Ambasadori amerikan në Shqipëri ka deklaruar se reforma në drejtësi mund të bëhet edhe pa opozitën, edhe pse ai ka vlerësuar se gjithëpërfshirja e politikës është e rëndësishme.
“Sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur nga politika. Mund të ketë reformë në drejtësi edhe pa opozitën , por reforma mund të ishte më e mirë, që të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse. SHBA e mbështet këtë proces . Gjyqtarët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”, u shpreh ambasadori Lu.
Kjo deklaratë e Lu vjen si shuplakë për PD-në, e cila së fundmi ka thënë se nuk do t’i bashkangjitet Komisionit parlamentar për këtë reformë.
Ambasadori Lu, me tej theksoi se në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa gjytarë të tjerë duhet të çohen në burg”
Deklaratat e forta të ambasadorit amerikan u bënë në tryezën “Analiza për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri – 2015″, e cila po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve./j.h
Po kush do ti coje ne burg,cili gjyqtar ? KLD nuk i pezullon as kur gjyqtaret nen hetim e kerkojne vete pezullimin e jo me te denojne njeri tjetrin. Ne trustin e korrupsionit korbi-korbit nuk ja nxjerr syte !
E drejte. Mazhoranca ka treguar kurdohere vullnet per reformen ne drejtesi por opozita nuk i eshte pergjigjur. Kemi nje opozite destruktive qe vec akuzave boshe dhe berbaltjes nuk perdor gjuhe tjeter. Ka ardhur momenti qe reforma ne drejtesi te kryhet me cdo kusht edhe pa pjesemarrjen e opozites. Pa reforme ne drejtesi nuk mundet kurrsesi te progresojme.
Do ishte e udhes qe reforma ne drejtesi te kryhej me konsensusin e te dy paleve, mirpo opozita duket qarte qe nuk deshiron te bashkepunoje per faktin se ka si hall te sajin se do i njihet si merite qeverise. Nuk duhet te funksionoje keshtu, reforma duhet te kryhet pasi eshte ne interes te shqiptareve. Me apo pa opoziten reforma duhet te kryhet.
reforma ne drejtesi do jete nje nga reformat me te rendesishme qe do ndermerret ndo nje here ne shqiperi. kjo reforme do i jape fund bashkepunimit te drejtesise me krimin edhe do e largoj shqiperine nga raportet e zeza qe sejll BE edhe SHBA per drejtesine shqiptare!
opozita e ka treguar ne shume raste qe kur vjen puna te drejtesia ben nje kthese 180 grade. ka frike te perballet me drejtesine e pavarur edhe te pakorruptuar sepse gjithe vjedhjet krimemt qe ato kane bere ne 8 vjet jane aq te medha sa qe burgu i pret me te parin sali berisha!
eshte nje nga reformat me te rendesishme qe ka peshe ne shume sektore te tjere te vendit tone. Nje ndik te madh kjo reforme do sjelle dhe ne rritjen ekonomise shqiptare se nje vend ku sistemi drejtesise eshte i pavarur edhe i pakorruptuar do bente te munndur thithjen e shume investitoreve qe kerkojne garanci ligjore!
Mazhoranca e sotme i ka te gjitha votat per te bere e vetme cdolloj reforme, por eshte treguar e hapur duke e ftuar opoziten ne cdo tryeze, por si gjithmone kjo palo opozite, e marre peng nga interesat e nje grupi banditesh, nuk bashkepunon, se te inkriminuarit e me te korruptuarit jane ata qe drejtojne sot partine demokratike.
Reforma ne drejtesi eshte domosdoshmeri jetike per te ndertuar shtet, dhe nderkombetaret duhet te ushtrojne me shume presion mbi opoziten, jo se mazhoranca nuk e ben dot vete.
Dhe mire qe e tha dhe Lu-ja, qe opozita te pengoje sa te doje, por mund te behet edhe pa ta reforma, pavaresisht lehaqeneve, reformat duhet te shkojne perpara.
po normale qe sdo e mbeshtese opozita reformen ne drejtesi se nese gjyqtaret do te denonin me te vertete fajtoret ,nuk e di nese do te mbeste dikush nga PD-ja pa u denuar me aq shume sa vodhen e shiten per sa kohe ishin ne pushtet.
si mund te dalin ata pro nje reforme qe do te nxirrte fytyrat e vertat te PD, jo se nuk i dime po te pakten kur e thote nje vendim i prere i gjykates eshte me e besueshme..
