërë një kërkesë me shkrim ndaj Kryetarit të bashkisë së Parisit për kyçet të cila kanë nisur të hiqen për arsyen se dëmtojnë urën.
Satijn, i cili ka vënë në dukje se mes dy qyteteve ka ngjashmëri theksuese, tha se do të jetë shumë shkëlqyeshëm që kyçet të jenë në qytetin tonë.
Ai më tej ka rikujtuar se edhe në Venlo ashtu siç është edhe në Paris kalon një lumë dhe mbi këtë lumë është ndërtuar një urë dhe u shpreh se kyçet mund të vendosen mbi këtë urë.
Zv.Kryetari i bashkisë Satijn ka pohuar gjithashtu se: “Pas vendosjes së kyçeve në urë, tek ne mund të vazhdojë tradita e hedhjes së çelësit në ujë”.
Bashkia e Parisit në një deklaratë të bërë në fillim të javës pati njoftuar se do të hiqte kyçet e dashurisë në urën “Pont Des Arts” me arsyen se dëmtojnë urën.
Pritet që deri më 8 qershor të hiqen kyçet e dashurisë në urë të cilët mendohen se janë 700 mijë deri në 1 milionë.
le ti sjellin ke ura e lanes n tiron per asgjesim
do ndryshken mrena javes nga avujt e shurres shekullnore
Mos ki merak se i vjedhin e i shesin për hekur gabelet mrena natës
Mos ki merak se i vjedhin e i shesin për hekur gabelet mrena natës
Ne qoftese keto DRYNAT qe jane te vendosura ne Pont Des Art ne Paris, France (se kycet jane ne hjedhura ne lum) dhe i bezdisin ti sjellin ne Shqiperi, sepse i shesim per skrap, pasi qenkat edhe shume deri 1 mijelion. Bojme edhe njedore pare se “njifemi” si te shkathet se kemi shitur cdo gje metalike per skrap. Tung.
Po c’behet me kycet kur ciftet divorcohen?