"Dokumenti i Vjenës", vjen në Shqipëri inspektimi armë-kontrolli i Federatës Ruse

26 Qershor 2015, 12:33Kronika TEMA

Prej ditës së djeshme në vendin tonë ndodhet për inspektim Armë-Kontrolli, një ekip i Federatës Ruse. Inspektimi është një prej tre ispektimeve rutinë që Shqipëria ka detyrimin për t’i pritur, dhe aplikimi i shtetit inspektues është bërë në përputhje me kërkesat e “Dokumentit të Vjenës” dhe po trajtohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë korrekte në respekt të ligjeve të vendit dhe të detyrimeve që burojnë nga Dokumenti i Vjenës.

Një nga 20 fushat e veprimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës (OSBE) është edhe Armë-Kontrolli. Në bazë të “Dokumentit të Vjenës të vitit 2011”, shtetet anëtare (nënshkruese të dokumentit) kanë detyrimin të presin tre vizita inspektimi në vit dhe një vizitë vlerësuese. Në të njëtën kohë ato kanë të drejtën, që në përputhje me parashtrimet e dokumentit të Vjenës, të ushtrojnë tre inspektime dhe një vizitë vlerësuese në vendet anëtare të OSBE.

Edhe Shqipëria nga ana tjetër, si anëtare e OSBE që prej vitit 1991 dhe nëshkruese e “Dokumentit të Vjenës” e ka ushtruar të drejtën e saj duke kryer inspektime dhe vlerësime, e vetme ose në bashkëpunim me shtete të tjera. Inspektimi më i fundit është kryer në Republikën e Malit të Zi javën e kaluar, ndërkohë që më parë gjatë vitit (Mars 2015) me një ekip të përbashkët me Gjermaninë ka kryer inspektim në Serbi.

6 komente në ““Dokumenti i Vjenës”, vjen në Shqipëri inspektimi armë-kontrolli i Federatës Ruse”

  1. Lajmi says:

    Une nuk e mora vesh ekte lajmin, ka ndonje qe mund te na e shpjegoje?

  2. madam fifi says:

    Per Lajmin. I duhen ca informacione Ruseve qe te dine se si ti kundervihen natos dhe amerikes dhe kaq.Ndaj kane ardhur.

  3. taso kume says:

    BEHENI SI IRANI mos tregoni te gjitha,SLLAVET JANE ARMIQTE TANE TE PERJETSHEM.

    1. Illyrian says:

      Ne kohen e xhaxhit enver, I kishim miq sllavet, madje edhe “vellezer.”
      Ushte “pak” tradheti, por, per hir te idealit dhe te proletariatit, i mbyllim te dy syte, veshet, dhe gojen. U bene shqiptaret tre majmune, ne nje!

  4. Anetari pink i natos says:

    Pse mund te ndiqet nje procedure e tille ne nje vend te Natos, qe inspektohet nga nje rival i saj?! Si me shku palestinezet per inspektim ne izrael. Ky lajm ka 3 dite qe eshte publiku tek Dita, po kemi qene me zgjedhje skemi pas nge me u marre. Lajm i pakuptimte duket. Edhe kjo foto qe keni zgjedh per te shoqeru lajmin eshte pa lidhje, si me thene ashe fitoi ne veri

  5. Illyrian says:

    C’lidhje ka fotoja me lajmin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje