Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ishte sot padite në Baldushk ku ka prezantuar programin e tij, duke u ndalur konkretisht në projektet për këtë zonë.
Veliaj nuk i ka kursyer akuzat për qeverisjen lokale të Baldushkut si dhe të Bashkisë së Tiranës, duke i quajtur të dështuara. Ai premtoi transportin urban për të lidhur këtë zonë më shpejt me Tiranën, si dhe ujë të pijshëm dhe projekte të shumta në insfrastrukturë.
“Surpriza më e bukur, entuziazmi i jashtëzakonshëm. Baldushku është gati të shkojë në drejtimin e duhur. Jemi vetëm 12 ditë larg nga dita e fitores. Baldushku është një nga 24 lagjet e reja të Tiranës dhe ne do të fitojmë në Baldushk si në të gjithë Tiranën, 24 me 0. Sepse njerëzit duan ndryshim. PD e ka patur shansin ti shërbejë Baldushkut dhe Tiranës por dështoi”, deklaroi Veliaj.
Ai u tha banorëve të Baldushkut se të gjitha partitë, duke përmendur ato të koalicionit ASHE, janë bërë bashkë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.
“Kjo është arsyeja pse PS, LSI, FRD, PDIU, të gjithë partitë e shqiptarëve janë bërë bashkë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Aleanca jonë është aq e madhe sa edhe të djathtët do vijnë të votojnë në drejtimin e duhur sepse duan ndryshim. Duam që në 4 vitet e ardhshme të mbulojmë Baldushkun me linjën e transportit publik, që banorëve ti shërbehet me dinjitet. Jemi në vitin 2015 dhe Baldushku dhe Tirana që rrethohen nga uji është pa ujë. SHQUP-i e kishte mundësinë por nuk bëri asgjë, ndaj ata do të shkojnë në shtëpi dhe ju në drejtimin e duhur. Baldushkut ja duan gjelat e detit, por kur vjen puna për ti shërbyer rrinë si gjelat mbi pleh. Nuk duam njerëz që rrinë si gjela, duam njerëz që punojnë”, u shpreh Veliaj.
Zhvillimi i infrastruktures eshte jetik per zonat e reja te cilat i bashkangjiten Bashkise se Tiranes. Keshtu do behet i mundur ngushtimi i diferences se qytetit te Tiranes me to. Erioni ka nje projekt konkret lidhur me keto, besoj se do e realizoje ka aftesite e duhura per te bere mire, kete e tregon e puna qe Veliaj ka bere ne ministrine qe drejtoi prej nje viti e gjysme.
Ne ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise kreu nje sere reformash e mori nje sere masash. Ne vetem nje vit e gjysme stafi i z. Veliaj kreu reformen ne pensione, demshperbleu ish te burgosurit politike, hapi zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale, u kthye ne trend arsimi profesional, iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike, u hartua ligji per hapjen e dosjeve etj. Te gjitha keto japin shprese se Erion Veliaj do punoje me te njejtin perkushtim edhe per Kryeqytetin.
Nuk presim asgje nga nje mashtrues si puna jote. Jemi ngopur me genjeshtrat tuaja dhe nuk na ben me pershtypje asnje budallallik qe nxirrni nga goja.