Reforma në drejtësi/ Rama: Do përmbysim sistemin e degjeneruar që na ka marrë fytyrën si shtet

9 Qershor 2015, 10:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, përshëndeti rezultatet inkurajuese dhe punën e shkëlqyer të komisionit për reformën në drejtësi.

Falë kësaj pune, shprehet kryeministri, ne do t’ia dalim përmbysjes së sistemit të degjeneruar të një drejtësie që për kaq shumë vite na ka marrë frymën e fytyrën si shtet.

Dje na u dha mundësia të njihemi me rezultatet tejet inkurajuese të punës disamujore të Komisionit të Reformës në Drejtësi; një punë e shkëlqyer e bazuar tërësisht në kontributin e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, pa asnjë anësi apo ndikim politik.

Për herë të parë në 25 vjet kemi një kantier të vërtetë reforme rrënjësore në sistemin e kalbur të drejtësisë, i cili pa asnjë dyshim, është edhe më i degraduar se sa sistemi i energjisë ku tanimë jemi kthyer përfundimisht në drejtimin e duhur.

Me të njëjtin vullnet të hekurt do të imponojmë kthesën edhe për drejtësinë, ku duhet shkulur tumori më i madh i kancerit të korrupsionit e të keqqeverisjes së shumë viteve të shkuara.

Diagnoza voluminoze që na ka vënë në dispozicion ekspertiza e lartë e siguruar nga Komisioni i Reformës në Drejtësi, na jep mundësinë historike të realizojme kthesën e madhe duke e mbështetur me vullnetin më të fortë politik punën e mëtejshme të ekspertëve dhe duke miratuar brenda vjeshtës së ardhshme në Kuvend të gjithë bazën ligjore të propozuar prej tyre për këtë operacion jetik për Shqipërinë.

Me mirënjohje e konsideratë të lartë për punën e madhe cilësore të ekspertëve dhe me inkurajimin që Komisioni i Reformës në Drejtësi ta çojë përpara, me të njëjtën largpamësi e vendosmëri punën kolosale që ka nisur, dua të ndaj me qytetarët bindjen se falë kësaj pune ne do t’ia dalim përmbysjes së sistemit të degjeneruar të një drejtësie që për kaq shumë vite na ka marrë frymën e fytyrën si shtet“, shkruan Rama në rrjetin social.

21 komente në “Reforma në drejtësi/ Rama: Do përmbysim sistemin e degjeneruar që na ka marrë fytyrën si shtet”

  1. goni says:

    ca sdo jepja vetem te shikoja ftyren e bashes dhe berishes kur e kan lexuar kete lajm ?! ahhaha ca gallate me ne fund ato do perballen me drejtesin!! duroni njerez tashi ceshtje kohe dhe do kemi drejtesi reale 100%

    1. mario says:

      Eshte nje nga reformat me te rendesishme qe duhet ndermarr qe ti jepet fund te drejtesise se korruptaur. nuk ka me kohe qe te pritet per opoziten por te vazhdohet sepse ky sistem i drejtesise qe gjendet sot ka bere te mundur qe grupe kriminale te ken pushtet mbi qytetaret e thjeshte!

      1. liza says:

        Kjo reforme duhet bere sepse ndikon ne shume fusha sidomos ne ate ekonomike. ne nje vend ku drejtesia eshte e pakorruptuar me te drejtin do bente te mundur thithjen e shume investitore te huaj qe kerkojne siguri nga drejtesia qe investimi tyre mos shkojne dem!

        1. bledi says:

          Opozita e ka treguar ne me shume se nje rast qe nuk do te bashkepunoj per sistemin e drejtesise. sepse klanet e saj kriminale jane te lidhura ngushte me ato edhe sistemi i jarit eshte i vetmi qe i mbron!

          1. Renata says:

            Ne nje sistem qe ka vite qe vetem perkeqesohet, une kam shume besim se vetem ju zoti kryeminister mund te beni dicka per ta kthyer serisht ne ligjshmeri pushtetin ekzekutiv qe ka shume vite qe ka dale jashte shinave.

      2. gjyshi says:

        Ambasadori i Gjermanise ne Shqiperi para pak ditesh u shpreh se ne vendin tone ka ka gjyqtare te cilet e nisin diten me zarfin mbi tavoline.
        Ambasadori i SHBA, Donald Lu i dha nje shuplake opozites teksa u shpreh se reforma ne drejtesi duhet te kryehet qofe edhe pa asistimin e opozites. Qeveria po tregon gadishmeri.

