Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë për dy deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, ka shkaktuar debate të ashpra sot në Kuvend.
Jozefina Topalli tha se nuk ka mbetur gjë tjetër veçse që deputetët të vriten, që të dënohen nga gjykata.
Por, asaj i është përgjigjur Pjerin Ndreu, që i ka kujtuar vrasjet nën qeverisjen demokratike.
Debatet
Jozefina Topalli: Nuk hyj në kategorinë e njerëzve që mbyllin gojën… Vendimi i djeshëm i gjykatës është i padrejtë i shkruar nga kryeministri dhe i dhënën nga gjykatësit. Opozita është e ndaluar të akuzoi qeverinë. O do mbyllin gojën, o do dhunohen… Të vritemi, mbase do shpresojmë që Gjykata e Lartë do të marrë vendime të drejta.
Genc Pollo: Dhuna në parlament, e filmuar me zë dhe figurë me një video që nuk u kontestua si ajo tjetra, i shpallin agresorët të pafajshëm si njerëz që nuk kanë lidhje me çështje penale, se ndëshkimet i jep Kuvendi. Gjëja e parë që duhet të bënte kryeministri ishte përjashtimi nga grupi parlamentar. Nëse nuk kishte guxim ta bënte këtë, të paktën t’i distanconte, të mos i merrte me vete në fushatë.
Pjerin Ndreu: Unë e di që vendimi i gjykatës i tmerron këta të opozitës. Se këta kanë vrarë njerëz në bulevard e Gërdec, e nuk i është skuqur faqja. Janë aq të irrituar sa marrin në telefon pa pikën e turpit dhe thonë aman mos i bini më se na rritet në përgjegjësi Strazimiri. Më vjen shumë keq që këta njerëz që kanë në kurrizin e vet nga 1 mijë zullume…kështu që shqiptarët mund ta shohin, ju nuk e interpretoni dot ligjërisht se nuk keni as kulturë as njohuri.
Jozefina Topalli: Vendimi i djeshëm është vendimi më i zi që Gjykata e Lartë ka dhënë. E përsëris, ai nuk është vendim i gjykatësve është i shkuar nga kryeministri, Edi Rama dhe i lexuar nga Gjykata e Lartë. Opozita më nuk mund të ngrejë asnjë akuzë ndaj mazhorancës. Që nga ai vendim opozita vetëm duhet të heshtë, kjo përkthehet që ne nuk mund të ekzistojmë më, vetëm nëse do të na vrasin do të ndihet se ne jemi opozitë.
Erion Braçe: 4 nga ata 5 gjyqtarë i ka votuar kjo zonja në fjalë, unë kam qenë kundër, zonja i ka votuar.
Bedri Hoxha: Kam qenë dëshmitar okular në ngjarjen që e pa gjithë Shqipëria dhe unë nuk u thirra për dëshmi. Që ne i kemi votuar ata gjyqtarë nuk ka asgjë të keqe.
Ilir Meta: Dakord!
Bedri Hoxha: Jo dakord se kështu thoni gjithmonë ju.
Ha ha ha…..kjo e Likes qe e forte…dakord.15 vjet tragjikomedi.
Po edhe ky kari Bedri flet, ky eshte idioti me I madhe ne parlament, nuk ka as nivelin e nje nxensi te klases se shtate, dhe behet deputet, eshte trfikant femerash me ceshtje te mbyllur nje Skender Demiri,hajduti me I madhe dhe ndyresira me e shemtuar. E kan rrah me dhjetra here ne burrel, dhe ka fetyre ky mut te flas, Saruen duhet me ja ….
nuk keni pare asgje akoma….
Hahaha me Zhozefinen dhe me keta te PDse,duhet te kesh dy Bythe,nje ta cash e nje ta mbash. Keta me gjykatesa e me Kryeprokurore e preshident i kane vene keta pa votat e ish opozites,e sot thone qe gjykatat e prokuroret jane ne sherbim te Kryeministrit,ishalla nje dite thone dhe per Preshi dentin.
Eh moj Zhelefine! vetem kur nuk bejne sic doni ju, vendimet jane skandaloze. Ama kur Salushi yt nuk dorezoi ne prokurori 6 gardiste, ti e perkrahe duke shkelur me kembe ate qe kishit thene per shtetin ligjor. Moj idiote, ti pandeh se shqiptaret jane po aq pa kulture sa je ti “dezinjatorja” e institutin te misrit!?
Çdo ditë e më shumë, vërtetohet se PD-ja, është një bandë e dalë krejtësisht nga pjesa “më fundore” e shoqërisë shqiptare… Kush ka mënd në kokë dhe sy në ballë, e shikon këtë…(?!)
Me kete Pjerini e pranon vete qe i kane rene po gjykata nuk e sheh.