Reforma ne sistemin e drejtesise eshte urgjente. Edhe kancelarja Merkel edhe nderkombetaret i kane bere nje gje te qarte shtetit shqiptar, pa reforme ne drejtesi nuk mundet kurrsesi te anetaresohemi ne Bashkimin Europian. Nje shtet me demokraci te konsoliduar dhe sistem te shendetshem drejtesie ndikon drejtepersedrejti ne ardhjen e mjaft investitoreve te huaj gje qe ndikon drejtepersedrejti ne permiresimin e gjendjes ekonomike e jo vetem.
PD ka qene gjithmone nje parti perparimtare dhe nuk pranon asnjehere diktatin e ambasadoreve te imperializmit amerikan, qofte ky Donald Lu, Arvizu, Limpreht, Mariza Lino, dhe gjithe te tjeret.
Edhe ky doli “armik” i PD dhe Saliut,se te tjeret per PD dhe Saliun kane qene te pa deshiruar.
Cdo njeri i perfshire me krimin nuk e mbeshtet reformen ne drejtesi. Eshte e verte qe kjo mazhorance mund te bej te gjitha reformat vete, por opozita duhet te bej rolin e jo te mbeshtese krimin. Reformat jane mjaft te rendesishme per arsyen e vetme qe te ulet dhe nqs eshte e mundur te arrij deri ne renjet e krimit. Opozita duhet te jete krahe e ketyre marveshjeve ose te iki nga parlamenti dhe ti lejoje qytetareve dhe qeverise mundesine per te rregulluar apo stabilizuar veprimet qe mazhoranca mund te marri. Opozita duhet te jete zeri i qytetarit, por sot shohim nje opozite qe sheh vetem interesin politike dhe jo ate te perbashket.
Fjale,fjale e vetem fjale se sistemi drejtesise eshte i koruptuar,atehere kur do veprohet? Nje shprehje popullore nga zona jone thote: kur te shije ajdini urove.
Jo se Ky nasip Naco eshte me i mire se ka shkuar dhe emeruar kryetar te gjykate ne lac nje qe ka mbaruar shkollen e larte me pesa.
Gjyqtaret e korruptuar duhet te futen ne burg atehere ka drejtesi.
Pjesa me e madhe e KLD se te jete e me anetare te zgjedhur nga parlamenti dhe jo nga gjyqtaret qe paguajne dhe mbrojne njeri tjetrin Atehere ka drejtesi. Ne te Kundert Nuk do te ngele kriminel qe nuk do te dale nga burgu dhe krimet e psiguria ne vend do te rriten perdite gje e cila po ndodh.
aq shume e shkaterroi PD-ja sistemin e drejtesise sa tani eshte shume e veshtire dhe do shume kohe qe drejtesia te vije ne vend sic duhet,dhe te arrije te denoje kolegu kolegun,duke vene paresor ligjin dhe jo interesat personale..
kjo nuk tregon gje tjeter vec se sa e rendesishme dhe e nevojshme eshte reforma ne drejtesi,duke i dhene pavaresi absolute gjyqsorit nga pushtetet e tjera.
Ambasada amerika duhet pergezuar per faktin se po mbeshtet shqiperine ne reformat dhe ne zhvillim. Gjithkush duhet te mbeshtese reformat ne drejtesi, per arsyen e vetme, Crrenjosjen krimit vecanerisht atij te organizuar. SOt per me teper kur vendi po merr nje kthese te madhe opozita duhet te jete pjese e kesaj kthese dhe ta shikoj me vemendjen me te madhe te miren qe i sjell vendit dhe jo karrigen dhe anen politike. Mazhoranca mund ti bej e vetme reformat, por mbeshtetja e opozites do e bente akoma me te shpejt dekrimininalizimin dhe reformat e vendit, por keto duhet te behen ne parlament dhe jo ne konferenca per shtype.
Keta ekspertet jane te gjithe eksponente te PS. Keta flasin per korrupsion dhe punojne si avokate me keta gjyqtaret qe u thone te korruptuar. Te gjithe jane aq te politizuar saqe disa prej tyre kane qene antare te PS ne komisionet e zgjedhjeve.
Qendrimi kritk qe mban ambasada amerikane ndaj sistemit te drejtesise ka shume vlera.Te nxirren mesime e jo te ndodhe si ne gjykaten e Elbasanit qe gjyqtaret Ilir Pashaj e Bujar Musta qe edhe pse u publikuan si shkeles te rende te ligjit nga K.L.D dhe ministri drejtesise ato perseri vijojne te jene ne detyre!!!!!Pse eshte kjo gjerndje?Kemi besim se do te ndryshoje dicka per te mire te sistemit te drejtesise.