        1. ridona says:

          Drejtesia eshte nje problemet me te medha te vendit tone dhe qe kerkon zgjidhje te menjehershme sepsee cdo dite e me teper ajo i kushton gjithnje e me shume qytetareve shqiptare. Jam besimplote se ju do e adresoni drejt zgjidhjen dhe rezulatet do jene te prekshkme nga te gjithe ne duke pasur nje ndikim pozitiv ne jeten tone.

      3. Kristoforidhi says:

        Per fat te keq ne Shqiperi nje nga hallkat thelbesore te sistemit kapitalist eshte i kalbezuar. Gjyqtare e prokurore te korruptuar deri ne palce. Gjithcka fillon nga drejtesia, vetem me sistem drejtesie te shendetshem mund te ecim perpara pasi permiresohet imazhi i vendit tone ne arenen nderkombetare, kjo sjell investitore te huaj ne Shqiperi gje qe sjell investim te kapitalit te huaj ne Shqiperi, krijohen vende te reja pune, shkaktohet impakt pozitiv ne eknomi.

    2. Andos says:

      Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme per vendin. Sistemi i drejtesise per fat te keq eshte akoma gangrene e shtetit shqiptar. Pa nje sistem drejtesie solid nuk mund te progresojme, anetaresimi ne Bashkimin Europian ku deshireojme te jemi pjese nuk mund te jete i mundur pa nje sistem drejtesie funksional. Vullneti qe po tregon qeveria lidhur me kete ceshtje eshte per tu pershendetur.

      1. Elma says:

        Nje nga sistemet me te kalbura qe ka shteti jone dhe qe ka nevoja emergjente per te nderhyre eshte drejtesia qe ka bere padrejtesite me te medha ne kete vend, padrejtesi te cilat ne si vend na kane kushtuar shume ne shume drejtime.

  2. Andreas says:

    Politike facebooku!!! do bejme kete e do bejme ate! Te lumte bytha, kur je kryeminister i nje populli budalla ben e thua ça te do qejfi.

    1. andreasit says:

      Me politike facebooku Obama u be president i Amerikes. Keni inat hajini mutin.

  3. teater per fushate says:

    Ja dhe Rama qe ben teater dy java para zgjedhjeve. Dy vjet me rradhe nuk beri asgje per reformen ne drejtesi, tani kujtohet te bej teater vetem dy jave para. Rama do qe ti hedhi hi syve miliona shqiptareve te zhgenjyer nga premtimi i pambajtur per drejtesi. Premtimin e pambajtrur Rama kerkon ta mbuloje me nje teater ne kohe fushate. Turp ky mashtrues qe shkeli mbi gjakun e 21 janarit, dhe tani kerkon voten prape. Kurre me vote per Ramen dhe per kalamajte qe ka vene neper Shqiperi.

  4. LORA says:

    Kur t’i shoh me syte e mi dhe t’i prek frytet e kesaj pune,vetem atehere do te besoj se shteti i shqiptareve u ngrit me dinjitet me kembe.
    Nje cerek shekulli shtet gangster, “merr,vrit,ik e mos kij frike”,mbi zverk,xhep e nder te shqiptareve eshte genocid pa limit,qe historia do t’a ruaje si vulen me te turpshme dhe kriminale te 103 vjet shtet shqiptar.

  5. PD-ist- i- ZHGENJYER says:

    E kur do ta permbysesh Z Rama? Me siguri diten e fundit te pushteti ne mbremje. Sa here qe del ti ne televizor me duket sikur po flet berisha. Berisha ishte vetvetja kurse ti je kopja me e shemtuar e tij. Fshati qe duket nuk do kallaus

  6. ana says:

    Sitemi i degjeneruar do mari fund kur te dali perpara drejtesise ai qe e shkateroi kombin shqiptare ,Sali berisha. Vetem atehere do te te duket puna ty dhe qeverise tende,vazhdo zoti Rama se je ne rruge te mbare, mbrapa na ke.

  7. falcon says:

    “Just do it” ka ikur koha e premtimeve boshe. Eshte absurde te gjobitesh nje qytetare te thjeshte qe ska paguar dritat dhe te mos prekesh kupolën e korrupsionit

  8. Rita says:

    Deri do plubin ne balle jo llafe kot o ed rama

  9. Betim says:

    Mendoj se ne kete drejtin z Rama aq sa ka mundur po mundohet te punoje me te gjitha forcat.E mos harojme se reforma ne drejtesi eshte e veshtire,jashtezakonisht e veshtireduke u treguar dhe pak po vertet ndryshimet do jen te ndjeshme e te konsiderueshme.
    Sikurse dhe reforma ne energjitike,ish e veshtire per arsye te gjendjes se veshtire ekonomike te shume familjeve.Kjo reforme duhej bere,por me me shume kujdes elastik, pra jerezit te trembeshin po mos perfundonin burgjeve per kete ceshtje

  10. mali says:

    Deklarata e Rames per permbysjen e sistemit te korruptuar te drejtesise nepermjet reformes qe po pergatitet nen kujdesin e specialisteve ne bashkepunim dhe me organizmat evropiane eshte nje lajm i mire dhe shprese dhenese se nje dite do te pastrohen institucionet e drejtesise nga te korruptuarit qe jane me shumice ne gjykatat dhe prokurorite tona.Vetem kur drejtesia te vihet ne binare,do te te kete clirim te vertete per njerezit,per te dale ne drite te diellit e verteta per shume krime qe jane mbuluar nga keta gjyqtare te korruptuar qe vetem drejtesi s,kane dhene gjate ketyre 25 viteve te cilet kane dhene vendime sipas parave qe kane marre per cdo ceshtje qe kane gjykuar dhe s,kane hetuar dhe s,i iane vene para bankes se gjykimit shume politikane qe kane bere kerdine duke vjedhur qindra milione leke me tendera e pa tendera,djersen,mundin,gjakun e ketij populli qe e bene me fukara nga c,ishte ne kohen e Enverit duke i katandisur qe te bredhin koshe me koshe plehrash shume njerez qe ishin mesuar te jetonin me pune te ndershme dhe me dinjite,ndersa femijet e politikaneve lozin me leke,duke jetuar ne vila e duke pushuar ne plazhet me te shtrenjta te botes.Mazhoranca dhe ne vecanti Rama ka pergjegjesi para zgjedhesve per zvarritjen e kesaj reforme qe ende mbetet ne leter per deri sa nuk eshte miratuar duke i lene kriminelet dhe hajdutet te jene te lire dhe te vazhdojne ende te kakarisin e te hedhin balte nga institucioni me i larte ,nga kuvendi duke e ndotur kete foltore,sepse kjo drejtesi dhe keta politikane s,kane bere detyren qe kane para popullit duke flirtuar ende me Saliun dhe ish qeveritaret e tij qe e ropen dhe e futen ne borxh kete vend qe s,po ngre koke edhe pse i ka te gjitha resurset per te qene vend me te ardhura te kenaqshme ,por qe deri me sot jane pervetesuar nga oligarket politikane ,nga keto shushunja e pjella e tyre me Saliun ne krye.Do te deshiroja qe qeveria e Rames nepermjet ministrise se drejtesise te organizonte nje anketim kombetar per te testuar se cili eshte vleresimi i qytetareve per cdo prokuror,gjykates te cdo shkalle e per cdo njesi vendore qe te shprehense sa leke kane paguar per ceshtjet qe kane pasur ne gjykim dhe atehere do te kini nje pasqyre te plote e njohje reale se cilet jane keta punonjes te drejtesise dhe se c,shifra marramendese do te zbulohen per secilin.Dhe ky anketim te behet jo me anonime por me njerez reale,por me nje kusht qe te mos ndeshkohen per mitdhenie,por dhe ata qe i kane marre parate te mos penalizohen se ata jene te gjithe per burg mbi 25 vite,por te pakten t,u konfiskohet nje pjese e pasurise dhe te largohen nga keto institucione se i ndotin,sepse pa u larguar keta gjyqtare dhe prokurore,zsnje reforeme s,eshte per t,u zbatuar ,se reformat implementohen nga njerezitMe keta gjyqtare s,do kemi kurre drejtesine qe jepet ne vendet demokratke.Mund te jemi vendi i vetem ne bote qe i kemi mbi 90 per qind njerezit e drejtesise te korruptuar,me te inkriminuarit.

  11. Dinozauri says:

    ehe ….pirdh pirdh se lirohesh …na co noj link ne fb kur te bosh “reformen” o idiot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje